PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Qeveria, lobim te ri per njohjen e pavaresise


E Hene, 12 Maj 2008

Qeveria ne Prishtine, paralajmeroi dje se po pergatitet te filloje nje fushate intensive lobimi te shtetet qe ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Zevendeskryeministri, Hajredin Kuci, tha se fushata intensive do te koordinohet me Ministrine e Puneve te Jashtme, e cila do te jete funksionale pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Republikes ne 15 qershor. Opozita, por edhe disa nga analistet e kritikojne qeverine pasi sipas tyre nuk ka bere mjaft ne ceshtjen e lobimit per pavaresine e Kosoves.

Presidenti dhe kryeministri i vendit do t'i shtojne angazhimet e tyre ne ceshtjen e lobimit per pavaresine e Kosoves, tek ato vende qe deri me tani nuk e kane njohur shtetin tone. Ndonese zyrtaret e qeverise kishin folur me shume optimizem se shume shpejt Kosova do te njihej nga rreth 100 shtete te botes, kjo nuk ka ndodhur. Numri i shteteve qe e deri tani e kane njohur Republiken e Kosoves eshte 40. Zevendeskryeministri, Hajredin Kuci, thote se Kosova do t'i shtoj angazhimet per ta rritur kete numer. "Ne Kongresin apo Samitin Afrikan do te marre pjese kryeministri. Po ashtu jemi duke pergatitur disa takime te cilat do te ndikojne edhe ne perspektiven e bashkepunimeve, por edhe ne kuptimin e ngritjes se ceshtjes se Kosoves qe kerkon njohje nderkombetare, por kerkon edhe nje lloj mbeshtetjeje edhe nga shtete qe na kane njohur, por edhe nga shtete qe kane dilema", detajoi Kuci. Ai perforcoi shpresat e rritjes se numrit te shteteve njohese duke iu referuar Konferences Islamike.

Opozita, kritika te ashpra

Nga ana tjeter opozita kritikon qeverine se nuk ka bere sa duhet ne ceshtjen e lobimit per pavaresine. Me i zeshmi ne keto kritika eshte lideri i AAK-se, Ramush Haradinaj, sipas te cilit, Kosova ka kapacitete per te bere me shume. "Jam i bindur se si Kosove ne mundemi me ba ma shume qe kjo njohje te vazhdoje. Par mund te bejme me shume se sa qe eshte bere dhe qe eshte duke u bere per njohjen e Kosoves shtet", tha dje Haradinaj.

Ndersa per profesorin ne Departamentin e Shkencave Politike te UP-s, Afrim Hoti, problemi i ngecjes se njohjes se pavaresise, eshte pasoje e nje shprese te tepruar te autoriteteve kosovare, te cilat kane pritur njohje me te madhe ne ditet e para te pavaresise. "Teoria dhe praktika e se Drejtes nderkombetare nuk i jep te drejte obligative shteteve tjera qe ta njohin shtetin e ri. Njohja e shteteve nuk eshte akt, ose nuk mund te jete nje proces aq i shpejte sic shpresonte lidershipi yne", vlereson Hoti. Sipas tij, tani institucionet kosovare, duhet te tregohen me serioze ne ceshtjen e lobimit dhe te mos bejne leshime sic ka qene rasti me Konferencen Islamike, ku sipas Hotit, Kosova nuk u perfaqesua me nivelin e duhur. "Do te duhej qe institucionet tona te shprehnin respekt per secilin shtet vec e vec, te merrnin pjese sa me shume ne konferenca dhe seminare nderkombetare, pastaj te dergonin delegacione te vecanta neper shtete, sidomos neper shtete me ndikim. Pastaj te dergonin perfaqesi, ose zyra, brenda misioneve te ndryshme te organizatave nderkombetare", sugjeron Hoti.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika