PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjinushi braktis Meten, afrohet me PS


E Hene, 12 Maj 2008

Rozeta Rapushi

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi nuk pajtohet me politiken e tre partive opozitare LSI, PAD dhe PDS per zhvillimin e nje referendumi popullor per ndryshimet Kushtetuese. Gjinushi doli hapur dje, kunder strategjise qe po ndjek Ilir Meta kunder paketes kushtetuese qe PD-PS votuan me konsensus. "Referendumi popullor per ndryshimet kushtetuese, i iniciuar nga partite e vogla te majta, pengon integrimin e Shqiperise ne NATO dhe BE", tha dje Gjinushi duke u pozicionuar kunder tre partive te majta politike. Sipas tij, percarja e opozites ne keto momente nuk sjell gje tjeter vecse humbjen ne zgjedhjet parlamentare 2009. "Ne si grup parlamentar i PSD nuk mund t'i bashkangjitemi nje thirrjeje, qe nuk synon gje tjeter vecse humbjen e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe njekohesisht shkaterrimin e Shqiperise", u shpreh Gjinushi, duke kritikuar se referendumi apo tubimet nuk jane rruga e drejte per te kundershtuar ndryshimet kushtetuese. Ai vijoi se ideja e tre partive te vogla opozitare, per te ftuar ne shesh qytetaret, duke i nxitur ata per referendum popullor kunder paketes se ndryshimeve kushtetuese, nuk ndihmon aspak ne rrezimin e tyre, perkundrazi. Terheqja e Gjinushit nga politika e tre partive te majta, kunder paktit PD-PS per ndryshimet kushtetuese, u vu re qartazi nga mungesa e tij ne mitingun e organizuar nga LSI, PAD, PDS dy dite me pare ne sheshin "Skenderbej". Gjinushi nuk ju bashkua thirrjes se partive te vogla opozitare per te qene pjese e tubimit popullor. Mungesen ne miting, kreu i PSD-se e sqaroi vetem diten e djeshme, ku sipas tij veprime te tilla nuk jane nje sinjal pozitiv per ecjen perpara te vendit tone ne rrugen drejt integrimit ne strukturat euroatlantike. Qendrimi i Gjinushit e con opoziten te ndare ne dy fraksione kundershtare me njera-tjetren. Nga nje ane, PS dhe PDS, ku Gjinushi dje beri thirrje per bashkim dhe nga ana tjeter partite e vogla te majta LSI, PDS dhe PAD qe akuzojne seline roze se ne bashkepunim me PD realizoi nje puc antikushtetues. Dy dite me pare, tre partite e majta politike, LSI, PDS dhe PAD organizuan nje proteste ne sheshin "Skenderbej" me thirrje per te rrezuar paketen e ndryshimeve kushtetuese te votuara me 115 vota ne Kuvend dhe realizimin e nje referendumi popullor kunder tyre.

Mitingu i LSI, duam referendum

Dy dite me pare tre partite e vogla te opozites LSI, PDS dhe PAD organizuan ne sheshin "Skenderbej", mitingun kunder paketes se ndryshimeve kushtetuese. Kreu i LSI-se Ilir Meta dhe kreret e partive te tjera politike akuzuan kryeministrin Sali Berisha se ka kryer atentat kunder kushtetutes dhe vendit. Por kritikat nuk u kursyen dhe per kryetarin e PS-se Edi Rama, mbeshtetesve te te cilit, Meta u beri thirrje te bashkohen me Petro Kocin dhe Luan Memushin. Nderkohe qe turma bertiste "Duam Referendum"!.

Terhiqet Gjinushi, Jo referendumit

Kryetari i PSD-se Skender Gjinushi kritikoi dje tre forcat politike te majta LSI, PDS dhe PAD, se me mitingjet e kerkesat per referendum do demtojne anetaresimin ne NATO dhe BE te Shqiperise. Duke dale kunder strategjise se partive te vogla, Gjinushi beri thirrje qe te mos kete percarje brenda opozites, ne te kundert rrezikohet fitorja e se majtes ne zgjedhjet parlamentare te 2009-tes. Gjinushi theksoi se referendumi dhe protestat nuk jane rruga e duhur per te kundershtuar ndryshimet kushtetuese.

Gjinushi, njeri i polemikes

Kryetari i PSD, Gjinushi eshte shquar shpesh si njeri i polemikave. Polemikat me te theksuara kane qene me ish-kryetarin socialist Nano, perplasja me te cilin solli deri dhe largimin nga kabineti qeveritar, per shkak te "oreksit" me te madh per poste. Por nuk i reshti sulmet ndaj tij cdo fushate, duke marre per shkak te ketij presioni jo pak mbeshtetje nga PS e perkthyer ne deputete dhe njesi vendore. Dalja ne skene e LSI-se, beri qe Gjinushi ta akuzonte Meten me argumentin se solli Berishen ne pushtet. Dhe pas zgjedhjeve, Gjinushi u pozicionua kunder Metes, madje ishte kunder perfshirjes se tij ne koalicionin e majte. Nderkohe polemikat vijojne serish me te ne distance.

Ideja e Federates

Kreu i PSD-se ka qene promotori i krijimit te Federates se majtes qe vitin 2006. Sipas tij, bashkimi i partive te majta duhet te behet nepermjet Federates ku secila parti te kete fizionomine e vet brenda saj. Por kjo ide u kundershtua menjehere nga kreu i LSI-se Ilir Meta, i cili e konsideroi se eshte ende heret per nje rigrupim te se majtes ne kete menyre. Me tone me te zbutura me vone, kunder saj u shpreh dhe kreu socialist Edi Rama, ndaj mbeti vetem nje propozim ne sirtar.






Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika