Milo: Reformen ta beje PD-PS, ashtu sic e nisen
E Hene, 12 Maj 2008
E veshtire qe partite e medha te gjejne krah tek te vegjlit per reformen. Kjo pasi meria e votimit te ndryshimeve kushtetuese pa mbeshtetjen e tyre ende nuk ka kaluar. Kryetari i Partise Social Demokrate Paskal Milo u shpreh se reformen zgjedhore ashtu sic e nisi PD-PS ashtu le ta perfundoje. "Le ta bejne dy kryetaret Sali Berisha e Edi Rama", u shpreh Milo. Ekzistenca e komisionit te posacem per reformen, duket se eshte zhdukur fare tashme, duke qene se ai nuk funksionoi thuajse asnjehere per partite e vogla si nje komision me permbajtje te te gjitha forcave politike. Dhe pse kjo eshte kerkuar edhe nga Presidenti i Republikes Bamir Topi. Milo vuri theksin serish tek miratimi i paketes se ndryshimeve kushtetuese, per te cilat sipas tij partite e vogla nuk u pyeten fare per te dhene mendimin e tyre per to.