 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Pensioni i reduktuar, si perfitohet
E Hene, 12 Maj 2008
Te gjithe ata persona qe kane plotesuar 35 vite pune dhe kane mbushur moshen 62 vjec, tashme mund te marrin pension pleqerie, por te reduktuar. Kjo zgjidhje eshte menduar qe t'u ofrohet, burrave qe kane mbushur moshen 62 vjec si dhe grave qe jane 57 vjec. Por gjithmone te gjithe keta persona duhet te plotesojne patjeter vitet e nevojshme te punes, ne menyre qe te mund te marrin kete mase pensioni.
Personat qe deshirojne te perfitojne kete lloj pensioni, kane edhe nje penalitet. Keshtu, ata ne rast se e marrin kete pagese, atehere ajo gjate gjithe kohes do te jete e reduktuar, pra edhe ne rast se mbushin moshen e nevojshme per te perfituar pension te plote pleqerie, ai do te vazhdoje te jete i reduktuar. Sipas ligjit, te gjithe pensionistet qe dalin ne pension te reduktuar, do humbasin 0,6 per qind te vleres se pensionit te tyre. Kjo vlere do te llogaritet ne baze te moshes, pra pjesa e paplotesuar e moshes do te shumezohet me kete koeficient per te perllogaritur me pas masen e perfitimit. Keshtu, ne rast se nje person del ne pension ne moshen 63 vjec, atehere pjesa e mbetur e muajve qe jane 24, shumezohet me koeficientin 0.6 per qind dhe llogaritet shuma e parave qe do ti zbritet mases se pensionit. Megjithate edhe keta pensioniste, do te mund te perfitojne nga rritjet e ndryshime qe behen me vendim qeverie si dhe indeksimi vjetor qe i behet qe te gjitha kategorive te pensioneve. Zgjedhja e perfitimit te pensionit te reduktuar mund te behet per arsye te ndryshme, megjithate sipas te dhenave rezulton se shumica e perfituesve jane pikerisht ata qe largohen jashte shtetit me familjet e tyre.
Personat qe jane duke plotesuar moshen per te dale ne pension, mund te bejne nje kerkese paraprake prane Agjencisw Lokale tw Sigurimeve Shoqwrore pese muaj para afatit te daljes ne pension. Keshtu gjate kohes qe jane ende duke kryer profesionin dhe marrin rroge, deget e ISSH-se, kane mundesi te shqyrtojne te gjitha dokumentet qe ju duhen dhe te evidentojne mangesite qe mund te kene kerkuesit per te perfituar pension. Kerkesa paraprake paraqitet nga vete personi ose i autorizuari prej tij me prokure te posacme ose nga kujdestari ose nga familjari i tij i identifikuar me dokumentin perkates. Kjo kerkese se bashku me dokumentet paraqitet ne Agjencine Lokale te Sigurimeve Shoqerore (ALSSH) te vendbanimit te personit te interesuar. Personi i interesuar duhet te paraqese edhe certifikaten e lindjes me fotografi, fotokopjen e librezes se punes, fotokopjen e vertetimeve te tjera qe provojne vjetersine ne pune si dhe fotokopjen e librezes se kontributeve te paguara pas 1.1.1994. Nese nuk paraqiten fotokopjet e ketyre dokumenteve, per ata qe nuk i disponojne, procedura do te vijoje mbi bazen e deklarimit te te dhenave nga personi i interesuar. Ne kohen qe i interesuari per pension paraqet kerkesen, informohet me shkrim nga inspektori prites per daten kur i lind e drejta per pension si dhe proceduren qe do ndiqet me dokumentet paraprake. Me pas ALSSH-ja pranon kerkesen me dokumentet e paraqitura si dhe ben regjistrimin e kerkeses ne nje regjister te vecante. Ne regjister shenohet; numri rendor, data e paraqitjes se kerkeses, emri, atesia, mbiemri dhe adresa e plote e kerkuesit. Me dokumentet e kerkuesit krijohet nje dosje dhe ne kapakun e pare te dosjes shenohet numri i kerkeses, emri, atesia, mbiemri dhe adresa e plote e kerkuesit. Ne rastet kur dokumentacioni i periudhes se sigurimit, ndodhet ne Drejtorine Rajonale ku kerkuesi ka qendren e banimit, ALSSH-ja qe pret dokumentet, organizon edhe verifikimin e tyre. Afati i verifikimit ne kete rast do jete 30 dite kalendarike nga data e dorezimit te kerkeses paraprake.
Certifikate lindje me fotografi.
Certifikate e gjendjes familjare.
Kur kerkohet pension si nene me shume femije dhe ne certifikaten familjare nuk figurojne te gjithe femijet, fakti i lindjes, marteses apo vdekjes se tyre provohet me certifikate te vecante lindje, martese ose vdekje.
Libreze pune ose vertetim arkivi.
Vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj.
Vertetim per periudhen e sigurimit leshuar nga zyra e arkivit prane Drejtorise Rajonale te ISSH
Vertetim i vjetersise ne pune ne kooperativat bujqesore per ish anetaret e saj.
Vendim gjykate per njohje vjetersie ne pune.
