Detyra te veshtira shtepie per Dinamon dhe Partizanin
E Shtune, 10 Maj 2008
Java e 31-te e superliges e ben gjithmone e me te ethshme kete te shtune. Kryesuesit e Dinamos do te presin Besen, qe pas humbjes se nje jave me pare me Partizanin rrezikojne seriozisht zonen e Kupes Intertoto. Po aq e veshtire duket edhe perballja e djemve te Likes. Partizani pret nje Vllazni ne top forme, qe pas fitimit te Kupes se Shqiperise, nuk do te ngurroje t'u punoje ndonje rreng te kuqve. Si Dinamo, ashtu edhe Partizani shpresoje te fitojne ne perballjen e tyre dhe te shohin kundershtarin qe le pike ne takimin tjeter. Per takimin Dinamo-Besa eshte caktuar gjyqtari nderkombetar, Jareci, ndersa ne Partizani-Vllaznia do te jete Sopiani. Edhe ne fund te renditjes parashikohen perplasje te forta. Beselidhja, Teuta e Kastrioti do te kene perballe respektivisht Tiranen, Elbasanin dhe Shkumbinin. Nga trioja e fund tabeles, me e favorizuar duket Beselidhja qe do te kete perpara nje Tirane te "plagosur", por edhe Kastrioti qe ndeshet me nje Shkumbin ne zonen e qete. Ndersa Teuta e ka me te veshtire, pasi perballet me nje ekip, Elbasanin, qe pretendon zonen Intertoto.