PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Dy grabitjet e para te

Dy grabitjet e para te "Hakmarrjes...", 500 milione leke


E Hene, 12 Maj 2008

Vjedhja e pare e bujshme qe i eshte faturuar grupit te ashtuquajtur "Hakmarrja per Drejtesi", nga ka marre dhe emrin dosja, i perket Bankes se Kursimeve Tirane, ne Bulevardin "Zogu i Pare", me 29 janar te vitit 1993. Ne kete ngjarje sipas hetimeve ka qene i perfshire edhe Leart Shyti, kurse organizator identifikohet vellai i tij Oriku. Grabitja e mbi 30 milione lekeve te reja, ne valute dollaresh kryesisht ka patur si pjese edhe Nikolin Novruzajn, Gentian Caken, Kreshnik Spahiun dhe Igli Shullazin. Ky i fundit ka rivjedhur leket e shokeve duke percare grupin, ndersa perfundoi i vdekur me pas dhe dosja ne ngarkim te tij u pushua. Nga grupi sipas prokurorise eshte larguar per dy vjet Nikolin Novruzaj. Nderkohe qe nje vit me pas, ne muajin gusht 1994 do te grabitej me dhune edhe karburanti "Shkumbini", prane Ktheses se Kamzes. Rojet jane ndjere nen kercenimin e armeve, ndersa nga kasaforta jane "perlare" rreth 10 milione leke te reja ne valuta te ndryshme. Gjate ngjarjes i dyshuari Altin Arapi can doren ne momentin qe thyen xhamin e deres.



Vjedhja e Bankes se Kursimeve Tirane

...Ne muajin Janar te vitit 1993, te pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti, Nikolin Novruzaj, Gentian Caka dhe Kreshnik Spahiu, si dhe shoku i tyre shtetasi Igli Shullazi, kane vendosur per te vjedhur Degen e Bankes se Kursimeve qe ndodhej ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, ne pjesen e tij midis qendres dhe stacionit i trenit, (sot Bulevardi Zogu i Pare) te qytetit te Tiranes. Te pandehurit kane studiuar fillimisht veprimet qe kryheshin ne Banke, oraret e tyre, levizjet e njerezve, etj. Kryesisht me kete pune jane marre te pandehurit Nikolin dhe Leart, si dhe Igli Shullazi. Gjate kesaj kohe i pandehuri Leart, ndodhej ne Tirane, mbasi kishte marre leje nga reparti ushtarak ku kryente sherbimin e detyrueshem, se bashku edhe me te pandehurin Gentian Caka. Ky i fundit ka ardhur ne Tirane, rreth nje apo dy dite me perpara se te realizohej vjedhja, mbasi edhe ai kishte marre leje per t'u larguar nga reparti. Ne daten 29.01.1993, rreth ores 12.00, te gjithe te pandehurit dhe Igli Shullazi, kane hipur ne nje autoveture tip "Audi 100", me ngjyre gri, te cilit i kishin hequr targat dhe jane nisur ne drejtim te bankes, duke kaluar nga pjesa mbrapa asaj, ku ndodhet cirku. Automjetin e kane ndaluar ne afersi te cirkut dhe ne automjet kane qendruar te pandehurit Orik dhe Kreshnik. Ndersa te pandehurit Leart, Nikolin, Gentian dhe Igli Shullazi kane zbritur nga automjeti dhe jane drejtuar per tek banka. Tre te pandehurit kane qene te armatosur me arme te tipit pistolete, ndersa Shullazi kishte me vete nje thike dhe te gjithe ishin te maskuar me maska dhe paruke.

Mbasi kane hyre brenda ne ambientet e bankes, te pandehurit Nikolin dhe Gentian kane kapercyer banakun dhe kane shkuar tek kasaforta. Ndersa Igli Shullazi ka qendruar tek dera e jashtme dhe i pandehuri Leart me pistolete ne dore ka qendruar me perpara tij, ne ambientin e brendshem te bankes. Ai u ka drejtuar pistoleten personave te pranishem, me qellim qe te neutralizonte ndonje reagim te mundshem te tyre. Te pandehurit Nikolin dhe Gentian, me shpejtesi kane marre nga kasaforta e cila ndodhej e hapur per nevoja sherbimi, sasi te ndryshme valutash me nje vlere te pergjithshme prej 306.457 USD ose rreth 30 milion leke, te cilat i kane futur ne nje qese te zeze dhe me shpejtesi qe te kater jane larguar nga bnka, duke kaluar nga prapa saj per te shkuar tek vendi ku ndodhej autovetura dhe ku i prisnin te pandehurit Orik dhe Kreshnik. Hipur ne autoveturen tip "Audi 100", me ngjyre gri, qe te gjithe jane larguar duke kaluar neper rrugica. Kane dale fillimisht ne Rrugen e Durresit, e me pas ne Rrugen e Kavajes, per te perfunduar ne banesen e te pandehurve Orik dhe Leart. Armet, paruket dhe parate e vjedhura i kane lene ne bodrumin e pallatit, ku ndodhet banesa e mesiperme. Ne mbremje kane marre sasine e parave dhe e kane futur ne nje barake, e cila ishte e gjyshit te te pandehurit Kreshnik.

Fakti i sulmit te Deges se Bankes se Kursimeve, nga kater persona te armatosur, me pasoje vjedhjen e parave qe ndodheshin ne kete dege, u provua nga shpjegimet e deshmitareve, Petrika Axha, Ilirjana Boraj, Valter Kurti dhe Majlinda Shero. Keta deshmitare dhane shpjegime ne lidhje me momentin kohor te ndodhjes se ngjarjes, numrit te personave, veprimeve te kryera prej tyre, faktit qe ishin te armatosur me arme zjarri dhe te maskuar me paruke, faktin qe nga e folura duhej te ishin nga Vlora, etj.

Vlere parave te vjedhura, ne shumen prej 306.457 USD ose rreth 30 milion leke, u provua nga procesverbali mbi kontrollin e ushtruar per gjendjen e arkes ne valute, i dates 29.01.1993, i cili eshte perpiluar nga komisioni i ngritur per kete qellim. Fakti kriminal pohohet sikurse u pershkrua me siper, nga deklarimet e te pandehurve Kreshnik Spahiu, Leart Shyti dhe Nikolin Novruzaj, te cilet kane shpjeguar ne menyre te hollesishme menyren se si kane studiuar banken qe do te vidhnin, menyren se si kane shkuar atje dhe mjetin qe kane perdorur. Nga theniet e tyre rezulton implikimi ne kuadrin e bashkepunimit per kryerjen e ketij episodi kriminal te te pandehurve Orik Shyti, Kreshnik Spahiu, Leart Shyti, Gentian Caka dhe Nikolin Novruzaj. Elementet mbeshtetes te pohimeve te te bashkepandehurve ne te njejtin procedim, po i paraqitim ne vijim:

Te pandehurit Kreshnik Spahiu, Leart Shyti dhe Nikolin Novruzaj, kane shpjeguar se tek banka kane shkuar te pandehurit Leart, Nikolin dhe Gentian, si dhe shtetasi Igli Shullazi, ndersa te pandehurit Orik dhe Kreshnik kane ndejtur tek autovetura tip "Audi 100", me ngjyre gri, e cila ishte parkuar afer cirkut. Mandej te pandehurit Leart dhe Nikolin, kane shpjeguar se te pandehurit Nikolin dhe Gentian, kane kaluar banakun dhe kane shkuar tek kasaforta ku kane marre parate. Ndersa Igli Shullazi dhe i pandehuri Leart Shyti, kane qendruar perkatesisht tek dera e jashtme dhe tek pjesa ku qendrojne klientet. Deshmitari Veliko Qerimi ka shpjeguar se kete autoveture ia kishte sjelle i pandehuri Gezim Gjoni. Te pandehurit Kreshnik Spahiu, Leart Shyti dhe Nikolin Novruzaj, kane shpjeguar se parate u futen ne nje qese plasmasi me ngjyre te zeze. Te pandehurit kane shpjeguar se ata kane perdorur tri paruke, ndersa i pandehuri Nikolin, i cili sikurse u permend me siper eshte nje nga dy persona qe veproi si ekzekutor tek kasaforta, kishte vendosur nje "berete te zeze". Mosmarreveshjet lidhur me ndarjen e parave te vjedhura (rivjedhja e tyre nga Igli Shullazi), sipas deklarimeve te besueshme te te bashkepandehurve, kane krijuar qejfmbetje ne gjirin e grupit kriminal. Shpjegohet qarte meria e te pandehurit Nikolin Novruzi dhe largimi i tij nga grupi per nje periudhe kohore gati dyvjecare. Ky fakt qe mbeshtet besueshmerine e thenieve te te bashkepandehurve, rezulton nga evoluimi i metejshem i aktivitetit kriminal te grupit. I pandehuri Nikolin Novruzaj nuk thirret dhe nuk merr pjese ne 4 ngjarje te njepasnjeshme. Ndaj shtetasit Igli Shullazi, nuk eshte proceduar penalisht, mbasi ai ka vdekur, fakt qe konfirmohet nga certifikata e tij e vdekjes, me nr.11-44 regj., e leshuar ne daten 20.02.2004, nga zyra e gjendjes civile nr. 7, Tirane.



Vjedhja me dhune e karburantit "Shkumbini Petrol"

Ne fillim te muajit Gusht 1994, i pandehuri Kreshnik kishte marre vesh nga shtetasi Artan Hoti, djali i ekonomistit te firmes "Shkumbini" sh.p.k, i cili banonte tek "Shallvaret", prane kioskes te te pandehurit Kreshnik, se ne piken e funizmimit te karburanteve "Shkumbini", e cila ndodhej ne rrugen Tirane-Durres, perballe fabrikes se "Coca-Cola"-s, furnizoheshin nje numer i madh makinash qe vinin nga veriu i Shqiperise dhe per pasoje kishte nje xhiro ditore mjaft te madhe. I pandehuri Kreshnik e ka diskutuar kete fakt me te pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti dhe Altin Arapi. Nga te dhenat e marra per kete pike, u rezultonte se xhiroja ditore qe bente kjo pike ishte ne shumen e mbi 100.000 dollareve. Me qellim realizimin e vjedhjes se parave te xhiros te kesaj pike, te pandehurit Kreshnik Spahiu, Orik Shyti, Altin Arapi dhe Leart Shyti, vendosen te vezhgonin nga afer piken e karburantit "Shkumbini" duke shkuar vete me mjetet e tyre per t'u furnizuar tek kjo pike furnizimi me karburant. Ne daten 11.08.1994, pasi kishin pare se xhiroja e asaj dite kishte qene e madhe, kane vendosur qe vjedhjen ta realizonin ne mbremjen e asaj dite. Per kete qellim, rreth ores 01.00, te dates 12.08.1994, te pandehurit Altin Arapi, Orik Shyti, Leart Shyti dhe Kreshnik Spahiu me mjetin tip "Alfa Romeo", te ciles i kishin vendosur targat TR 3223 B, kane shkuar tek pika e karburantit "Shkumbini". Te pandehurit ishin te armatosur me arme zjarri dhe te maskuar me maska dhe paruke, ndersa persa i perket veshjeve i pandehuri Leart Shyti ishte i veshur me kostumin e gjuetise, me lara, si te forcave ushtarake te zbulimit, i pandehuri Kreshnik me tuta sportive ndersa te pandehurit Orik dhe Altin me veshje te zakonshme. Te pandehurit duke ardhur nga drejtimi i qytetit te Durresit per ne Tirane, jane futur ne territorn e pikes se karburantit, kane ndaluar automjetin e tyre midis distributoreve dhe para deres se zyrave. Ne kete moment, rojet deshmitaret Osman Nozlli dhe Vladimir Kondakciu, ndodheshin te shtrire brenda ne dhomen e personelit, ndersa deshmitari Ylli Sinani ka dale perpara duke kujtuar se mjeti qe u fut ne territorin e pikes, do te furnizohej me karburant. Menjehere nje nga te pandehurit i ka drejtuar armen deshmitarit Ylli Sinani duke e detyruar te futet brenda ne korridorin e nderteses, ku ndodheshin edhe deshmitaret Osman Nozlli dhe Vladimir Kondakciu.

