PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PS, grup pune per Kodin Zgjedhor


E Hene, 12 Maj 2008

Rozeta Rapushi

Lihet ne harrese komisioni per reformen zgjedhore. Varianti i kalimit te amendamenteve nepermjet Komisionit Parlamentar te Ligjeve duket se eshte nje gjetje e mire qe do te perdoret serish nga partite politike dhe per permiresimin e ndryshimit te Kodit Zgjedhor. Ish bashkekryetari i komisionit te posacem per reformen zgjedhore, Kastriot Islami tha dje per gazeten se ne seline roze nje grup ekspertesh eshte duke punuar mbi amendamentet dhe sugjerime per ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Nuk eshte percaktuar ende se si do te sillen ne Kuvend keto amendamente, pasi komisioni i reformes nuk ekziston me, pasi i perfundoi mandati. E mbi te gjitha anetaret nuk moren mundimin as te shtyjne afatin e tij sic premtuan me nje muaj me shume. Keshtu qe zgjidhje, duket se eshte kalimi nepermjet komisionit te ligjeve, ashtu si per ndryshimet kushtetuese persa kohe qe komision nuk ka me.

Reforma

Beteja per refomen zgjedhore mes partive politike do te rinise serish, kete here per permiresimin e Kodit Zgjedhor. Pa u shuar ende debati per ndryshimet ne Kushtetute, partite e medha politike duket se po planifikojne ndryshime te tjera. Ne fakt eshte selia roze ajo qe po punon per permiresimin e kodit, duke hartuar propozime mbi procedurat e animimit, komisionere, KQZ-ne e shume te tjera. Ende nuk behet fjale per ekzistencen e nje pakti te dyte mes PD-PS per reformen. Burime nga selia roze, pohuan se nuk ka kontakte me PD-ne per kete. Grupi i eksperteve ne PS po merret me hartimin e amendamenteve krejtesisht i vetem. Nderkohe qe dialogu me forcat e vogla politike eshte teper i acaruar per te diskutuar mbi nje tryeze te gjere per reformen, te pakten aktualisht. Ne keto kushte, duket se selia roze ka hequr dore nga ideja per ta futur reformen zgjedhore ne kornizat e nje komisioni te posacem parlamentar.

Te vegjlit

Partite e vogla politike refuzojne te bashkepunojne me partite e medha politike per reformen zgjedhore. Te pakten ne kushtet kur sapo u votua sistemi zgjedhor qe ato kundershtuan e nuk u pyeten per ndryshimet e tjera. Sipas krereve te forcave te vogla politike, Kodi Zgjedhor duhet te permiresohet, por jo vetem me kerkesat qe kane PD-PS. Ndersa nga Partia Demokratike vazhdon heshtja mbi kete ceshtje. Deputeti Aleksander Biberaj ritheksoi gatishmerine e PD-se per realizimin e reformes, permiresimin e Kodit Zgjedhor por theksoi se ende nuk eshte diskutuar hollesisht ne mbledhjet e grupit se si do te procedohet me reformen. Prej me shume se nje viti, partite politike u betuan se do te realizojne me konsensus reformen zgjedhore. Por ne nje vit mandat te shtyre disa here, komisioni i posacem per reformen nuk mundi te miratoje as edhe nje nen te vetem per te permiresuar Kodin Zgjedhor. Ndonese premtuan se do e shtyjne serish afatin e punes se komisionit, qe perfundoi ne 17 mars, politika duket se ka hequr dore nga kanalizimi i reformes ne kete komision.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika