Operacioni "Piratet e tendere", ne pranga 2 biznesmene
E Hene, 12 Maj 2008
Nje tender ka cuar ne pranga dy biznesmene pasi kishin perdorur dokumente false per te aplikuar. Burimet policore te kryeqytetit kane bere te ditur dje se, ka qene operacioni "Piratet e Tenderave" qe ka vene ne pranga kane rene dy biznesmenet Ardi Arkaxhiu 33 vjec pronari i firmes "MA-CO" dhe Ismail Stafa, 42 vjec pronar i firmes "NDERPRO", te cilet kishin aplikuar ne Ministrine e Bujqesise, per nje tender ne qytetin e Kavajes, ne shumen e 15 milione lekeve. Dy biznesmenet operojne ne sektorin e ndertimeve, ku Stafa e kishte aktivitetin e tij ne Tirane, nderkohe qe Arkaxhiu e ushtronte aktivitetin e tij, ne qytetin e Kavajes. Burimet nga grupi hetimor kane bere te ditur se dy personat e prangosur, kishin aplikuar ne Ministrine e Bujqesise, me dokumente false, per tenderin e rezervuarit te ujit te fshati Liz. Por kjo gje eshte zbuluar para se, tenderi te hapej, dhe pikerisht ne muajin janar, ministria kishte bllokuar dhe procedurat, duke e nderprere tenderin qe do hidhej. Menjehere pas kesaj ngjarjeje, policia e kryeqytetit, seksioni i Krimit Ekonomik ne bashkepunim dhe me Task-Forcen anti korrupsion te ngritur tek Prokuroria e Tiranes, kane nisur hetimet per kete gje. Gjate hetimeve ka dale se, personat qe kishin dorezuar dokumentet per tenderin, ishin dy biznesmenet te cilet e zhvillonin aktivitetin e tyre ne fushen e ndertimit. Pas zbulimit ata jane mbajtur nen vezhgim nga policia nderkohe qe jane zhvilluar dhe hetime, ne lidhje me tenderet e tjere ku keta te dy kishin marre pjese, per verifikimin e dokumenteve. Tenderi ishte pezulluar nga ministria. Ai kishte si subjekt, ndertimin e nje rezervuari uji ne rrethin e Kavajes. Sipas te dhenave dy te ndaluarit, ne menyre te pavarur, kishin aplikuar me dokumente te falsifikuara per te marre pjese ne kete tender. Policia tha se ata do te ndiqen penalisht ne menyre te pavarur nga njeri-tjetri, pasi sipas te dhenave mendohet se secili prej tyre ka konsumuar vepren penale te "falsifikimit te dokumenteve" ne menyre te vecante.
Tenderi i KESH-it prangosi Pllocin
Dy dite me pare eshte arrestuar administratori i firmes "Siger", Muharrem Plloci, e cila fitoi tenderin per rikonstruksionin e zyrave te KESH-it ne rajonin e Durresit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur se Muharrem Plloci, 48 vjec, administrator i firmes "Siger", eshte arrestuar ne seline e tij ne Tirane.
A. Cena