Xhufi: Qendrimi yne, ne Komision gjate diskutimit
E Hene, 12 Maj 2008
Levizja Socialiste per Integrim nuk shprehet per ceshtjen e komisionit te reformes zgjedhore. Sipas Pellumb Xhufit, nuk eshte hapur debati mbi realizimin e komisionit te posacem per reformen zgjedhore. Por LSI tha ai, do te vleresoje qendrimin e saj, nese do te tentohet serish qe amendamentet per permiresimin e ndryshimin e Kodit Zgjedhor te kalojne nga komisioni i ligjeve. LSI eshte promotori i realizimit te mitingut dy dite me pare ne sheshin "Skenderbej" per realizimin e referendumit kunder paketes se ndryshimeve kushtetuese. Si e tille, ajo shpreson ne rrezimin e neneve te reja te kushtetutes qe jo vetem percaktuan qe zgjedhjet te zhvillohen sipas sistemit proporcional rajonal, por dhe te heqin KQZ-ne si organ kushtetues apo qe presidenti te zgjidhet me shumice te thjeshte me 71 votash, jo te cilesuar prej 84 votash.