Masakrimi i ciftit te moshuar, pranga shqiptarit te trete
E Hene, 12 Maj 2008
Policia italiane ve ne pranga te dyshuarin e katert qe ka marre pjese ne vrasjen e ciftit Pelliciardi ne Itali, ne daten 20 gusht te vitit te kaluar. Autoritetet e Trevizos thane dje per median vendase se behet fjale per vellain e Naim Stafes, si person i katert i dyshuar ne vrasjen e dyfishte ne Gorgo, Monticano. Nga sa behet e ditur nga burimet prane prokurorise se Trevisos, me ne fund jane mbyllur edhe hetimet per kete ceshtje. Emri i personit te katert te akuzuar per vrasjen e dy italianeve, sipas po te njejtave burime, mesohet te jete permendur nga Artur Lleshi, nje prej te arrestuarve per vrasjen e ciftit Italian, i cili u vetevar ne qeli pak muaj me pare ne kushte te depresionit nervor. Emigranti shqiptar Lleshi akuzohet se bashku me Naim Stafen, nje tjeter 33-vjecar shqiptar, kane kryer masakren e Trevizos, ku humben jeten Guido Pellicardi dhe e shoqja e tij, Lucia. Dy shqiptaret dhe nje rumun tentuan te grabisnin shtepine e viktimave dhe pas kundershtimit vrane ciftin, te cilet arriten t'i marrin vetem 20 euro. Menjehere pasi u arrestua nga policia italiane, Artur Lleshi ka pranuar se eshte pjesemarres ne vrasjen e ciftit italian. Shqiptari eshte shprehur perpara oficereve te policise italiane, se nje gje te tille ai se bashku me te akuzuarit e tjere per krimin, e kane kryer nen efektin e forte te kokaines. Pasi ka marre persiper pergjegjesite e tij ne kete krim, Artur Lleshi ka kerkuar falje, duke i shkruar nje leter ndjese dhe ngushellimi djalit te viktimave. Artur Lleshi, Naim Stafa si dhe rumuni George Bogdaneanu, u arrestuan nga policia italiane, pasi u akuzuan si vrasesit e mundshem te ciftit te moshuar ne vilen ku ata kishin shkuar te vidhnin. Te moshuarit u masakruan, sepse nuk dinin kombinimin e numrave per te hapur kasaforten, nderkohe qe shqiptaret u larguan nga vendngjarja vetem me disa euro ne xhep. Prokurori i Trevisos, Antonio Fojadelli, ka shpjeguar se ka pasur edhe mjaft gjurme te tjera te gjetura ne shtepi, te cilat implikojne shqiptaret.
Artur Lleshi u veteflijua pas dy tentativave
Artur Lleshi eshte vetevarur ne qeline e burgut ne te cilin ishte derguar pak muaj me pare. Para aktit tragjik, shqiptari mesohet t'i kete kerkuar falje publike femijeve te ciftit, madje duke shpjeguar se kane qene nen efektin e lendeve narkotike. Me 6 shtator 2007, ka qene hera e pare kur Artur Lleshi eshte munduar te vetevritet, teksa kalonte ditet ne qeline italiane, ku mbahet me akuzen e vrasjes. Ai ka tentuar te realizoje vetevarjen ne qeline e tij, nderkohe qe si litar kishte perdorur kemishen. Ne momentin e fundit, Lleshi eshte ndaluar nga njeri prej gardianeve.
A.Cena