PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Lugina e Presheves zgjedh perfaqesuesit e saj


E Hene, 12 Maj 2008

Lugina e Presheves, me 75 mije votues te regjistruar, mbi 50 mije prej te cileve shqiptare, votoi dje per pushtetin lokal dhe perfaqesim ne Kuvendin e Republikes, ne zgjedhjet qe po mbahen ne Serbi. Mediat lokale raportuan per nje "pjesemarrje te kenaqshme". Subjektet shqiptare i vleresuan keto zgjedhje si nje shans i mire per te administruar edhe me tej komunat me shumice shqiptare, Presheven dhe Bujanovcin, si dhe per perfaqesim me te mire ne komunen e Medvegjes. Koalicioni i Shqiptareve te Lugines se Presheves, i cili ne mandatin e kaluar kishte nje deputet ne Kuvendin e Republikes, ishte angazhuar per pjesemarrje sa me te madhe te shqiptareve te Lugines edhe ne zgjedhjet parlamentare. E gjitha kjo, me synimin qe te fitohen dy vende ne parlament. Ne Serbi u thirren per te votuar, 6.9 milione zgjedhes te vendit. Blloku pro-perendimor i presidentit Boris Tadic u perball me bllokun e partive nacionaliste. Presidenti Tadic apeloi ndaj qytetareve serbe se "zgjedhjet e 11 majit jane nje forme referendumi, ku qytetaret vendosin nese Serbia do te jete apo jo anetare e BE-se".




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika