Evropa, shprese apo tradhti per zgjedhesit serbe
E Hene, 12 Maj 2008
Per disa, Evropa perfaqeson shpresen per nje te ardhme me te mire, por disa te tjere nuk ia falin dot njohjen e pavaresise se Kosoves: mendimet rreth Bashkimit Evropian ishin teper te prera sot tek zgjedhesit serbe te cilet nxitonin te merrnin pjese ne zgjedhjet e parakohshme legjislative dhe lokale. Jane te shumte ata qe presin me durim te futen ne nje qender votimi ne nje lagje ne periferi te Beogradit ndersa tek te gjithe mund te degjoje fjalen Kosove. "Ruajtja e integritetit te vendit eshte thelbesore dhe jo vizat sic mendojne disa", shprehet nje studente serbe.
Edhe disa metra me larg, Gordana, nje pesedhjetevjecare shpreh keqardhjen per qendrimin "teper negativ" te Bashkimit Evropian ndaj Serbise. Ajo kerkon te dije se perse serbet u trajtuan "ne kete menyre", duke mare parasysh, sipas saj, qe vendet e rajonit gezojne me teper konsiderata. Mirko Causkovic, 84 vjec, shpreson nga ana e tij "nje jete me te mire" me integrimin evropian dhe nuk ndan te njejten ashpersi ndaj BE-se me fqinjen e tij. Ndersa Branko, 50 vjec, mesues, kerkon qe Kosova te jete pjese e Serbise, por kerkon edhe integrimin e vendit ne BE, nderkohe qe Dragana Milic, 45 vjece, punonjese banke, e shikon te ardhmen e vendit te saj ne Evrope. "Femijet e mi do te kene mundesine te jetojne njesoj si ne vendet e tjera te Evropes, nje mundesi qe une nuk e pata", shprehet ajo.
Nga ana tjeter, optimizmi i presidentit Tadic eshte vertet per tu habitur, tek shprehet pas votimit se "eshte plotesisht i bindur qe populli serb do te votonte te ardhmen evropiane".
Pjesemarrja ne keto zgjedhje konsiderohet si shume e rendesishme, pasi, sipas sondazheve, proevropianet e presidentit Boris Tadic jane shume prane me ultranacionalistet euroskeptike, tashme proruse. Madje, votimi ka marre staturen e nje referendumi pro ose kunder integrimit evropian te Serbise.
Vota per Serbine, pjesemarrje e paket
Pjesemarrje tejet e ulet e serbeve minoritare te Kosoves, ne zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore qe organizoi dje Beogradi edhe ne 23 komuna kosovare. Burime ne terren, evidentuan dje faktin se ndonese ishin thirrur per te marre pjese 115 712 shtetas minoritare, ne 23 komuna ku ishin ngritur 295 qendra votimi, vetem 38 per qind zgjodhen te behen pjese e procesit te paligjshem. Fakti u pranua dhe nga radio KIM, radio lokale serbe qe ndodhet ne Cagllavise afer Prishtines. Duke iu referuar "koordinatorit te Komisionit Zgjedhor Republikan per Kosove e Metohi", KIM evidentoi faktin se "kane votuar 38.73 per qind e zgjedhesve. "Ne territorin e Kosoves eshte regjistruar perqindja me e ulet e pjesemarrjes ne votime", pohoi radio serbe.
Zgjedhjet parlamentare dhe lokale te Serbise po u mbajten dhe ne lokalitetet e banuara nga pakica serbe ne Kosove, te organizuara nga Beogradi. Ato ishin ne kundershtim me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe perkunder qendrimit te institucioneve shteterore kosovare dhe te UNMIK-t. Ata i konsideruan keto zgjedhje si "absolutisht jolegjitime dhe te papranueshme", perkrah edhe kundershtive nderkombetare. Serbet kosovare jane te perfaqesuar ne institucionet e Kosoves, ne Kuvend, ku kane 10 vende te rezervuara, si dhe ne qeveri, ku drejtojne dy ministri.
Zgjedhjet serbe, pa asnje vlere
Zgjedhjet lokale dhe parlamentare te Serbise u zhvilluan edhe ne Kosove. Serbet e Kosoves votuan ne 23 komuna te Kosoves, ne 270 vendvotime. Zgjedhjet parlamentare nuk jane penguar. Kjo, per hir te respektimit te dyshtetesise, ndaj institucionet e Kosoves nuk kane kundershtuar pasi lejohet qe serbet te votojne dhe per Kuvendin e Kosoves dhe per ate te Serbise. Shume nga votuesit serbe te Kosoves presin qe pas zgjedhjeve, Kosova te kthehet ne kuader te Serbise. Por, zgjedhjet lokale jane shpallur te pavlefshme si nga institucionet nderkombetare, ashtu edhe nga ato vendore. "Zgjedhjet parlamentare, as nuk do te perkrahen e as nuk do te pengohen. Nderkaq, sa i perket zgjedhjeve lokale, ne e kemi bere te qarte se jane ilegale dhe te pavlefshme, sepse nen Rezoluten 1244, vetem misioni i OKB-se ne Kosove mund te organizoje zgjedhje lokale", - tha dje, zedhenesi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko. "Ne, kete qendrim ia kemi bere shume te qarte Qeverise serbe, por, megjithate, ata vendosen qe te vazhdojne dhe te shkelin Rezoluten 1244, te cilen vete thone se e mbeshtesin", - vijoi ai.
Nderkaq, Qeveria e Kosoves i quan zgjedhjet lokale ne Kosove, nje 'show', permes te cilave manipulohet komuniteti serb i Kosoves. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci i ka quajtur ilegale zgjedhjet e djeshme. "Jane zgjedhje farse. Asnje institucion nuk do te ndertohet mbi bazen e ketyre zgjedhjeve. Me shume eshte nje 'show' dhe tendence e qeverise dhe e politikaneve ne Beograd qe ta shfrytezojne minoritetin serb per qellime te tyre politike", tha Kuci.
Forcat e rendit, jashte procesit
Autoritetet kosovare te rendit nuk siguruan vendvotimet, ashtu sic bejne me zgjedhjet e rregullta qe organizohen nga institucionet. Zedhenesi i Sherbimit Policor te Kosoves, Veton Elshani, sqaroi se "SHPK-ja nuk gjendej ne keto vendvotime dhe nuk e beri sigurimin e tyre pasi jane te paligjshme". SHPK citoi dhe faktin se "UNMIK-u ka deklaruar qe ne Kosove nuk mund te krijohet asnje institucion, qe per baze ka zgjedhjet lokale te 11 majit".