"S'perjashtojme bashkeqeverisjen me Ramen"
E Hene, 12 Maj 2008
Kreu i PBDNJ, Vangjel Duke nuk ka perjashtuar nje bashkepunim te mundshem me Ramen pas zgjedhjeve ne qeverisje, ne rast se PS fiton ne 2009. Duke e cilesuar partine e tij nje kontribuuese e drejtperdrejte ne qeverisje, ai nuk ka munguar te shprehet se nuk mund te refuzojne ne asnje moment ftesen per te kontribuar ne administrimin e e e ceshtjeve publike. "Qe te gjithe te jemi te qarte se nje force politike nuk ka arsye te ekzistoje ne qofte se ne nje moment te caktuar i kerkohet te kontribuoje ne administrimin e ceshtjeve publike dhe e refuzon ate. Zera proteste mund te vijne dhe nga drejtime te tjera dhe roli i politikes nuk eshte vetem zeri i protestes dhe i oponences, por eshte kontributi i drejtperdrejte konstruktiv, me alternativen qe pretendon se perfaqeson dhe e paraqet para elektoratit per ballafaqim", eshte shprehur Dule Per te cilin, pavaresisht se ka nje marreveshje bashkeqeverisese me PD, te cilen do ta respektoje deri ne fund, ai ka deklaruar se si gjithnje PBDNJ do te dale e vetme ne zgjedhjet parlamentare..