Nafta, troket kriza globale
E Hene, 12 Maj 2008
Blerina Hoxha
Cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare perdite po thyen nga nje rekord te ri. Vlera e nje fucie nafte ka shenuar dje ne bursat nderkombetare me 125 dollare, ne nje kohe qe vlera e valutes amerikane eshte permiresuar keto dite. Nderkohe disa vende te OPEC te tilla si Irani "kercenojne" se, cmimi i naftes do te arrije ne 200 dollare per fuci. Ne kete situate analistet konfirmojne se, po troket nje krize nafte ne te mbare globin. Por agjencite e lajmeve ekonomike theksojne se, me shume se nje rritje nga kerkese-oferta, cmimi po ndikohet ne menyre spekulative ne bursa nga disa kompani te medha nafte amerikane dhe britanike. Nga kjo situate ne tregjet nderkombetare eshte ndikuar edhe tregu vendas. Javen qe shkoi cmimi i nje litre nafte u rrit edhe me 4 leke te tjera dje ne pikat e shitjes me pakice. Nga 149 leke per liter qe ishte cmimi deri me tani dje u be 153 leke/liter. Kurba e rritjes se cmimit te karburanteve gjate ketij viti, ka pesuar ndryshime te herepashershme. Gjate 4 viteve te fundit cmimet e karburanteve jane rritur mbi 65%. Ne fillim te 2008-tes, qe ne ditet e para, cmimet e karburanteve ne tregjet shqiptare nuk pesuan ndryshim, dhe nje liter nafte eurodiezel u shit me 140-145 leke/liter, ndersa diezel-i me 130-135 leke/liter. Ne muajin shkurt, ne tregjet tona, eurodiezeli u shit me 140 leke per liter, benzina me 142 leke per liter dhe diezel-i me 135 leke per liter. Ndersa ne muajt ne vijim, cmimet kane ardhur drejt rritjes. Kurba e levizjes se cmimit te shitjes se naftes ne tregjet boterore gjate vitit 2007 pesoi nje rritje te madhe, nga 50 USD per fuci arriti ne 96 USD per fuci ne fund te tij, cka u reflektua edhe ne tregjet e vendit. Por qe ne fillim te vitit 2008, ne daten 3 janar, cmimi i naftes ne tregun amerikan dhe te Azise arriti ne 98 dollare per barel, duke ruajtur tendencen e rritjes. Edhe dje, nje fuci nafte ne Bursat e Nju Jorkut, u shit me 125 USD. Ekonomia boterore, e bazuar dhe e varur se tepermi nga nafta, mund te dale shume shpejt nga ritmi, ne rast se ka probleme me furnizimin me nafte. Ministrat e Financave dhe presidentet e bankave te emetimeve, jo vetem te vendeve te industrializuara, por edhe te gjitha vendeve te tjera, jane shprehur ne lidhje me kete rrezik. Pa naften ekonomia nuk funksionon dot. Po koha e cmimeve te ulta te naftes, ka marre fund. Kjo lidhet po aq me shterimin e rezervave ne naftes ne toke, apo me ndonje krize te shkaktuar per arsye politike, se sa me shtimin e kerkeses per nafte ne Kine dhe indi, nga njera ane, dhe me deficitet e ekonomise amerikane per prodhimin e energjise nga ana tjeter. Meqenese nafta nuk eshte e pashtershme, zgjidhja afatmesme dhe afatgjate e problemit nuk mund te jete zgjerimi i kapaciteteve te shfrytezimit, por perdorimi me kursim i kesaj lende te cmuar si dhe zhvillimi dhe perdorimi i burimeve alternative te energjise, sugjerojne analistet.
OPEC, cmimi jo rezultat i kerkeses
Sekretari i Pergjithshem i OPEC-ut, Abdalla Salem al-Badri thote se, organizata eshte e gatshme te rrise prodhimin nese cmimet ndikohen nga mungesa e furnizimeve, megjithate, edhe ai tha se, dyshon qe keto dy ceshtje te kene lidhje me njera tjetren. Zyrtaret e OPEC mendojne se cmimet nuk po ndikohen nga kerkesa.
BSH: Rritja e cmimit do te vijoje
Rritja e cmimeve te naftes do te vijoje per nje periudhe te pacaktuar, por autoritetet vendase duhet te perqendrojne, reformat ne sektorin e energjise. Konkluzionet i ka dhene Banka e Shqiperise ne nje analize te zhvillimeve ekonomike gjate tremujorit te pare te ketij viti.