Masakra e Himares: E vrava se po me shikonte
E Hene, 12 Maj 2008
I akuzuari per vrasjen makabre te 72-vjecarit Pirro Bollano ka paraqitur dje perpara hetuesve nje tjeter version ne lidhje me shkaqet e sulmit ndaj te moshuarit. "Ai po me shikonte dhe une e vrava"-ka thene dje 24-vjecari Bledi Xhaferri ne dhomat e paraburgimit te Vlores. Hetuesit thane se deklarata me e fundit eshte nje tjeter nonsens nga 24-vjecari, i cili prej disa ditesh kishte vendosur te mbyllte gojen. Dje ai ka nxjerre vetem disa fjali te shkurtra e pa lidhje gjate seances se zakonshme te pyetjeve, ndersa burimet nga grupi hetimor pohuan se ende nuk kane mberritur ekspertet qe priten nga kryeqyteti. Kjo eshte deklarata e dyte e 24-vjecarit nga fshati Fier-Shegan i rrethit te Fierit. Diten e masakres ai ka pohuar: "Punoja per te, kisha kaq dite e s'po me jepte leket, keshtu mua me thirren xhindet dhe e vrava".
Hetuesit vlonjate thane se jane gjithnje e me te bindur per gjendjen e paqendrueshme mendore te 24-vjecarit Bledi Xhaferri, por gjithcka pritet te certifikohet nga ekspertet mjeko-ligjore dhe ata te psikiatrise ligjore. Nderkohe mesohet se Bledi Xhaferri vazhdon te mbahet ne nje qeli te posacme ne dhomat e paraburgimit te Vlores. Ai qendron i vetem, pasi policia mendon se eshte i rrezikshem edhe per te paraburgosurit e tjere. Ngjarja per te cilen akuzohet Xhaferri ka ndodhur mengjesin e 6 majit te ketij viti. Deshmitaret treguan se Bledi Xhaferri, i dyshuar si i semure mendor, i ka care kafken me gur dhe me pas i ka shqyer trupin me thike 72-vjecarit Pirro Bollano, ne qender te qytetit te Himares. Policia tha se viktima kishte punesuar 24-vjecarin per te kryer disa punime ne nje sipermarrje ndertimi, ku ai ishte mbikeqyres, dhe dyshohet se motiv i sulmit ka qene mosmarreveshja per ceshtjen e pageses. "I riu ka qene duke pire nje frape, ne nje nga lokalet ne sheshin kryesor te qytetit, perballe godines se Albtelekomit", tregoi per policine vendore nje nga personat e shumte, qe kane pare skenen e krimit.
Ornela Hila