PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rama: Rinia, s'duhet te jete me e shperfillur


E Shtune, 10 Maj 2008

Kryetari i PS-se, Edi Rama vijoi dialogun me rinine ne njesine bashkiake nr 1 ne kryeqytet. Gjate ketij takimi, Rama ka premtuar ndertimin e nje programi politik, ku arsimi i duhur ne raport me nevojat e vendit do te jete pritoritar per PS-ne ne menyre qe te shkurtohen radhet kilometrike te papunesise se te diplomuarve apo dhe atyre qe duhet te marrin arsimin profesional te mesem. "Mjafton qe gjithsecili, disa minuta ne dite, t'ia kushtoje seriozisht politikes si mundesi per te shpetuar nga politika e politikaneve, nga tele-politika qe na kthen ne telespektatore. Si mundesi per te shpetuar nga ata te zgjedhur qe kujtohen per ne vetem ne periudhen e fushates elektorale dhe qe kane pafytyresine te rikthehen te ne sa here ka fushate elektorale, dhe te na tregojne se sa shume i kane mbajtur premtimet, qe realisht i kane shperfillur", u shpreh Rama gjate fjales se tij, duke kerkuar nje bashkim te ri ne emer te se ardhmes.

Partia Demokracia Sociale u beri thirrje te gjithe qytetareve qe te jene pjese e protestes se sotme, ne Sheshin Skenderbej. Sikurse dihet nje proteste e tille eshte thirrur nga LSI, PDS dhe PAD per te sensibilizuar opinionin e gjere lidhur me cenimin qe i eshte bere ligjit themeltar te shtetit me ndryshimet e miratuara sefundmi nga Kuvendi. Per kete arsye, kreu i PDS-se, Paskal Milo i ka bere thirrje qytetareve qe sot me teper se kurre duhet te reagojne, jo vetem per kete atentat ndaj Kushtetutes, por per te gjitha krizat qe po sjell kjo qeveri e kryesuar nga kryeministri, Sali Berisha. Ne kete menyre, ndalur pikerisht ne kete moment, Milo deklaroi se "kryeministrit tone te nderuar, Sali Berisha nuk i mbetet gje tjeter vecse te hedhe vallen dyshe me Partinbe Socialiste per te ashqutjaturrat reforma te medha".

Partia Socialdemokrate u shpreh dje e shqetesuar lidhur me situaten e rende ekonomike ne te cilen po kalon vendi. Nenbkryetari i PSD-se, Engjell Bejtja gjate nje komunikimi me mediat, vuri ne dukje se "shifrat ne rritje te korrupsionit jane shkaku themelor i krizes ekonomike ne vend. Por e vecanta e korrupsionit ne kete moment eshte se ai tashme shfaqet jo vetem ne trajten e tij ekonomike, por edhe ne ate politike". Sipas tij, korrupsioni nuk mund te luftohet me demagogji, e per me teper perpjekja per ta luftuar ate ne menyre selektive nuk e frenon, por perkundrazi e shton. Nderkohe duke us hprehur mjaft kritik ndaj qeverisjes aktuale, Bejtja vleresoi se "perpjekjet e kesaj qeverie per te justifikuar rezultatet ne rritje te korrupsionit, si nje perceptim qe vjen per shkak te luftes qe qeveria i ben atij, jane sa qesharake aq edhe Don-Kishoteske






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika