PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vrasja e biznesmenit, shoqerohen 5 persona


E Shtune, 10 Maj 2008

Hetimet ne lidhje me vrasjen e biznesmenit Ismet Saliko, duket se kane marre nje rrjedhe te re. Burime jozyrtare nga Policia e Fierit bene te ditur se jane shoqeruar dhe jane marre ne pyetje, ne prani te prokurorit Perparim Vukaj, pese persona, te cilet kane lidhje krushqie me njeri-tjetrin. Tre prej tyre jane nga fshati Rrerez i Beratit dhe dy te tjera nga fshati Panaor, i Mallakastres. Burime nga policia vendore nuk thane nese ndonjeri prej tyre eshte i implikuar ne vrasjen e 30 dhjetorit te vitit te kaluar, por pohuan se "jane shume prane zbardhjes se krimit". Ne hetime mesohet se kane marre pjese shefi i zyres se krimit te organizuar, Zigur Bixho dhe nendrejtori i Policise se Fierit, Artan Cuku.

Xh.B




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika