PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Policia, ndjekje penale per 28 klandestine


E Shtune, 10 Maj 2008

Gjirokaster - Efektivat e Policise Kufitare dhe Migracionit ne Qarkun e Gjirokastres kane cuar per ndjekje penale 28 persona, te cilet jane ndaluar ne tentative per te hyre ilegalisht ne shtetin fqinje, Greqi. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine Rajonale te Policise Kufitare, "behet fjale per nisjen e procedimit penal per nje grup personash, te cilet jane ndaluar nga efektivat e kufirit ne tentative per te hyre pa dokumente ne shtetin grek". 28 klandestinet jane ndaluar nga efektivat e policise kufitare ne periudha te ndryshme gjate muajit prill 2008 pergjate vijes se gjelber te kufirit mes Shqiperise dhe Greqise. Ne skedat e policise, ata rezultojne te kthyer mbrapsht ne me shume se tri here gjate perpjekjeve per te kaluar kufirin me Greqine.

B.K






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika