 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Liban, Hezbollah merr nen kontroll kryeqytetin
E Shtune, 10 Maj 2008
Luftime te ashpra u zhvilluan oret e fundit mes hezbollaheve dhe forcave te qeverise ne Bejrut, duke perfunduar me pushtimin e pjeses me te madhe te kryeqytetit, nga organizata qe cilesohet si terroriste. Zyrtare te Bejrutit deklaruan dje pasdite se luftimet u nderprene, pasi hezbollahet moren nen kontroll pjesen perendimore te kryeqytetit. "Nuk ka me luftime sepse askush nuk u ben balle luftetareve te opozites", deklaroi nje zedhenes i sigurise se brendshme kombetare. Ai pohoi se ushtria dhe forcat e sigurise se brendshme jane dislokuar tashme ne zonat e kontrolluara nga hezbollahet.
Incidentet e renda erdhen si perpjekje e opozites hezbollahe per te shtene ne dore me force pushtetin qendror. Ne kete menyre, qeveria sunite e Libanit, eshte bllokuar ne beteja politike dhe luftime me arme nga levizja opozitare e udhehequr nga Hezbollahu. Nje levizje, qe mbeshtetet nga Irani dhe Siria.
Pas perfundimit te luftimeve, dolen dhe te dhenat e para mbi pasojat. Te pakten 14 te vdekur dhe 30 te plagosur, jane shifrat e para. "Gjate luftimeve mes ithtareve te armatosur te opozites se drejtuar nga Hezbollahet dhe te qeverise pro-perendimore, hezbollahet duket se ia kane dale mbane qe te fusin nen kontroll pjesen me te madhe te kryeqytetit", kumtuan zyrtare ne Liban nga Komiteti Nderkombetar i Kryqit te Kuq (CICR). Ata detajuan se milicet shiite te levizjes Hezbollah pushtuan edhe godinen e televizionit proqeveritar dhe i detyruan punonjesit te ndryshojne lajmet dhe raportet. CICR leshoi apelin se "u kerkon pjesemarresve ne luftime te lejojne personelin mjekesor dhe humanitar te bejne punen e tyre dhe t'u japin ndihmen te plagosurve". Organizata hu7manitare kerkoi qe personeli dhe makinat e tyre te mbrohen nga aktet e dhunes.
Sakaq, luftimet qe filluan ne kryeqytetin Bejrut u perhapen me vone edhe ne pjese te tjera te vendit. Luftimet plasen per shkak te nje vendimi te qeverise per te nderprere nje rrjet telefonik privat te Hezbollahut. Sekretari i Pergjithshem i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, e vleresoi vendimin, si shpallje lufte kunder Hezbollahut.
Ne lidhje me krizen eshte vene ne levizje edhe diplomacia. Arabia Saudite, mbeshtetese e rendesishme e qeverise libaneze, beri thirrje mbreme per nje takim urgjent te ministrave te Jashtem arabe per te diskutuar mbi krizen ne Liban. Arabia Saudite eshte mbeshtetese e fuqishme e qeverise sunite te Libanit, qe eshte bllokuar ne beteja politike dhe luftime me arme me nje levizje opozitare te udhehequr nga Hezbollahu, qe nga ana tjeter mbeshtetet nga Irani dhe Siria.
Kaosi, nis ikja e te huajve
Qeveria britanike keshilloi dje te shmangen te gjitha udhetimet ne Liban, ku grupi Hezbollah, i perkrahur nga Irani, mori kontrollin e pjeses myslimane te Bejrutit. "Ju keshillojme te shmangni te gjitha udhetimet ne Liban", njoftoi Ministria e Jashtme ne faqen e saj te internetit. Te pakten 11 persona jane vrare dhe 30 te tjere jane plagosur ne tre dite perleshje midis personave te armatosur pro-qeveri dhe luftetareve besnike ndaj Hezbollahut, nje levizje politike shiite me nje ushtri te fuqishme guerilje.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|