PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ceka: Kodi Zgjedhor, jo ne duart e PD-PS


E Hene, 12 Maj 2008

Teper radikal kryetari i Partise Aleanca Demokratike Neritan Ceka eshte shprehur se nuk behet fjale te diskutohet me dy bashkekryetaret Ilir Rusmali e Kastriot Islami serish per reformen zgjedhore. Duke permendur faktin qe komisioni deshtoi dhe PD-PS injoruan plotesisht propozimet e partive te vogla per sistemin zgjedhor, Ceka u shpreh se veshtire te bashkepunohet per permiresimin e kodit. Aq me pak nese behet fjale serish per tentativa te tilla qe amendamentet te kalojne nga komisioni i ligjeve, si nisma politike. Ceka nuk ngurroi te akuzoje se reformen PD-PS e shkaterruan si donin vete, pa pyetur asnje. Sipas tij, komisioni nuk funksionoi asnjehere si duhet per te realizuar reformen zgjedhore qe me konsensus te gjitha forcat politike nje vit me pare moren persiper ta kryejne. PAD eshte nje nga forcat politike qe ju bashkengjit mitingut per realizimin e referendumit kunder ndryshimeve te kushtetutes.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika