PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tronditet baza e LSI-se ne Fier


E Hene, 12 Maj 2008

Fieri duket sikur eshte kthyer ne fushen e betejes mes PS-se dhe LSI-se. Elektorati dhe baza e dy forcave politike, po tronditen gjithnje e me shume me akuza e kunder akuza per levizje mes tyre e kercenime. Me te fundit ishin ato te djeshmet po ne kete qytet, ku kreu i PS-se ne degen Patos Artan Velcani denoncoi kryetarin e Bashkise Bardhi Meli se ka ushtruar presion ndaj punonjesve te ndermarrjeve qe varen prej tij qe te merrnin pjese ne mitingun e organizuar ne Tirane nga LSI, PDS dhe PAD kunder paketes se ndryshimeve kushtetuese. Nderkohe qe polemikat per levizjet ne baze vijuan serish.

Perplasjet

Serish dje vazhduan polemikat per levizjen e ish-kreut te LSI-se Haxhi Kalluci me 200 ish-anetare drejt Partise Socialiste. Levizje qe LSI e kundershtoi duke theksuar se Kalluci ishte shkarkuar prej kohesh nga kjo parti si manipulator ordiner dokumentesh. Vetem dy dite me pare Kalluci, ne nje takim me 200 ish-anetare te LSI-se ne Fier pohoi se tashme kane kaluar te anetaresuar me PS-ne, dega Fier. "200 ish-anetaret e LSI-se, ku 65 prej tyre jane ish- anetare kryesie, kryepleq fshatrash, anetare te thjeshte, po i bashkohemi duke u anetaresuar ne PS, e cila eshte forca e vetme progresiste", theksoi ai. Nje variant tjeter u dha nga LSI. Sekretari i Pergjithshem Petrit Vasili tha se Kalluci eshte shkarkuar prej kohesh nga partia, si falsifikator ordiner te dokumenteve te keshilltareve te LSI. Por Kalluci vijon se ka qene diktati ai qe e largoi ate dhe 200 ish anetaret nga LSI. "Partia qe Meta drejton eshte parti e klaneve, interesave klanore, parti e te babeziturve dhe ofiqeve. Kjo pjese e kesaj partie ne Fier qe nuk u manipulua ndodhet sot ne kete salle, per t'u bashkuar te majtes progresiste", tha Kalluci.

Mitingu

Organizimi i protestes se LSI ne kryeqytet per referendum kunder paketes se ndryshimeve kushtetuese, rindezi sherret me PS-ne ne Fier. Kryetari socialist i deges se Patosit, Artan Velcani tha dje se kryetari i Bashkise Patos nga LSI, Bardhi Meli ka marre me force punonjesit e ndermarrjeve per te marre pjese ne mitingun qe organizohej ne Tirane. "Ne nuk jemi kunder zhvillimit te protestave por jemi kunder formave te paskrupullta qe drejtues te kesaj partie zhvillojne, duke bere presione per largime nga puna ndaj vartesve te vet te cilet nuk jane anetare te partise se tij e qe nuk duan te marrin pjese ne protesta", akuzoi Velcani. Sipas tij, kreu i Bashkise Patos, Bardhi Meli ka ne varesi te institucionit qe ai drejton disa ndermarrje si ajo komunale, pastrim gjelberimin, ujesjellesin, administraten e tij qe shkojne rreth 450 punonjes. "Ai u ka siguroi autobuse dhe u dha urdher te gjitheve qe te shkonin te merrnin pjese ne mitingun qe LSI-ja zhvilloi ne Tirane. Ne rast se ndokush prej vartesve te vet nuk do te shkonte ai do te ishte i pushuar nga puna", vijoi akuzat. Madje denoncimi vazhdoi dhe me fakte te tjera qe sipas Velcanit, LSI ka ofruar dhe shumen prej 15.000 lekesh per cdo pensionist vetem qe te merrnin pjese ne mitingun e dy diteve me pare. Ne kete kuader, ai u kerkoi punonjesve te adminsitrates qe kur verejne raste te tilla te mos e pranojne kete dhune por ta denoncojne ate hapur tek Inspektorati i Punes si organ kompetent per mbrojtjen e tyre.

Konfliktet mes PS-LSI

Percarja mes dy forcave te majta politike PS-LSI nisi menjehere sapo nga selia roze dolen propozimet per ndryshimin e sistemit zgjedhor. Duke ju bashkangjitur forcave te vogla politike, LSI kundershtoi sistemin e perzgjedhur me konsensus mes PD-PS proporcional rajonal. Marredheniet u ftohen me shume deri ne sulm kur dy partite e medha pranuan paketen e ndryshimeve kushtetuese qe propozoi PD. Pakete per te cilen LSI kerkon referendum per ta shfuqizuar. Me ndryshimet e bera ne Kushtetute u vendos qe presidenti te zgjidhet me shumice te thjeshte votash, te shkrihet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe kryeministri te kete te drejte te shperndaje parlamentin ne rast se nuk votohet mocioni besimit per kabinetin e tij.

Levizjet ne bazen e partive

Prej dy ditesh Fieri eshte kthyer ne epiqendren e sherreve mes PS-se dhe LSI. Serish dje ne kete qytet, u rindezen perplasjet mes dy forcave politike ish aleate, tashme kundershtare. Socialistet denoncuan Kryetarin e Bashkise Patos Bardhi Meli se ka marre me force punonjesit e ndermarrjeve per te marre pjese ne mitingun qe organizohej ne Tirane.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika