PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vaji i dyshuar, priten analizat


E Hene, 12 Maj 2008

Policia e Korces eshte ende duke verifikuar dokumentacionin e sekuestruar te firmave importuese te vajit ne Shqiperi. "Ajo qe mund te thuhet me siguri eshte se vaji i dyshuar ka hyre ne Shqiperi nga dogana e Kapshtices dhe pikerisht ketu jane perqendruar verifikimet tona"-thane dje burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces. Ndonese dyshimet kane rene mbi importet e firmes "Dessina Ballkan", burime policore konfirmuan se ne hetim eshte dokumentacioni i 5 firmave te tjera importuese, te cilat kane futur sasi te ndryshme vaji gjate muajit te fundit. Verifikimi i dokumentacionit filloi me kontrollin ne doganen e Kapshtices, ku u moren te dhenat e para ne lidhje me hyrjen e mallit te emertuar "vaj ushqimor". Specialiste te Drejtorise se Policise se Qarkut te Korces, kane nisur te verifikojne ne doganen e Kapshtices te gjithe dokumentacionin qe ka te beje me importin e vajit dhe te ngarkesave qe kane ardhur nga shteti grek me destinacion tregun vendas. Tonelata me vaj dhe ngarkesa te firmave te ndryshme mesohet se kane hyre ne menyre te vazhdueshme ne vendin tone, madje edhe nga firma greke "Manos", dhe per kete edhe policia rajonale po kryen verifikimet e saj. Firma greke, sipas burimeve policore ka pasur disa firma shqiptare te kontraktuara per kryerjen e eksportit nga shteti grek ne vendin tone. Ne liste nuk eshte vetem firma korcare, qe ka marre ne menyre te vazhdueshme dhe te perseritur vaj nga firma greke, e perfolur per gjetjen ne perberje te vajit ushqimor te perqindjeve me lubrifikante dhe elemente te demshem kimike. Nderkohe mesohet se vaji i importuar nga Greqia prej firmes korcare "Dessina Ballkan", do t'i nenshtrohet kontrolleve per te nxjerre nga analizat nese ai ka permbajtje kancerogjene, apo nese ka perzierje me lubrifikante qe rrezikojne shendetin e konsumatoreve. Nje ekip i posacem ka mberritur ne qytetin e Korces nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit, i cili ka urdheruar marrjen e mostrave te vajit dhe dergimin e tyre per analiza ne laboratore te specializuar. Burimet e policise kane bere te ditur se nga dogana e Kapshtices kane hyre cdo jave tonelata me vaj, dhe jo vetem vaj luledielli por edhe lloje te tjera. Per te gjitha rastet, sipas policise, eshte verifikuar se jane mbajtur procesverbalet e kontrollit nga ana e inspektoratit te bujqesise dhe ushqimit. Ne asnje rast nuk eshte shenuar nga ana e specialisteve qe kane kontrolluar cilesine e mallit se ka problem per konsumin apo te jene gjetur elemente dhe ngarkesa qe demtojne cilesine dhe si rrjedhoje te jene te demshme.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika