PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fortuzi, "Zogu" le fluturimin


E Shtune, 10 Maj 2008

Jeton Selimi

"Kishte ardhur momenti qe te thosha mjaft". Indrit Fortuzi flet shtruar, pa emocione te teperta. Dukej sheshit se "Zogu" e kishte ndare mendjen te mos fluturonte me. Dukej sheshit se mjeshtri i driblimeve dhe lojtari me i frikshem shqiptar ne zonen e rreptesise nuk do te vishte me kurre kepucet e futbollistit. Te jetosh prane kampionatit shqiptar pa magjine e Fortuzit do te jete e veshtire. Por, per ta kujtuar nuk do te jete e veshtire. Ka shenuar shume, vertet shume.

"Ua kam komunikuar vendimin e terheqjes sime nga futbolli donatoreve te Tiranes. Ata shprehen keqardhjen per kete vendimin tim, por tashme eshte dicka e vendosur. Prej 2-3 muajsh po bluaja kete vendim, te cilin e mora sot (dje). Me mire te largohem ne kete moment, sesa kur forma fizike te me tradhtonte", deklaroi Fortuzi ne konferencen per shtyp te organizuar ne ambientet e "Tirana International Hotel". "Dua te sqaroj dicka. Une nuk po e le pikerisht ne kete moment futbollin, pasi Tirana ka nevoje per mua edhe ne keto dy-tre jave, sepse skuadra ka probleme edhe ne plotesimin e numrit te lojtareve per nje ndeshje. Kam vendosur qe ne ndeshjen me Teuten te zbres per here te fundit ne fushen e blerte, perpara tifozerise sime", tregon "Zogu" planet e aferta te tij. Por edhe objektivat e se ardhmes nuk jane edhe aq larg. Tashme qe Fortuzi nuk do te jete me nje lojtar i Tiranes, padyshim qe klubi bardheblu do t'i ofroje nje vend ne stafin e tij lojtarit me te adhuruar nga tifozeria gjate 15 viteve te fundit. "Ne kam menduar te marr nje detyre si pjesetar i stafit te Tirana? Nuk do t'i thosha jo nje propozimi te tille. Tirana eshte jeta ime", vazhdon sulmuesi bardheblu. Ne fund, "Zogu" leshon prononcimin e tij te fundit dje. Kushdo qe mendon se Fortuzi do ta rimendoje vendimin e tij, e ka gabim. "Nuk do te kthehem me. S'do te kete kthemendje".

20 ndeshje dhe 2 gola me Kombetaren

Me fanellen e Kombetares, Indrit Fortuzi luajti ne 20 ndeshje zyrtare dhe miqesore, ku shenoi dy gola: nje gol kunder Kosoves, me 14 shkurt 1993, kur perfaqesuesja jone fitoi 3-1 ne miqesoren (jo te njohur nga FIFA) dhe nje gol me penallti kunder Finlandes (1-1) ne turneun e Bahrejnit, kur ekipi yne drejtohej nga Demollari. Gjate aktivizimeve te tij me kuqezinjte, Fortuzi ka punuar me pese trajnere: Bejkush Bircen, Neptun Bajkon, Astrit Hafizin, Medin Zhegen dhe Sulejman Demollarin. Ne vitin 1992 ben debutimin e tij kunder Letonise (1-1), ndersa ne 7 janar 2002, luan takimin e fundit kunder Finlandes (1-1)








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika