Nikolic, kunder cdo diskutimi me BE
E Hene, 12 Maj 2008
Shefi i ultrancionalisteve serbe deklaroi dje se nese fitonte, nuk do te negocionte me Bashkimin Evropian, nese ai nuk e pranonte se Kosova vazhdon te jete pjese e Serbise. "Me BE-ne ne nuk do te negociojme per sa kohe ajo nuk do ta thote qarte se e njeh Serbine ne teresine e saj", domethene me Kosoven, deklaroi Tomislav Nikolic, pas votimit. Sipas sondazheve, ultrancionalistet e Partise Radikale Serbe (SRS), marrin 34 per qind te votave, duke e tejkaluar me nje pike aleancen proevropiane te mbledhur rreth Partise Demokratike (DS) te presidentit Boris Tadic. "I takon BE-se te vendose nese deshiron qe Serbia te jete pjese e saj. Ne deshirojme te bashkohemi me BE-ne", kembenguli Nikolic.
Ndersa Koshtunica, duke dhene voten deklaroi, se eshte e rendesishme te krijohet sa me shpjet qeveria per "integritetin territorial dhe stabilitetin e Serbise".