Bushati: Ndoka nuk ka tager te negocioj me Berishen
E Hene, 12 Maj 2008
Fatjona Mejdini
Zevendesministri i Integrimit, Zef Bushati deklaroi diten e djeshme se kreu i Partise Demokratistine, Nard Ndoka nuk mund te negocioj me kryeministrin Berisha per te ndare postet ne qeveri. Keshtu perfaqesuesi demokristian ne qeveri Bushati, i cili ka dal hapur si nje kundershtar i kreut te PDK-se, njekohesisht ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka deklaroi se ky i fundit nuk njihet si kryetar nga nje pjese e mire e PDK-se. Ne kete kuader sipas zv/ministrit te Integrimit, Zef Bushatit aktualisht Ndoka nuk ka tagrin e duhur per te diskutuar me Berishen ne lidhje me ndarjen e posteve pasi ai me pare duhet te zgjidh ne gjykate edhe ceshtjen e legjitimitetit te tij si kryetar i PDK-se.
" Nard Ndoka nuk mund te bisedoj me kryeministrin Berisha ne lidhje me ndarjen e posteve, pasi ai nuk pranohet nga pjesa derrmuese e PDK-se si kryetar i saj. Ndoka duhet te sqaroj fillimisht ne gjykate akuzat e ngritura ndaj ti dhe me pas te bej takime si ne funksionin e kreut te PDK-se", deklaroi Zef Bushati ne nje prononcim per " Koha Jone". Nga ana tjeter ndonese nje kundershtar i Ndokes, zv/ministri i Integrimit theksoi se as Anton Gurakuqi i njohur nga ai si kreu i PDK-se nuk mund te bisedoj me Berishen ne kete moment per ndarjen e posteve. Kjo sepse sipas Bushatit, do te jete gjykata ajo qe do te zgjedh edhe ceshtjen e legjitimitetit te kreut te PDK-se dhe per pasoje njeriun qe do te perfaqesoj demokristinaet ne negociata me Partine Demokratike per ndarjen e posteve ne qeveri.
Sipas Bushatit, kjo eshte e qarte edhe nga deklaratat e kryeministrit Berisha te bera gjate javes, sipas te cilave ai nuk do te nderhynte ne punet e brendshme te Partise Demokristiane. Nga ana tjeter, Bushati theksoi se Nard Ndokes i rrezikohej edhe posti i tij si minister i Shendetesise dhe kjo jo vetem per konfliktet e brendshme te PDK-se por edhe per pakenaqesine e drejtuesve te spitalit dhe mjekeve ndaj menyres qe Ndoka drejon ne krye te kesaj ministrie. Keshtu sipas Bushatit, nje grup prej 97 vetesh i perbere nga mjeke te nderuar dhe drejtues te shendetesise i kane derguar kryeministrit Berisha nje peticionin ku i kerkojne edhe shkarkimin e Ndokes nga ky post. PDK gjendet tashme e percare dhe kete e tregojne dy kryetaret e saj te shpallur si te tille nga dy Kongrese te Jashtezakonshme te kesaj partie te mbajtur ne fillimin e ketij muaji. Ne kongresin e pare kryetar i kesaj partive u zgjodh zv/ministri i Jashtem, Anton Gurakuqi dhe ne kongresin e dyte u rikonfirmua si kryetar i PDK-se, ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Te dy keta kryetare te PDK-se kane deklaruar se do ti kerkojne kryeministrit Berisha shkarkimin e njeri-tjetrit, por deri tani duket se kreu i qeverise ka vendosur te qendroj indiferent ndaj luftes se brendshme qe prej muaj ka shperthyer ne gjirin e aleateve te tij.