LSI reagon: Kalluci qe iku te PS, nje manipulator ordiner i shkarkuar
E Hene, 12 Maj 2008
Levizja Socialiste per Integrim mohon se ka si anetar te saj Haxhi Kalluci-n, qe dy dite me pare deklaroi se eshte tashme i anetaresuar ne Partine Socialiste, Fier se bashku me 200 anetare. Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili tha dje se Kalluci prej me shume se nje viti eshte shkarkuar nga Kryesia qendrore e LSI-se, per arsye te falsifikimit dhe manipulimit te dokumenteve te listes se keshilltareve, te Keshillit Bashkiak ne Fier. Ky manipulim sipas tij, beri qe e gjithe Kryesia e LSI-se te rrethit Fier, te kerkonte unanimisht shkarkimin e tij, shkarkim te cilen e ka miratuar kryesia qendrore. "Pervec se nje inskenimi provincial, qe vjen nga Partia Socialiste, me qender nga lidershipi i saj, sigurisht te tronditur ne menyre te pashprese nga mitingu gjigant i Komitetit per Mbrojtjen e Kushtetutes, Levizjes Socialiste per Integrim dhe partive aleate ne Sheshin Skenderbej, perpiqen qe me klecka si Kalluci te permbajne uraganin e vullnetit te popullit qe do te shprehet me referendum", akuzoi Vasili. Sipas tij, mjerisht manipulatore te tille ordiner kane gjetur vend ne PS dhe ky tashme eshte hall i selise roze dhe jo me i LSI. Vasili permendi se ai ka reth tete muaj qe ndodhet ne strukturat e PS-se.