 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Euro monedhe kombetare me anetaresimin ne BE
E Shtune, 10 Maj 2008
Shqiperia pritet te adoptoje euron si monedhe kombetare ne momentin qe te jete bere anetare me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian. Keshilltari i Kryeministrit per Ekonomine, Selami Xhepa, i njohur si nje nga protagonistet per adoptimin e euros si monedhe kombetare, ka bere disa vleresime rreth ketij procesi.
Qe nga koha kur monedha e perbashket evropiane u prezantua ne tregje. Cili eshte vleresimi juaj sot per euron?
Pa dyshim, qe kur ka hyre ne fuqi euro eshte bere nje monedhe me nje dominim shume te madh ne tregjet nderkombetare. Pasigurite e para te paraqitjes se saj ne tregje tashme i perkasin te kaluares. Tashme ajo ka rritur vetveten, jo vetem ne tregjet e Bashkimit Evropian, por ne te gjithe tregjet nderkombetare, si nje monedhe qe perdoret ne transaksione dhe si monedhe rezerve. Per hir te realitetit, qe kur u prezantua fizikisht ne tregje euro dhe pozicioni i saj eshte forcuar ne menyre te konsiderueshme vecanerisht me valutat e tjera te forta, sic eshte dollari.
Si e shihni ekonomine shqiptare ne raport me euron?
Une besoj se, Shqiperia ka shume se cfare te mesoje, madje une besoj se Shqiperia do te kishte qene nje vend i fituar nese euro do te ishte perdorur si nje monedhe e brendshme kombetare. Zevendesimi monetar do te kishte qene edhe nje simbolike perafrimi me BE. Une e kam thene edhe me pare se nuk eshte me ceshtja se, Shqiperia do ta adoptoje, apo jo euron, por ceshtja eshte se, kur do te ndodhe kjo.
Kur e vleresoni ju momentin e pershtatshem qe euro mund te shnderrohet ne monedhe kombetare?
Tashme Shqiperia po avancon drejt procesit te integrimit . Shqiperia po adopton me sukses Marreveshjen e Asocim-Stabilizimit. Edhe pse ajo nuk eshte ratifikuar plotesisht nga parlamentaret e vendeve te tjera, ajo tashme ka filluar te zbatohet nga Shqiperia. Ekonomia shqiptare eshte gjithashtu ne nje faze rritjeje dhe konsolidimi dhe eshte gjithnje e me shume e pergatitur per te plotesuar standardet qe kerkon adoptimi i euros. Une besoj se bashke me anetaresimin e plote, Shqiperia do te jete ne gjendje te mire ekonomike dhe adoptoje edhe euron si monedhen e saj kombetare.
Ne kendveshtrimin tuaj, kur mendoni se mund te ndodhe anetaresimi ne BE?
Kjo eshte nje ceshtje me se shumti e aftesimit te shoqerise shqiptare, adoptimit te standardeve. Shqiperia eshte ne nje rruge shume te mbare qe te kerkoje hapjen formale te negociatave per anetaresimin e plote ne Bashkimin Evropian.
Euro monedhe kombetare, kush jane perfitimet?
Perfitimet jane te shumta. Se pari stabiliteti makroekonomik. Shqiperia nepermjet perdorimit te nje monedhe te fuqishme, importon stabilitet, ulen kostot e transaksioneve dhe rritet transparenca e tregjeve.
Perfitimet
Siguri me e madhe e kursit te kembimit.
Ulja e normes se inflacionit
Kredibilitet me i madh i politikes qeveritare
Kosto me te uleta transaksionesh
Norma me te uleta te interesave
Zgjerimi i tregtise dhe rritje e flukseve te investimeve te huaja direkt
Kostot
Humbja e te ardhurave qe perfitohen nga diferencat midis vleres nominale te parase se emetuar dhe kostove reale te saj te prodhimit.
Humbja e rolit 'te huadhenesit te fundit'
Humbja e sovranitetit mbi politiken monetare
Emertimi i borxhit te jashtem
Humbja e 'fuqise rregulluese' te politikave kombetare
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|