LSI nuk terhiqet, referendumi eshte i pandalshem
E Hene, 12 Maj 2008
Kryetari i LSI-se Ilir Meta siguroi dje se askush nuk do te mund te ndale mbi 1 milion shqiptare per te dale ne mbrojte te demokracise duke firmosur referendumin kunder paketes se re kushtetuese. I bindur se shume shpejt do te dorezoje firmat e nevojshme per te realizuar referendumin, Meta theksoi se populli shqiptar do te votoje dhe riktheje republiken parlamentare, dhe jo tiranine e kryeministrit. "Te jeni te sigurt se nuk do te jete e larget dita kur shqiptaret do te mbrojne me referendum republiken parlamentare. Ky proces referendar dhe plebishitar eshte i pandalshem", vijoi Meta, duke falenderuar te gjithe qytetaret qe dy dite me pare moren pjese ne mitingun e organizuar nga tre forcat e majta LSI, PDS dhe PAD kunder paketes se ndryshimeve kushtetuese. Sipas kreut te LSI-se, te gjithe ata qytetare qe ndihen te cenuar ne lirite dhe sovranitetin e tyre, te rrezikuar per te ardhmen e demokracise se referendumi tashme eshte i pandalshem dhe do te jete nje proces si duhet ne respekt te vullnetit te te gjithe qytetareve shqiptare. "Dua t'i siguroj te gjithe se nuk do te kete pretekst ligjor, qe te ndale mbi nje milione shqiptare, per te shprehur vullnetin e tyre dhe per te marre pjese, jo thjesht ne nje referendum, por ne nje plebishit te vertete ne mbrojtje te demokracise", vijoi Meta. Sipas tij, kushdo qe do perpiqet qe te sajoje pretekste ligjore, per te penguar popullin qe te shprehe vullnetin e tij dhe te mbroje veten e tij, do te mbetet i mjere. Nga ana tjeter, kreu i LSI-se komentoi disi dhe ftesat qe vazhdojne ti vijne nga selia roze per bashkepunim. Pa e zgjatur shume mi komentet e fundit nga kryetari i PS-se Edi Rama ai tha se te gjithe jane te mirepritur te reflektojne. "Te gjithe jane te mirepritur te reflektojne, madje dhe te ndihmojne veten per te korrigjuar pendesen qe mund te ndjejne", ironizoi Meta. Ne bashkepunim me dy partite e tjera te vogla te majta PAD dhe PDS ai organizoi dy dite me pare nje miting kunder paketes se ndryshimeve kushtetuese te votuar me konsensus nga PD-PS ne Kuvend me 115 vota. Ndonese ndryshimet e reja kushtetuese moren bekimin edhe te presidentit te republikes, tre partite e majta kane shpresen se mund te ndryshojne rrjedhen e tyre, me realizimin e nje referendumi popullor.