Harem me minorene, pranga dy shqiptareve
E Hene, 12 Maj 2008
Dy shqiptare jane arrestuar pas nje operacioni te bujshem te policise italiane ne qytetin e Albes, pasi akuzohen per shfrytezim te gjashte vajzave per prostitucion. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga burimet zyrtare te karabinierise, sipas te cilave dy te rinjte, me iniciale M. S., dhe tjetri 29 vjec me iniciale G. P., 26 vjec, jane arrestuar pasi ishin tutore te gjashte vajzave shqiptare. Denoncimi ishte bere nga nje prej viktimave, qe sipas policise ka mundur te shkeputet nga grupi. Dy te rinjte kishin vite qe jetonin ne Itali, dhe nga policia kishin pasur disa here raportime ne lidhje me aktivitetin, per disa ngjarje te vogla. Nderkaq qe operacioni kishte nisur disa kohe me pare kur policia kishte filluar hetimet duke mbajtur nen vezhgim te dyshuarit, ndersa nje vajze siguronte nga 50-200 euro per cdo klient dhe leket ua jepnin tutoreve te tyre.
Karabinieret e qytetit te Albes ne Itali, kane perfunduar gjate nates se dy diteve me pare nje operacion kunder shfrytezimit te qenieve njerezore. Te arrestuar jane dy shqiptaret njeri 29 vjec me iniciale M. S., dhe tjetri 26 vjec me iniciale G. P. I pari akuzohet per shfrytezim prostitucioni te minoreneve, ndersa i dyti per shfrytezim te qenieve njerezore dhe per trafik klandestinesh dhe armembajtjes pa leje. Prej disa muajsh policia ishte ne gjurmet e tyre, duke u terhequr nga makinat luksoze, nje "Mercedes Benz" dhe nje "Alfa Romeo". Gjate hetimeve kishte rezultuar se ata kishin nxjerre ne rruge 6 prostituta, te moshave nga 17 deri 22 vjece, te gjitha shqiptare. Mes vajzave 3 ishin te komunitetit rom. Ato sipas te dhenave te policies, prostituonin cdo nate ne vendin e Albes dhe ne menyre te vecante ne Piana Biglini, Vittoria e Pocapaglia. Dy tutoret shqiptare sapo i linin vajzat ne vendin e punes, qarkullonin ne zone me makinat e tyre per te vezhguar dhe per te evituar ndonje problem qe mund te lindte me ndonje "klient" te prostitutave, nese ndonjeri nuk paguante. Por edhe per te eliminuar konkurrencen dhe "ambientin perreth" tyre, nese vinte ndonje tjeter prostitute, e per kete arsye ata ishin edhe te armatosur me thika.
Vajzat ishin te kercenuara per te punuar sa me shume dhe per t'u dhene atyre nje pjese te fitimeve. Te arrestuarit ndodhen ne burg dhe u jane sekuestruar automjetet. Ndersa per njeren nga vajzat shqiptare te shfrytezuara, e cila rezulton pa dokumente, policia ka pergatitur pezullimin nga Italia, duke e rikthyer serish ne Shqiperi.
Vajzat: Shkonim me 6 kliente cdo dite
Gjashte vajzat te cilat kishin kohe qe dilnin ne rruge, shkonim me disa kliente ne dite duke marre nga 50 deri ne 200 euro, ku shumicen e parave e merrnin dy te rinjte shqiptare qe jane vene ne pranga. Ato kane treguar ne polici se ishin te detyruara qe te kishin marredhenie seksuale me 5-6 kliente secila brenda dites. Por shumica e parave qe ata fitonin shkonin per llogari te tutoreve te tyre. Nderkohe qe ato mbanin para vetem per te jetuar, per te ngrene buke dhe per te blere rroba, qe te dilnin sa me mire ne rruge.
Perg: A.Cena