PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vrasja e dyfishte, ne burg i dyshuari


E Hene, 12 Maj 2008

Gjykata e Rrethit te Shkodres ka dhene dje masen e sigurise "Burg pa afat" per Ardian Narkaj, i akuzuar per vrasjen e dyfishte te disa diteve me pare ne fshatin Bratosh te rrethit te Malesise se Madhe. Ne seancen e djeshme i akuzuari nuk ka pranuar te kete qene ai personi qe ka qelluar per vdekje Ton Ulaj dhe Gjergj Shotaj. Mbrojtesi i tij ligjor ka kerkuar nje mase me te bute sigurie per te pandehurin, duke propozuar "arrest shtepie", ndersa prokurori i ceshtjes ka kembengulur ne rrezikshmerine shoqerore te te pandehurit dhe vepres penale per te cilen akuzohet. Pasi ka degjuar te dyja palet, gjyqtarja e gatshme Valbona Duraj ka vendosur qe Ardian Narkaj te qendroje ne burg deri ne perfundim te hetimit gjyqesor, me akuzat "Vrasje me dashje ne rrethana te tjera cilesuese te dy ose me shume personave" dhe "armembajtje pa leje". Krimi per te cilin akuzohet Narkaj ka ndodhur mbremjen e 7 majit te ketij viti, ndersa vete i akuzuari mbeti i plagosur gjate shkembimit te zjarrit.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika