PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjata: Kolegji zgjedhor te shkrihet, del shpejt rezultati


E Shtune, 10 Maj 2008

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Clirim Gjata, u beri dje thirrje partive politike qe te luajne duart me permiresimin e Kodit Zgjedhor. Sipas tij, kodi i ri, duhet te jete gati nje vit para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare. E duke qene se vendi do te votoje per perberjen e Kuvendit vitin e ardhshem, Gjata theksoi se puna duhet te nise sa me shpejt. Nga ana tjeter, kreu i komisionit me te larte zgjedhor, sugjeroi shkrirjen e kolegjit zgjedhor. "Ne kete menyre rezultati zyrtar i zgjedhjeve do te mund te dale brenda nje jave", tha Gjata. Sipas kryetarit, eshte e nevojshme qe te shkurtohen afatet qe kolegji ka ne dispozicion per te shqyrtuar ankesat e partive politike kunder rezultatit te zgjedhjeve. Kjo metode qe eshte perdorur deri me sot zvarriti deri ne 6 muaj shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve te pushtetit lokal qe u mbajten ne 2007. Ai saktesoi se nje kolegj mund te kishte ne varesi dy rajone zgjedhore, gje qe do te pershpejtonte nxjerrjen e rezultatit te zgjedhjeve. "Sistemi proporcional rajonal i sanksionuar tashme ne Kushtetute eshte ne nga sistemet me te pershtatshem ne vend", komentoi kryetari, duke vleresuar ndryshimin e fundit te politikes qe nxori jashte Kushtetutes, KQZ-ne si institucion. Permiresimi i Kodit Zgjedhor eshte i nevojshem dhe per faktin se duhet te sanksionoje pozicionin e KQZ, si institucion nese do te jete i perkohshem apo i perhershem. Ky nuk perben shqetesim per kryetarin Gjata, i cili theksoi serish se, nese do te kete zgjedhje te pjesshme ne ndonje zone, ato do te realizohen sipas kodit aktual zgjedhor dhe dispozitave te tij. Ne ndryshimet e fundit kushtetuese qe u votuan me 115 vota ne Kuvend dy jave me pare, KQZ u hoq nga ligji themeltar i shtetit si organ kushtetues. R.R.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika