PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Hetimet per tritolin, shoqerohen 9 persona


E Hene, 12 Maj 2008

Nente persona jane shoqeruar nga policia e qytetit te Kukesit, gjate dites se djeshme pas shperthimit te ndodhur ne makinen me te cilen ecte djali i kryebashkiakut te Kukesit, Hasan Halili. Policia e qytetit verilindor, ka bere te ditur dje gjithashtu se hetimet jane duke u zhvilluar ne dy pista, ku njera eshte ajo e hakmarrjes per shkak te detyres ndaj kryebashkiakut dhe nje tjeter hakmarrje ndaj nje noteri, Bexhet Gjana, i cili pak dite me pare ka pasur nje konflikt me ish-shefin e komisariatit te Krumes Sali Gera, per shkak te rrezimit te mureve te apartamentit. Shperthimi i sasise prej 250 gramesh tritoli ndodhi duke gdhire dita e shtune, ngjitur me zyren noteriale te Gjanes, nderkohe qe eshte shkaterruar makina qe ishte ne perdorin te djalit te kryebashkiakut Hasan Halili. Ka qene ore 03:25 minuta kur banoret e qytetit te qete te Kukesit, jane ngritur nga zhurma e madhe. Menjehere kane filluar hetimet dhe ne vendngjarje ka mberritur dhe nje grup ekspertesh nga Tirana.

Nente persona jane shoqeruar per shperthimin e dy diteve me pare ne Kukes, nderkohe qe dy jane pistat ku eshte duke u hetuar nga policia e ketij qyteti. Nje fakt i tille behet i ditur nga burimeve zyrtare prane ketij komisariati, nderkohe qe sipas tyre ende nuk eshte saktesuar se cili ka qene motivi i venies se sasise plasese ne automjetin e djalit te kryetarit te bashkise. Sipas policise, pista ekzakte e hetimit te ngjarjes eshte e veshtire pasi, pikerisht prane vendit ku ka ndodhur shperthimi ndodhet dhe godina e nje banke, shtepia e kryetarit te Bashkise, godina e Prokurorise dhe Gjykates dhe dy zyra noteresh. Gjithsesi, hetimi eshte perqendruar ne 2 pista. Ajo e hakmarrjes per shkak te detyres ndaj kreut te Bashkise, Hasan Halili, duke marre parasysh lidhjen qe ekzistonte mes pronarit te makines, vellai i bashkeshortes se kryebashkiakut. Ndersa, sipas burimeve, nuk perjashtohet mundesia e hakmarrjes ndaj noterit Bexhet Gjana, i cili pak dite me pare ka pasur nje konflikt me ish-shefin e Komisariatit te Krumes, Sali Gera.

Me gjithe hetimet e bera si dhe shoqerimin e disa personave, ende nuk eshte bere e mundur identifikimi dhe kapja e autoreve te ngjarjes, si dhe zbardhja e motivit te krimit. Shperthimi ka ndodhur ne oret e mengjesit te dy diteve me pare, nderkohe qe per pasoje jane shkaterruar plotesisht dy automjete te parkuara poshte nje pallati, ka demtuar rende dy zyra noteriale, si dhe xhama te shumte deri ne katin e katert te pallatit. Demtime ka pasur edhe ne ndertesen e "Union Bank", e cila ndodhet fare prane vendit te shperthimit. Hetuesit jane duke marre ne pyetje personat e shoqeruar, te cilet do te japin sqarime rreth dyshimeve te tyre mbi kete ngjarje. Nga te dhenat e para te grupit hetimor u zbulua se ne automjetin e djalit te kryebashkiakut ishin vendosur 250 grame tritol.

Noteri, sherri me ish-shefin e policise

Noteri Bexhet Gjana, i njohur ne kete qytet, pak dite me pare ka pasur nje konflikt me ish-shefin e Komisariatit te Policise se Krumes, Sali Gera. Te dhena kane bere te ditur se, apartamenti i familjes se komisarit Gera ndodhet ne katin e trete te nje pallati pesekatesh prane bashkise se Kukesit. Sipas policise me date 16 prill dy punetore kane qene duke kryer punime ne banesen e Geres. Rreth ores 11:00 Gjana, i cili ka ndertuar karabinane e shteses se pallatit nga themelet, eshte ngjitur ne banesen e Geres duke perdorur shkalle e drurit nga jashte saj. Ne denoncim thuhet se noteri ka debatuar ashper me Geren. Nje dite me pas, ne date 17 prill, Gjana ka marre nje autovinc dhe nepermjet tij ka ngjitur ne katin e trete nje plind betoni me peshe nje ton, duke i bllokuar familjes Gera, deren e daljes nga apartamenti i vjeter ne shtesen qe po ndertohej.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika