PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Skafet, sot votimi per qarkullim


E Hene, 12 Maj 2008

Kuvendi pritet te votoje sot mbi nismen e kryetarit te PAD-se Neritan Ceka per shfuqizimin e moratoriumit per mjetet motorike lundruese, nje vit para afatit. Deputetet e kaheve te ndryshme politike nuk kane kundershtuar deri me sot propozimin, qe i hap rruge lundrimit te mjeteve ne ujerat shqiptare pas dy vjetesh pezullimi. Nisma e Cekes eshte perfshire ne kalendarin e punes e pritet qe te marre votat ne seancen e sotme, nese politika do te kete vullnetin ta kaloje ate. Duke theksuar nevoje per zhvillimin e turizmit normal dhe biznesit qe lidhet me mjetet turistike te lundrimit, Ceka sugjeron se eshte e domosdoshme shfuqizimi i ketij memorandumi, per t'u rivendosur qytetareve shqiptare te drejten per te perdorur mjete lundrimi. Sipas tij, ligji qe ndalon lundrimin e mjeteve motorike i miratuar ne prill te vitit 2006 e ka arritur tashme qellimin e tij per ndalimin e trafikut te qenieve njerezore nepermjet mjeteve lundruese. "Eshte kufizuar ne maksimum trafiku ilegal nepermjet Adriatikut me keto mjete dhe kontrolli i lundrimit nepermjet institucioneve dhe strukturave shteterore te ngarkuara me kete detyre eshte persosur", thekson Ceka ne nismen ligjore dorezuar ne Kuvend, duke kerkuar shfuqizimin e moratoriumit.

Kerkeses se aleancistit pritet t'i bashkohen shume deputete te tjere, jo vetem te opozites por edhe aleate te djathte te cilet qe dy vjet me pare jane shprehur kunder ne Kuvend, gjate votimit te ligjit. Aleatet e PD-se ne pushtet e kane kundershtuar qe ne fillim moratoriumin si te panevojshem e ne dem te biznesit vendas. Ndaj vota e tyre ne Kuvend pritet te jete pro heqjes se ndalimit te lundrimit te mjeteve me motor ne ujrat shqiptare. Ligji per "Shpalljen e moratoriumit per mjetet motorike lundruese" u votua ne 3 prill 2006. Ai ndaloi kategorikisht qe per tre vjet ne ujerat shqiptare te lundrojne mjete me motor. Zyrtarisht moratoriumi qe ndalon lundrimin e mjeteve motorike ne ujerat Shqiptare, humb fuqine ligjore ne 3 prill 2009.

Ndeshkimi

Nga votimi ne Kuvend i ligjit per "Shpalljen e moratoriumit per mjetet motorike lundruese ne Republiken e Shqiperise", dy vjet me pare u preken reth 2000 shqiptare te cilet zoteronin mjete te tilla per turizem apo qef. Kryeministri Sali Berisha argumentoi gjate votimit te ligjit, se eshte i domosdoshem per te ndaluar trafiqet e paligjshme pasi Shqiperia nuk mund te kontrolloje si duhet levizjet dhe trafikun me kapacitetet qe ka. Ai premtoi dhe liberalizim te vizave.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika