PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Eksportet, rritja me e larte se, importet


E Hene, 12 Maj 2008

Eksportet shqiptare kane shenuar nje periudhe gjallerimi ne dy vitet e fundit, ecuri qe eshte konfirmuar edhe ne katermujorin e pare te ketij viti. Sipas te dhenave te administrates doganore per te dytin vit radhazi ritmet e rritjes se eksporteve ishin me te larta se te importeve. Eksporti i mallrave te prodhuara ne Shqiperi gjate periudhes janar-prill 2008 u rrit me 18 per qind, ndersa importi i mallrave nga vendet e tjera ne ekonomine vendase u rrit me vetem 14 per qind, nderkohe qe nje vit me pare keto ritme ishin me te larta se 20, per qind. Por megjithe rritjen modeste te eksporteve deficiti i Shqiperise ne tregtine me jashte mbetet i larte per shkak se, baza e eksporteve eshte me e ulet se, ajo e importeve.

Perspektiva e Shqiperise per te konkurruar me mallrat e saj ne tregjet e jashtme bazohet ne burimet natyrore dhe ne krahun me kosto te lire te punes. Persa i perket burimeve natyrore, nje strategji i fundit e qeverise per nxitjen e eksporteve shikon me leverdi mineralet, produktet bujqesore dhe blegtorale dhe pasurite ujore te vendit.

Mineralet ne Shqiperi perbejne nje potencial tjeter mjaft te konsiderueshem

dhe qe garanton jo vetem permiresimin dhe zbutjen e deficitit tregtar, por edhe nje sektor me nje rritje te qendrueshme ne pergjithesi. Rritja e cmimeve minerale ne tregun nderkombetar ka ringjallur edhe nje here interesin per eksportet te ketyre produkteve. Vetem vitin qe shkoi te ardhurat nga eksporti i mineraleve kane kaluar te 120 milione eurot. Prodhimet e nentokes u shiten kryesisht ne tregjet kineze. Prodhimet bujqesore-blegtorale dhe agro-perpunuese jane nje potencial i konsiderueshem per te rritur shifrat e eksportit, ne vecanti mbeshtetja per te rritur prodhimin e produkteve bio. Sipas strategjise per Nxitjen e Eksporteve, ne kete sektor shume produkte te fresketa, duke perbere nje vecanti per tregjet e huaja. Suksesin ne kete drejtim e kane treguar rritja me me shume se 40 per qind ne krahasim me vitin e kaluar e eksporteve te prodhimeve bujqesore.



Prodhimi bujqesor 50 % tregtohet

Aktualisht, duke iu referuar shifrave zyrtare, rezulton se ne dy vitet e fundit shkalla e tregtimit te prodhimeve bujqesore eshte rritur ndjeshem. Vellimi i importeve te produkteve bujqesore dhe blegtorale eshte zvogeluar me rreth 15 % per kete vit, nderkohe qe vellimi i eksporteve bujqesore eshte rritur me 30 %. Mirepo sasia e importeve bujqesore eshte 9 here me e madhe nga sasia e eksporteve bujqesore. Vetem rreth gjysma e prodhimit bujqesor eshte e tregtueshme.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika