Grinden ne lokal, terror familjes me kallash
E Shtune, 10 Maj 2008
Elbasan - Nje 35-vjecar, nga fshati Xibrake, i komunes Shales, ne rrethin e Elbasanit, dyshohet se ka terrorizuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme nje familje me "kallash". Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Elbasanit bene te ditur se Blerim Baha eshte shpallur ne kerkim, nen akuzen e kanosjes me arme zjarri. Burime nga uniformat blu pohuan se 35-vjecari, pas nje grindjeje per motive banale ne lokalin e fshatit, ka terrorizuar familjen e kundershtarit L. Baha me arme ne dore, duke i kerkuar te dilte nga shtepia. Policia e Elbasanit eshte duke kerkuar neper kodrat e Xibrakes, vend ku mendohet se qendron i fshehur Blerim Baha, i cili mendohet te jete ende i armatosur.
F.S