"Serbet e Kosoves nuk perfitojne nga zgjedhjet"
E Hene, 12 Maj 2008
"Lidhja direkte e pushtetit lokal ne mjediset serbe me institucionet e Serbise dhe margjinalizmi i pakices serbe ne Kosove, do te jene rezultat i zgjedhjeve lokale, qe Serbia po i mban ne Kosove". Kete vleresim e ben Arben Gashi, ekspert per ceshtjen e decentralizimit. Ne nje interviste dhene dje per radion "EVROPA E LIRE", z.Gashi shpjegon ate qe ai e cileson pavlefshmeri e procesit per minoritetin serb ne Republiken e Kosoves. Ai thekson se "synohet qe te ndertohen institucione qe kane lidhje hierarkike direkte me institucionet e Serbise".
Edhe ne Kosove u arrit te mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale te Serbise. Perderisa zgjedhjet nacionale nuk kane ngjallur dilema, ato lokale jane shpallur te paligjshme. Si i shihni te zgjedhurit qe do te dalin nga zgjedhjet komunale serbe?
Zgjedhjet qendrore dhe lokale ne Serbi, synojne te shtrijne kete impakt te vetin edhe ne territorin e Kosoves se pavarur. Ky eshte realiteti. Kjo shtrirje territoriale e ketij ndikimi politik krijon problematikat e veta si per nivelin qendror, ashtu edhe per nivelin lokal. Ne nivelin qendror, problematika eshte pak me e thjeshte, sepse eshte pranuar si koncept se mund te votohet per institucionet e Serbise, per njerezit qe mendohet se mund te ndikojne ne politiken serbe. Problematika eshte se keta votues ne Kosove jane manipuluar dhe mund te manipulohen per interesa politike te grupacioneve te caktuara ne Serbi. Sa i perket zgjedhjeve lokale, eshte nje problematike me e vecante, sepse synohet qe te ndertohen institucione qe kane lidhje hierarkike direkte me institucionet e Serbise. Kjo eshte e papranueshme, sepse krijon nje konfliktualitet institucional dhe margjinalizon pakicen serbe ne Kosove. Ky margjinalizim i pakices serbe ne Kosove vjen edhe si rezultat i tendences se kontrollit te pakices serbe, te krijimit te problematikave dhe te rritjes se ndikimit te politikes serbe. Kjo tendence e kontrollit vjen sepse tentohet te kontrollohen institucionet kosovare dhe te krijohet destabilitet artificial ne Kosove, te humbet karakteri shumetnik i institucioneve kosovare. Dhe, elementi tjeter kryesor eshte krijimi i kapitalit politik dhe perdorimi i ketij kapitali politik per konsum te brendshem ne Serbi, sepse argumenti i Kosoves, sic eshte pare ne fushaten paraelektorale per zgjedhjet ne Serbi, ka qene shume i fuqishem dhe kane manipuluar te gjithe me argumentin ne Kosove. Prandaj, mund te themi se eshte nje kapital i madh per politikanet serbe ne Serbi dhe shume pak interesohen per popullaten serbe pakice qe jeton ne Kosove.
Disa nga kandidatet ne zgjedhjet lokale, aktualisht drejtojne komunat e Kosoves, mandati i te cileve eshte shtyre nga ana e shefit te UNMIK-ut. Cfare mendoni se duhet te beje UNMIK-u me keta kandidate dhe kush ne fakt do t'i drejtoje komunat pas 11 majit?
Problematika eshte akoma me komplekse, ku perfaqesues te institucioneve kosovare kane hyre ne marredhenie komunikimi dhe bashkepunimi direkt, ne vije horizontale, me institucionet e Serbise, qe eshte nje problematike e vecante. Fakti tjeter qe keta jane nominuar per t'u zgjedhur ne institucione lokale ne Kosove, te nominuar si politikane ose si perfaqesues te partive serbe te Serbise, eshte nje problematike shume e madhe. Ne institucionet vendore duhet te jene me te fuqishem, me argumentues dhe te bejne me shume presion perballe institucioneve nderkombetare, duke pasur parasysh elementin e pare qe eshte UNMIK-u, i cili ka nje autoritet ne renie dhe nje reduktim te pergjegjesive te veta. Mirepo, duhet te beje presion jashtezakonisht te madh, qe te kemi nje qartesim te pozicionit te institucioneve kosovare per keto pjese te territorit te Kosoves. Keto jane pjese te territorit te pandashem te Kosoves, sepse keshtu thuhet me te gjitha konventat nderkombetare, Kushtetuten e Kosoves dhe pakon e presidentit Ahtisaari. Pra qe eshte pjese e territorit te Kosoves, qe ka nje mundesi decentralizimi asimetrik, qe jep pak me shume mundesi dhe kompetenca qe komuniteti serb ose komunitetet qe jetojne ne zona te caktuara te territorit te Kosoves, te kene mundesi qe te zhvillojne aktivitete politike dhe institucionale, ne menyre asimetrike nga pjeset tjera te territorit. Mirepo, kjo, ne asnje menyre, nuk lejon mundesine qe keto pjese te institucioneve dhe keto pjese te territorit te Kosoves te hyjne ne marredhenie bashkepunimi direkt me hierarkine politike, administrative te Serbise, e cila do te prodhoje problematika si ne aspektin politik, ne aspektin territorial, administrativ dhe ne aspektin e mirekuptimit mes njerezve. Prandaj, une mund te them i bindur se kjo levizje politike qe po behet per konsumim te kapitalit politik te brendshem ne Serbi, po rrezikon realisht kualitetin e njerezve ne Kosove ne pergjithesi, e sidomos te pakices serbe, kryesisht ne pjesen veriore te territorit.
Cfare efekti ne te vertete do te kete shpallja e zgjedhjeve lokale si te paligjshme nga UNMIK-u dhe institucionet e Kosoves, kur edhe strukturat paralele kane qene te paligjshme, por kane funksionuar derime tani?
Hapi i pare i shpalljes se paligjshmerise eshte nje hap i konsiderueshem pozitiv. Une jam i bindur se institucionet kosovare, institucionet e UNMIK-ut dhe prezenca nderkombetare ne Kosove duhet te marrin hapin tjeter vendimtar, qe do te jete bllokimi i efektivitetit te ketyre institucioneve paralele, te paligjshme, te cilat do te synojne qe te shtrijne autoritetin e vet brenda territorit te Kosoves. T'u behet me dije te gjitheve ne Kosove, ne Serbi dhe kudo qe jetojne serbe, se brenda territorit te Kosoves nuk mund te krijohen institucione paralele apo institucione qe do te kene ndikim ne kualitetin e sistemit administrativ apo ne kualitetin e ndertimit te piramides institucionale shteterore.