Vertetim nga dega ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak. Per personat qe perfitojne nga Ligji Nr 7514 date 30.09.1991 "Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike".
Vertetim page qe nga viti 1994 dhe ne vazhdim.
Vertetim tip nga kontributet per te vetepunesuarit.
Vertetim toke ne Kadaster.
Vertetim shkolle per femijet nga 16-18 vjec, si dhe vertetim shkolle per studentet deri ne moshen 25 vjec.
Vertetim komune per ndihme ekonomike .
Vertetim nga tatim-taksat.
Deklarate.
Rritja, sipas kategorive
Rritja e pensioneve per kategorite e ndryshme perfituese do te jete e pershkallezuar ne baze te kategorive perfituese, si dhe rritjeve te meparshme adresuar tek keta te fundit. Keshtu, kategorite do te perfitojne shtese pensioni duke filluar nga masa 5 deri ne 10 per qind. Por kjo e pershkallezuar sipas rritjeve te bera me pare po per keta persona.
Llojet e puneve, ja si ndahen
Llojet e punes ne te cilat kane punuar personat qe deshirojne te perfitojne pensione jane te ndara ne tre kategori sipas te cilave eshte percaktuar mosha si dhe vitet e nevojshme te punes qe te perfitohet kjo pagese. Keshtu, Ne kategorine e pare ne pergjithesi perfshihen punet ne nentoke, ne ish industrite ushtarake, ne ish industrite kimike, aviatoret dhe shkriresit ne metalurgji dhe fonderi. Ne kategorine e dyte, masivisht perfshihen mesuesit dhe pedagoget, ushtaraket me grada, si dhe punet drejtuese she shfrytezuese ne minierat ne siperfaqe, punonjesit e mekanizmave te renda (eskavatoriste, buldozeriste, vinciere). Ndersa ne kategorine e trete futen pergjithesisht nepunesit dhe punonjesit e sherbimit. Per punet e kategorise se pare dhe te dyte, nga vjetersia e punes gjithsej qe kerkohet, 3/4 e saja duhet te jete e kryer ne pune te kategorise se pare dhe te dyte, me perjashtim te personave qe kane punuar ne miniera ne nentoke ose ne punime te tjera te nentokes, te cileve u kerkohet qe 1/2 e periudhes se punes te jete ne keto punime.
Si mund te ankimosh masen e pensionit
Ne rast se nje perfitues nuk eshte dakord me ndonje element te caktimit te pensionit sic eshte shuma e pergjithshme e vjetersise ne pune, masa e pensionit etj. me te drejten qe i jep ligji 7703, ai mund te ankohet per vendimin e zyres se pensioneve ne Komisionin e Apelit te ngritur prane Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore. Sipas specialisteve te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, masa e pensionit, percaktohet nga dokumentacioni qe ndodhet ne dosje. Nese aplikuesi mendon se eshte bere ndonje gabim, ai duhet t'i drejtohet zyrtarisht ISSH-se, ku te parashtrohet ankesa, dhe te jepen te dhena konkrete, si emri, mbiemri, numri i librezes se pensionit dhe rrethin ku eshte caktuar pensioni. Pas kontrollit te dosjes se pensionit, aplikuesi do te marre nje pergjigje te hollesishme si eshte vepruar per caktimin e mases se pensionit. Nese merr pergjigje negative nga ky Komision ai ka te drejte te ankohet prane Komisionit Qendror te Apelit qe eshte ngritur prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Nderkohe, ankesat e zgjidhura ne menyre te pafavorshme behen ne gjykate, nga e cila ceshtja zgjidhet perfundimisht se cila nga palet do te fitoje te drejten mbi ankesen e bere.
Skeme e re pensionesh
Se shpejti pensionet ne vendin tone do te funksionojne sipas nje skeme te re. Sipas funksionimit te kesaj skeme, sistemi i pensioneve do te ndahet ne tre kolona, e para eshte skema e kontribute te detyrueshme- pensione te caktuara, e dyta eshte ajo e kontributeve te detyrueshme qe administrohet nga skemat e pensioneve private dhe e treta eshte skema e pensioneve private qe financohet nga kontributet vullnetare
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Te jetosh ne Itali dhe te sigurohesh ne Shqiperi
- Legalizimet, tokat e lira ne proces te dyte
- Koeficientet ne shkolla pa formularin A2
- Shkollat, femijet te rrezikuar nga aksidentet
- Ndotja nga guroret, gjoba dhe bllokime
- "Albpetrol", zhdemtim financiar fermereve
- Gabimet mjekesore, spitalet fshijne te dhenat
- Thereksa: S'plotesojme pacientet me dialize
- Spitali Ushtarak, s'ka ambiente per perballimin e rasteve
- Konkurrenca e padrejte, qindra taksi ne proteste
- Geva e urise, rendohet gjendja e grave
- Perurohet rruga, korsi per mjete te vecanta
- Fiera del Levante, celet me 20 maj
- Zyrtare, Ndoka kerkon shkarkimin e Mati Pepes
- Mjeket e ORL-se ne mbrojtje te Hoxhallarit
|
|