Norbert Lammert do te takoj sot perfaqesuesit me te larte te vendit
E Hene, 12 Maj 2008
Presidenti i Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert do te zhvilloj sot takime me kreret me te larte te vendit. Keshtu ai si nje perfaqesues i larte i shtetit gjerman do te pritet fillimisht nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me pas nga kryeministri Sali Berisha dhe kreu i shtetit, Bamir Topi. Po keshtu perfaqesuesi i larte gjerman do te mbaj fjalen e tij edhe perpara deputeteve ne senacen plenare qe do te zhvillohet sot ne oren 18.00. Dy dite me pare kryeparlamentarja Topalli e priti homologun e saj gjerman ne aeroportin " Nene Tereza".
Sipas Topallit, eshte nje nder shume i madh per Shqiperine qe Presidenti i Bundestagut,viziton vendin tone, vetem pak kohe pas marrjes se fteses per NATO.
" Te pakten ne dhjete vitet e fundit eshte hera e pare, qe nje nivel Presidenti i Bundestagut, vjen per nje vizite zyrtare ne Shqiperi dhe per mua si Kryetare e Kuvendit, kjo perben nje kenaqesi e vecante, Presidenti Lammert do te jete tri dite ne Shqiperi, ku do te kete takime te rendeishme te niveleve te larta, dhe ne do te kemi mundesi te flasim per ceshtje te rendesishme, si ato te integrimit, te bashkepunimit ekonomik dhe tema te tjera", deklaroi Topalli ne fjalen e saj. Po ashtu ajo theksoi edhe kontributin e madh qe Gjermania i ka dhene vendit tone ne 17 vitet e pluralizmit politik. Sipas saj, ne kuadrin e BE, perqindja e mbeshtetjes financiare, qe Gjermania i ka dhene Shqiperise, eshte me e madhja nga te gjitha vendet e BE. Nga ana e tij Presidenti Bundestagut, Norbert Lammert, shprehu kenaqesine e vecante per viziten ne Shqiperi duke deklaruar se vintre ne nje kohe te rendesishme per vendin tone.
" KE po perfundon reformat dhe mareveshjet e brendshme dhe ne fund te ketyre reformave do te arrihet dhe nje mendim me i qarte per pranimin e anetareve te rinj ne BE, keshtu qe ne kete kuader vizita eshte interesante", deklaroi ne fjalen e tij perfaqesuesi i larte i politikes gjermane. Gjate vizites se tij ne Shqiperi, Lammert do te zhvilloje takime me autoritetet me te larta te vendit, me perfaqesues te komunitetve fetare si dhe studente te gjuhes gjermane, ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja ne UT.
Gjermania e para ne ndihmen e huaj
Si nje vend antare i Bashkimit Europian, Gjermania ka qene nje vendet qe i ka akorduar me shume ndihma financiare vendit tone ne kuader te procesit te integrimit ne BE. Per here te fundit Shqiperine ne nentor te vitit te shkuar e kane vizituar edhe perfaqesues te Bundestagut gjerman. Vizita e kreut te Bundestagut eshte e rendesie te vecante per vendin tone.