Pasi u kane drejtuar armet dhe ketyre te fundit, te pandehurit u kane kerkuar celesat e kosafortes, e cila ishte ne zyren e drejtorit. Ne kushtet kur rojet nuk kishin celesat e kasafortes dhe zyres ku ajo ndodhej, i pandehuri Altin Arapi ka thyer xhamin e deres dhe ka kaluar brenda ne zyren ku ishte kasaforta. Ne kete moment ai eshte prere nga xhami i deres, ne pjesen e parakrahut te dores se majte. Meqenese kasaforta ishte e mbyllur, i pandehuri ka kerkuar ndihmen e te pandehurve te tjere dhe te rojeve duke i detyruar keta te fundit te ndihmonin derisa se bashku kane ngarkuar kasaforten ne bagazhin e mjetit te cilin e kishin lene te hapur. Me te ngarkuar kasaforten, brenda te ciles ndodhej nje sasi prej 2,6 milion leke, 826 USD, 1245 DM, 111.000 LIT, 38.000 DRH dhe 10 SFR, te pandehurit jane larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te qytetit te Tiranes. Te pandehurit e kane cuar kasaforten fillimisht tek banesa e xhaxhait te te pandehurit Kreshnik dhe te nesermen e kane hapur me mjete te posacme. Po te nesermen, prane ne daten 12.08.1994, rreth ores 24.00, i pandehuri Altin Arapi ka shkuar per t'u mjekur tek ugjenca e Spitalit Ushtarak Tirane. Fakti i sulmit te pikes se furnizmimit me kaburante "Shkumbini" sh.p.k., nga kater persona te armatosur, provohet nga deshmitaret Ylli Sinani, Vladimir Kondakci, dhe Osman Nozlli. Procesverbali i keqyrjes se vendit te ngjarjes, date 12.08.1994 se bashku me skicen dhe tabelen fotografike, evidenton faktin se ne njeren dhome gjenden te shperndara ne menyre te crregullt, disa karmonedha me prerje 2x500, 7x200, 17x100 dhe 11x50 leke, faktin se xhami i deres se dhomes eshte i thyer plotesisht, i coptuar dhe i shperndare ne menyre te crregullt, nga ana e jashtme dhe e brendshme e deres, si dhe faktin qe mbi dyshemene e dhomes dhe te korridorit verehen njolla e pika te kuqe si te gjakut te shperndara ne menyre te crregullt. Ne teresi, nga theniet e tyre rezulton implikimi ne kuadrin e bashkepunimit per kryerjen e ketij episodi kriminal te te pandehurve Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti dhe Kreshnik Spahiu.



300 Milione leke te vjetra kane arritur te grabisin gjashte te dyshuarit gjate goditjes se tyre te pare ne renditjen kronologjike te 18 episodeve per te cilat akuzohen. Objekt ka qene Banka e Kursimeev Tirane



100 Milione leke te vjetra jane grabitur me arme nga kasaforta e karburantit "Shkumbini" prane Ktheses se Kamzes Tirane, qe shenon edhe vjedhjen e dyte me te bujshme te grupit "Hakmarrja per Drejtesi"



25 Milione leke kane arritur te grabisin nga Banka e Vlores kater te dyshuarit e "Hakmarrjes...", te cilet sipas hetimeve te kohes kane rrezikuar edhe arrestimin ne flagrance pas ndjekies se policise



Vjedhja e Bankes Tirane

Orik Shyti

Leart Shyti

Nikolin Novruzaj

Gentian Caka

Kreshnik Spahiu

Igli Shullazi



Vjedhja e karburant "Shkumbini"

Altin Arapi

Orik Shyti

Leart Shyti

Kreshnik Spahiu



Vjedhja e bankes Vlore

Orik Shyti

Altin Arapi

Leart Shyti

Nikolin Novruzaj

Enkeledi Agaj


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika