PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Si te ndalen zgjedhjet e Serbise ne Kosove


E Shtune, 10 Maj 2008

Nga Salih Mehmeti*

Ndonese qe ne titull ky shkrim do t'ia trubulloje ujin juntes politike, eproreve dhe vartesve te tyre, prapeseprape (ky shkrim) eshte nje analize e thukte zhbiruese, shume me e drejte se parullat metafizike qe i perthur junta politike.

'Pavaresia eshte tanime ceshtje e padisktueshme' degjojme tek e perserisin ritmikisht junta politika dhe klientela pasuese e tyre duke e absolutizuar si te 'verteten e vetme'.

'...E vetmja perspektive false eshte ajo qe meton te jete e vetmja e vertete' shkruante Jose Ortega y Gasset filozof ekzistencialist spanjoll i viteve 30'ta.

Kjo trajtese eshte e prirur te ofroje nje koncepcion kritik te te menduarit packa qe aq shume urrehet nga pushteti okult ne Kosove. Ata per me teper kane mpiksur nje mendesi skolastike te menduarit qe qytetarin e pasivizojne per gjynah. Ne librin 'Struktura e Revolucionit Shkencor' Thomas Kuhn - i ka treguar se zhvillimi intelektual e shkencor perbehet nga zevendesimi i nje paradigme, e cila ishte bere gjithnje e me shume e paafte t'i shpjegonte faktet e reja ose te zbuluara serish, me nje paradigme te re e cila i trajton keto fakte ne menyre te kenaqshme. 'Qe te pranohet si paradigme - ka shkruar Kuni - nje teori duhet te duket me e mire se rivalet e tjera, por ajo nuk ka nevoje, dhe ne te vertete asnjehere nuk e arrin qe t'i shpjegoje te gjitha faktet ne te cilat mund te ballafaqohet'.

Me realizimin e 'pavaresise' (kesaj qenie njemend 'unike' per te keq ama) piramida nderkombetare permes IPVQ - ve e krijoi nje logjike te flashket te menduarit per njefare 'fundi te historise', se gjoja me arritjen e pavaresise se pagjymtyre iu lidh gryka thesit te problemeve kardinale. Ndaj edhe ta shtrojme per trajtese thelbin e ceshtjes permes disa pyetjeve majeutike: A u shpall njemend pavaresia e Kosoves? Perse Serbia eshte 100% me e pranishme ne Kosoven e 'pavarur' sesa me pare?

Pavaresia e 17 shkurtit - Realizim i nje plani serb!

Me 29 janar 2007 ministri serb per Kosoven dhe anetari i ekipit negociator serb Sllobodan Samargjic ne nje pergjigje ndaj agjensise 'Reuters' u pat shprehur se Serbia eshte ne gjendje saora t'i ofroje Kosoves nje 'pavaresi te brendshme' me kushtin qe Beogradi ta ruaje nje 'membrane simbolike te sovranitetit serb' mbi Kosoven.

'Ne te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me interesat e tyre vitale, ekonomike, sociale e kulturore, shqiptaret nuk do te qeveriseshin nga Beogradi' - u pat shprehur ky eksponent serb. Dhe per ironi te fatit, pas nje viti ngjau tamam keshtu. Kuvendi i Kosoves me 17 shkurt 2008 shpalli nje pavaresi formale pa u shkeputur nga Serbia. Deklarata e (Pa) Varesise e sheqerosur me turlifare perrallisjesh moderne askund per be se permend te shkeputurit nga Serbia. Nese kjo 'pavaresi' na qenka vertete pa shkeputje nga Serbia atehere s'eshte ndryshe pos shpalllje e 'pavaresise' ne kuader te Serbise duke ia ruajtur kufijte dhe rrogozin e sovranitetit - Rezoluten 1244. Nje analize me te sinqerte ka dhene fillikat gazetari amerikan Timothy Garton Ash ne 'Los Angeles Time' me 21 shkurt te ketij viti kur shkruante: 'Megjithe shqetesimet qe e shoqeruan pavaresine e Kosoves pak jane marre me dokumentin e shpalljes se pavaresise dhe faktin se sa i jashtezakonshem eshte ai dokument. Dokumenti ka aq shume kushtezime, detyrime dhe rezervime, eshte kaq i mbushur me angazhime, nder dhe bindje ndaj padroneve nderkombetar te Kosoves, qe ne fakt e bene ate dhe deklarate te varesise'.

Njemend ne kete deklarate te kulluar te varesise s'gjen tjeter pos nje kontrate - haraci qe 'ne' lidhem ndaj bashkesise nderkombetare. Kjo shkresurine nuk ben fjale meazallah askund per lirite dhe te drejtat qe duhet t'i gezojme ne 'pavaresi' por sall per obligimet, detyrat dhe haracet qe duhet t'i japim bashkesise nderkombetare.

'Duke e lexuar deklaraten e shpalljes se pavaresise ju mund te degjoni fare mire zerat e keshilltareve nderkombetare, duke ia diktuar tekstin shkruesve kosovare te deklarates' verente ky gazetar amerikan.

Nje shtet i pakompletuar dhe pa perberje juridike eshte i denuar te zhbehet. Kosoves nuk iu njoh asnjeri nga gjymtyret ekzistencial te shtetesise (Ushtria, ulesja ne OKB, Ministria e Jashtme). Nje veture kur del nga fabrika eshte e kompletuar ne te gjitha pjeset gjer ne ato me te hollesishmet duke i shkrire ne nje harmoni qe rrjedhon me levizjen e automjetit. Kjo 'pavaresia' zhele i ngjason nje veture gjysme te kompletuar qe ecen me zahmet, por qe fatkeqesisht posa ta merr njefare shpejtesie aksidentohet pashmangerisht meqe nuk ka frenues kembe.

Me ftesen 'vullnetare' per ardhjen e misionit mbisovran evropian (EULEX) baballaret e kesaj shpallje e perjashtuan pa teklif shtetin juridik. Nuk eshte vendosje e juridiksionit shteteror baravatjet qesharake te Hashim Thacit teksa vendos tabela me 'Republika e Kosoves' ne Merdare vetem per syte e bukur te mediave. Nuk eshte vendosje e juridiksionit shteteror as vendosjet e tabelave te llamarinta ne gratacielet e ministrive me syfetin e 'Republikes'. Vendosje e shtetit juridik eshte kontrolli pash me pash i te 10.887 km katrore sa ka Kosova permes nje ushtrie kompakte qe garanton siguri dhe paqe e jo barrikadime qesharake me police te kufiri sepse praktika e asnje vendi ne bote nuk njeh pritje te agresionit fqinj me forca policore.

'Pavaresia' politikaneve tane ua nderroi sall gezofin por jo edhe zanatin e te tulaturit fizik e moral ndaj Zyrave Perendimore dhe EULEX - it. Ne vend se pas kesaj 'pavaresie' politikanet shqiptare te provonin ndermarresine dhe kembengulesine ne mbrojtjen e Kosoves nga cekani (Serbia) dhe kudhra (EULEX - i), ata zvetnuan mozamekeq duke arritur te miratojne per nje ore nga dhjete ligje te Pakos se Ahtisaarit e deri te miratimi robotik i Kushtetutes. Ne anen tjeter, koncesionet e pambarim te politikaneve - karkalece dhe ruajtjes se Rezolutes 1244 'deri sa te mos zevendesohet me nje te re' i ka hapur shteg Serbise qe me furi te papermbajtshme t'i leshoje sirenat e copetimit te Kosoves, gje qe e pat permbushur ligjerisht permes kalvarit te negociatave te para dhe te dyta. Gazeta e Madridit 'El Pais' shkruan se Serbia heperhe eshte 'duke shfrytezuar cdo dobesi te Perendimit' per cka ne te vertete Serbia eshte argasur per dy decenie sfidimi te bashkesise nderkombetare. Shto kesaj edhe mefshtesine e pakorrigjueshme te Perendimit dhe do ta kuptosh sesi ky Perendim nuk ka mesuar asnje trohe nga stiva e gabimeve te renda qe kane prodhuar shtete germadha, por te sheqerosura me terma bashkekohor si ngrehina paqeje!

(2) Gjurmeve te nje ndarje

'Qellimi i politikes serbe eshte krijimi i entitetit serb ne Kosove sipas shembullit te Republikes serbe ne BeH' shkruan nje kronikan i gazetes gjermane 'Franfurter Allgemeine Zeitung' per te vazhduar se: 'shteti i Kosoves nuk do te mund qe t'i kundervihet bojkotit te qytetareve te saj serb'.

Praktika e pavaresimit te cdo vendi shenjezon qartesisht se mevetesimi ndodh kur shkaterrohen strofujt e perqendrimit armik ne vendin tend, kurse ne Kosove 'pavaresimi' po manifestohet me zgjerimin territorial te ketyre strofujve (lexo:komuna serbe) me nje shtrirje anembane Kosoves. Duke e ngritur projektin ogurzi te decentralizimit ne nje doktrine 'shteterore' junta politike po ia hap kapixhikun crregullimeve dhe tallazimeve politike per aq kohe sa statusi i Kosoves do te jete nje ceshtje e hapur edhe per Serbine. Ne nje te aferme jo te larget, Serbia per ta fshehur ndarjen faktike te Kosoves do te luaje me karten e 'investimeve ekonomike', per cka edhe Pakoja e Ahtisaarit ia jep driten e gjelber.

'Franfurter Allgemeine Zeitung' ne te njejten kronike per Kosoven pat lajmuar se Serbia ka nacetur programin e investimeve per industrine perreth Mitrovices me c'rast do ta lojalizonte nje kolonizim klasik permes karremit ekonomik. T'i zesh bese Serbise per 'investime ekonomike' eshte sikur t'ia besosh torishten ujkut. Edhe Rusia per ta perligjur shkeljen e sovranitetit qe po ia ben Gjeorgjise permes entiteteve te kontrolluara prej saj - Abhazise dhe Osetise Jugore - ka shpikur perrallen moderne se kete e ben per hater 'te zhvillimit ekonomik te ketyre rajoneve'.

Hapi tjeter i mesymjes se Serbise ndaj Kosoves eshte organizimi i zgjedhjeve parlamentare dhe lokale ne Serbi te cilat do ta mbaheshin ne menyre te shpenguar edhe ne Kosove. Bash per kete qellim Serbia pa marre askund ne thua i ka shperndare sejmenet hem te Tadicit hem te Koshtunices gjithandej qendrave zgjedhore ne Kosove. Rezultati i ketyre zgjedhjeve (pavaresisht se cili krah fiton) eshte vecse zyrtarizimi perfundimtar i ndarjes duke e ngjizur nje klase politike ne aksh komunen serbe e cila do te vente ne levizje gjykatat, policine, arsimin, shendetesine dhe gremcat e tjere te Serbise. UNMIK - u sa per te lare gojen tha se keto zgjedhje 'as nuk do t'i perkrah as nuk do t'i pengoje'. Nese mbahemi me ato shpresa se UNMIK - u do te vendos fare drejtesie, Serbia jo vec kesaj rradhe po edhe njeqind vjet te tjera do te pervijoje e shpenguar te mbaje zgjedhje ne Kosove. Per ta shmangur nga syte e popullit mosreagimin e vet UNMIK - u po e sajon 'asnjeanesine' e tij qe ne kete rast qon uje ne mullirin e Serbise.

(3) Mesimi nga Qeveria Delvina

Junta politike dhe vartesit e nenvartesit e tyre vazhdojne te cucurisin se sa te 'papranueshme' qenkan zgjedhjet per ta ne Kosoven e 'pavarur'. Ama edhe na kane bindur se sa te 'papranueshme' qenkan zgjedhjet per ta: qe te gjithe e miratuan Kushtetuten - qe ne fund te fundit eshte vecse nje bishtalec i Pakos se Ahtisaarit. Larg te qenurit qeveri e mirefillte e Kosoves, kjo qeveri ka pranuar ne heshtje te jete e parendesishme, te jete vrima e fundit e kavallit.

Ne Shqiperine e pas Luftes se Pare Boteror, Vlora dhe tere krahina e saj pat mbetur e pushtuar nen juridiksionin e Italise parafashiste. Kjo Itali hegjemoniste Vloren e kish aneksuar duke e shpallur 'krahine te perfektures se Leqes'. Ne vitin 1920 kur filloi kryengritja clirimtare e vlonjateve, Qeveria demokratike e Sulejman Delvines ndonese jozyrtarisht e ndihmoi me c'pati komitetin 'Mbrojtja Kombetare' ne clirimin perfundimtar te Vlores, per cka dhe arriti sukses te plote. Eshte veshtire te gjendet nje periudhe ne historine e shqiptareve ku nje kryengritje mbarepopullore te shenoje fitore te njepasnjeshme per lirine e vendit. Kur kryengritja ne Vlore merrte flake, forcat patriotike te udhehequra nga Bajram Curri shfarosen bandat reaksionare esadiste. Ne Paris me 13 qershor 1920 Avni Rrustemi kryen atentat mbi Esad Pashe Toptanin. Ne gusht te po te njejtit vit shenon fitore Kryengritja e Dibres qe perfundon me perzenien e forcave serbe. Qeveria e Delvines asnjehere nuk e pranoi kontrollin e perfaqesuesve italiane dhe largoi me vendosmeri te gjithe oficeret italiane qe komandonin xhandarmerine shqiptare. Per faqe te zeze eshte qeveria e Hashim Thacit, meqe:

Nuk e kontrollon territorin e Kosoves

Nuk njejtesohet me mobilizimin demokratik te popullit

Eshte e burgosur nga mbikqyresit nderkombetar dhe perfaqesuesit e Zyrave Perendimore te vendosura ne Prishtine

Meqenese qeveria edhe kesaj here as qe do te pipetije kunder mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove, mundesia e vetme mbetet organizimi i popullit ne nje demonstrate gjithekombetare me 9 maj nga Levizja Vetevendosje!. Organizimi i nje demonstrate ultimative do te ishte nje 'No Pasaran' i fuqishem qe do t'i deftonte botes mbare se Kosova nuk eshte ceshtje qe fashitet me artificializma te ndyra, por eshte nje ceshtje e nje populli qe mbron sovranitetin legjitim te tokes se tij. Nje organizim i tille do t'ia bente me dije qarqeve demokratike boterore se populli shqiptar nuk do te duroje me malverizime dhe laboratorizime nga nje Pako e mbrapshte. Kjo edhe do te ishte nje shenje fosforoshente qe bota te hap mire syte per te korrigjuar gabimin kapital te shpikjes se Pakos se Ahtisaarit.

Ndermarrjet e gjera per demokratizimin e vendve dhe suvernitetin e tyre perhere jane perkrahur nga shtetet qe jane te interesuara per demokraci te bereqetshme. Vetem nje vend sovran eshte demokraci bereqeti. Nje vend josovran eshte vend jobereqeti. Mjafton qe keto ndermarrje demokratike te mos hamenden e lektisen nga frazat topitese te 'rrenimit te stabilitetit'. Ishte vete ndermarrja e gjere clirimtare e kroateve qe e shpetoi Kroacine nga rreziku i te ashtuquajtures Republike e Krajines (e perkrahur nga Beogradi dhe Moska). Ndermarrja dekolonizatore e Kroacise u pat mbeshtetur gjallerisht nga SHBA - te, te cilat sikunder tregon edhe Samuel Hantingtoni (Perplasja e Qyteterimeve, fq.471) se: 'Me 1994 Shtetet e Bashkuara u perfshine ne perkrahjen per rindertimin e ushtrise kroate. (...) Shtetet e Bashkuara siguruan stervitje ushtarake per kroatet dhe i lejuan gjeneralet amerikan te rangjeve me te larta, te dale ne pension qe te punonin si keshilltare per ta. Qeveria e SHBA dhe Gjermanise i hapen driten e gjelber mesymjes kroate ne Krajine me 1995. Keshilltare amerikan ushtarak moren pjese ne planezimin e ketij sulmi te stilit amerikan, ndersa sipas kroateve, keta perfituan edhe nga sherbimet e siguruara prej sateliteve spiun amerikan. Kroacia ishte bere 'aleati yne de facto' ka deklaruar nje zyrtar i Departamentit te Shtetit'.

Na mbetet te zgjedhim midis dy rrugeve: shembullin kroat ne njeren ane ose shembullin boshnjak ne anen tjeter. Shembulli i pare kerkon ndermarresine, idealin dhe demokracine. Shembulli i dyte kerkon dembeline, letargjine dhe nemitjen para nderkombetareve.

Shembulli i pare rrjedhoi me nje Kroaci te lire, sovrane dhe demokratike ne tere plotnine e saj. Shembulli i dyte rrjedhoi me nje Bosnje te vrare, te copetuar e te shkrete, te kredhur ne pezhishken e ankthit te perjetshem. Ndaj cdo logjike e shendoshe doemos do te zgjedhte jeten dhe gjallerine - organizimin. Pra te fillojme te jemi njerez qe shqetesohen per fatin e tyre. Te demonstrojme me 9 maj kunder zgjedhjeve te Serbise ne Kosove!

(4) Organizimi i Diaspores shqiptare

Jo qe vetem Diasporen shqiptare e kane gozhduar ne tabutin e nemitjes, por edhe vete popullin e kane topitur duke e krijuar ne mendjet e njerezve nje paragjykim te peshtire sesi populli na qenka i dobet para cdo gjeje, packa qe asnjehere keta politikane nuk e kane njejtesuar vehten me fuqine e popullit. 'Nje sovran qe ka mbeshtetjen e popullit eshte i fuqishem edhe sikur tere bota t'i kthehet kunder' thoshte Rilindasi iluminist shqiptar Sami Frasheri.

Te zhytur gjer ne mjekerr me tarafe e turpe politike keta politikane jane shkermoqur qe sa gjate kohe nga populli. UNMIK - u nuk ka pertuar t'ua mbledh dosjet duke i shantazhuar or'e cast. Friken se mos dielli i se vertetes shkrin cdo pezhishke genjeshtre ka bere qe keta politikane te perulen ndaj UNMIK - ut. Politikanet serb per ta mbajtur Kosoven nen kontrollin e tyre mobilizuan mijera serb neper demonstrata ne Beograd. Dhe per cka? Qe te ruajne kolonizimin serb mbi Kosoven. Kurse, politikanet shqiptare asnjehere nuk e ftuan popullin te dale demonstrativisht ne mbrojtje te lirise se Kosoves.

Do ta freskoja kete trajtese duke ndervene nje pasazh permbajtesor nga nje prej filmave me te realizuar amerikan gjate viteve te 70'ta. E kam fjalen per filmin epik te vitit 1978 'SUPERMAN' (Mbinjeriu) i luajtur mjeshterisht nga aktori i ndjere Christopher Reeve (1952 - 2004). Ne njeren prej episodeve terheqese te ketij filmi, Toka sulmohet nga tri qenie siperane mbinatyrore. Derisa Mbinjeriu nuk ndodhej ne vorbullen e ngjarjeve, tre jashtetokesoret shfrytezojne rastin dhe shkaterrojne cdo gje qe u del perpara ne SHBA. Ushtria amerikane pas nje rezistence te pafrytshme kapitullon dhe tre jashtetokesoret e pandalshem ia mesyjne Shtepise se Bardhe ku ndodhet 'me i fuqishmi i njerezve' Presidenti. Ne dhomen kryesore te Shtepise se Bardhe rrine tere rrethi i ngusht i Presidnetit. Te nemitur, te zbehur ne cehre e me sy te cakerritur nga frika nuk bezajne asnjeri.

- Cili nga ju eshte presidenti?' - pyeti me ton urdherues njeri nga jashtetokesoret.

- 'Une jam - guxon e flet presidenti, duke iu afruar nje hap jashtetokesoreve.

- Gjunjezohu para meje - i jep urdher jashtetokesori.

Presidenti deshi apo s'deshi gjunjezohet saora. Kurse, jashtetokesori ia kthen:

-Ti nuk je president sepse po te ishe President i kaq miliona njerezve nuk do te gjunjezoheshe kaq lehte!'

Te njejten kemi te drejte ta themi edhe per keta politikane dallkauk: ata nuk jane udheheqes populli sepse po te ishin udheheqes te vertete nuk do te perkuleshin kaq lehtesisht per t'u bere urekalimi nga ku zbarkohen planet e erreta kunderpopullore. Madje, dihet boterisht se ne 'zgjedhjet' e fundme ne Kosove nuk votuan 65% te zgjedhesve te regjistruar.

Por t'i leme menjane keta politikane qe rrahin uje ne havan, dhe te shtrojme per analize horizontet e reja nga ku Diaspora shumemilioneshe shqiptare te angazhohet gjallerisht per mbrojtjen e atdheut ne keto momente jete a vdekje.

Te pakten ne keto vendet e hajthme sic jane keto tonat, diasporat kane ditur te marrin nje rol te madh jetik. Te 'Perplasja e Qyteterimeve' Samuel Hantingtoni lavderon diasporen armene gjate lufterave te pergjakshme azero - armene dhe shpetimin me nder te Armenise. '...Burimi me i rendesishem i mbeshtetjes per Armenine ishte diaspora e saj e madhe, e pasur dhe me ndikim ne Europen Perendimore e ne Ameriken e Veriut, duke perfshire nje milion armene ne Shtetet e Bashkuara dhe 450.000 ne France. Ata dhane para e furnizime per ta ndihmuar Armenine qe te kapercente bllokaden e Turqise. Derguan zyrtare per qeverine armene dhe vullnetare per forcat e armatosura armene. (...) Anetaret e diaspores gjithashtu ushtruan ndikim te ndjeshem politik te qeverite e vendeve pritese. Bashkesite me te medha armene ne Shtetet e Bashkuara jane ne shtetet me te rendesishme si Kalifornia, Masacuseti dhe Nju Xhersi. Si rrjedhim, Kongresi e ndaloi cfaredo ndihme te huaj per Azerbejxhanin dhe e beri Armenine marresin e trete te madh per fryme te ndihmes se SHBA'. (Perplasja e Qyteterimeve, fq. 467)

Nje yrnek tjeter i dobishem i veprimeve te duhura eshte diaspora kroate dhe angazhimi i saj i ndjeshem ne SHBA dhe Gjermani gjate luftes kunder agresionit serbomadh. Pastaj, yrnek i dobishem veprimi eshte edhe diaspora turke dhe angazhimet e saj vecmas ne qytetet gjermane me c'rast qeveria gjermane eshte detyruar te marre ne konsiderate kerkesat e komunitetit te madh, kembengules e te organizuar turk.

Diaspora shqiptare i ploteson te gjitha kushtet per te qene nje diaspore e frytshme dhe me peshe. Ne rradhe te pare, Diaspora shqiptare eshte goxha e madhe (disa milioneshe) dhe se dyti, ajo gjendet neper shtetet me te fuqishme demokratike e ekonomike si ne SHBA, Gjermani, Zvicer, Itali, Britani e Madhe, Belgjike, Skandinavi etj.

Ndaj, Diaspora shqiptare ne kete kohe duhet qe te organizohet ne tubime te medha si ne Uashington, Londer, Berlin, Cyrih, Bruksel e Rome per te kundershtuar zelarte eksperimentin e rrezikshem te Kosoves si dhe per t'i bere me dije bashkesise nderkombetare qe t'i korrigjoje gabimet e renda para se nje dite te behet vone. Gjithcka duhet te filloje me kundershtimin e zeshem te mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove.

(5) Flamuri Kombetar

Flamuri i ri i Kosoves me syfet te vellazerim-bashkimit perfaqeson simbolikisht Kosoven 'ideale' te dale nga testimet laboratorike nderkombetare. Kosova 'ideale' e tyre eshte Kosova e tanishme e katandisur ne nje Kosove qe ka rroposur vetedijen e vet kombetare per t'ia leshuar vendin nje shperlarje te plote te ndergjegjjes. Flamuri me syfetin e vellazerim - bashkimit eshte vecse nje zyrtarizim ne miniature i krijimit te nje 'Adami te ri' ne Kosove, te nje njerezimi te ri ne Kosove i cili ka shkulur mbamendjen e tij historike kombetare. Dime se ky njerezim pa vetedije historike eshte njerezimi me i keq i mundshem; ai eshte njerezi e roboteve pa kurrfare sensi ndijor. Yjet qe verdallosen te stampuar mbi harten artifice te Kosoves perfaqesojne squllesine mendore. Si ne filmat vizatimor ku yjet jane simbol i topitijes mendore, zakonisht kur ndonje personazh i vizatuar rrahet nga dikush. Edhe Kosoven e kane rrahur mozamekeq, e kane tredhur territorialisht duke e cungosur me kufinj te brendshem dhe e kane zalisur menderisht. Ndaj, derisa ne filma vizatimor yjet mbi kokat e personazheve pas pak dakikash zhduken si pasoje e kendelljes, Kosoves besa gjate kohe do t'i rrine ata yje, te pakten derisa te qendroje kjo politike mashtruese dhe okulte.

Na thoshin se flamuri i ri eshte shenje e shtetit te mbaruar dhe se gjoja pa te s'mund te kemi shtet!

Duhet te bejme nje aksiome logjike per t'i demantuar pohimet e tyre mendjelehta. Ja nje aksiome e tille: Cdo njeri ka sy, por kjo nuk do te thote se cdokush qe ka sy eshte domosdo njeri'. Pra, rrjedh nje deduksion i kulluar logjik se: Cdo shtet ka flamur, por kjo nuk do te thote domosdo se cdo kush qe ka flamur eshte shtet. Sepse flamur bartin edhe krahinat autonomiste gjithandej botes si p.sh Rio Grande Do Sul (dhe te gjitha njesite federative autonome ne Brazil), Cecenia (dhe te gjitha njesite federative autonome ne Rusi), Baskia e Katalonia (Spanje), Tibeti (Kine), Kurdistani (Turqi - Irak) e qindra raste te tjera.

Kurse derdellitja jologjike e dallkaukeve se ne OKB nuk pranohen dy shtete me flamur te njejte nuk pine fort uje. Sepse ne OKB njohim disa shtete nga meridiane te ndryshem gjeografik qe kane flamuj me syfet te njesojte pervecse nese ndryshon madhesia e pelhures. Bie fjala, Rumania dhe Cadi, Holanda dhe Luksemburgu, Indonezia dhe Monako, Siria dhe Jemeni (gati - gati te njejte), Australia dhe Zelanda e Re (vecse yjet i kane me ngjyra ndryshe; Australia i ka te bardhe e Zelanda te kuq).

Ndaj, shqiptaret nuk duhet te lejojne per asnje cmim ndryshimin e flamurit te tyre kombetar sepse nese te tjeret e percudnojne vleren me te shenjte te kombit atehere ata do te na kene cnderuar e poshteruar tere moralin e kombit.

(6) Gjeneralet ne burgun institucional

Lirimi i Ramush Haradinajt dhe Idriz Bales u proklamua si triumf i padiskutueshem packa qe eklipsohej denimi i UCK-se permes denimit jezuit te Lah Ibrahimit. Haga eshte duke i rene te njejtes gozhde: po na i liron nga burgu truperisht komandantet por po i burgos politikisht ata duke i rrasur me zor ne burgjet me emrin IPVQ. Keso rrengu ia paten punuar Fatmir Limjat. Ate e 'liruan' nga burgu por e burgosen ne politike duke ja ngushtuar hapesiren dhe duke ia lene sall nje hapesire. Natyrisht, aty ku u nevojitej per te nxjerre geshtenja nga zjarri. Keshtu Fatmirin e paten hallallshtisur ne negociatat e turpshme ne mes Prishtines dhenese dhe Beogradit marres. Madje Fatmiri pat rreshqitur paq kur koncesionet dhe leshimet territoriale i cilesonte si mburrje. 'Ky eshte rast historik sepse gjate tere historise kemi qene lypesa qe kane kerkuar lemoshe, tani jemi bere dhenesa per here te pare' thoshte Limaj. Ne mos ju bind argumenti im per burgosjen e Fatmirit, ja ku e keni argumentin e dyte; Burgosja e Ramushit. Paj kush mund te dale e te thote se Ramush Haradinaj nuk eshte duke e luajtur rolin e zjarrfikesit per ta amortizuar pakenaqesine e pergjithshme. Mu ne kohen kur shqiptaret e Lugines se Presheves duhet t'i sabotojne teresisht zgjedhjet e Serbise, fesht na del Ramush Haradinaj ne nje takim me Jonuz Musliun, liderin e Levizjes per Progres Demokratik te Lugines ku i ben grishje shqiptareve per te dale ne zgjedhjet e Serbise. Mendja e tij shkurtpamese pandeh se po dolen shqiptaret ne zgjedhje e bejne fet dhe e permisojne me shkop magjik gjendjen e tyre. Dhe cka fitojne shqiptaret e Lugines po dolen ne zgjedhje? Ne rradhe te pare ata miratojne segregacionin sistemik e sistematik te Beogradit ne kurriz te tyre. Si 'shperblim' na marrin nje ulese te pavlere ne parlamentin serb. Hungarezet e Vojvodines kane tri ulese dhe boshnjaket dy ulese ne parlamentin serb por pozita e tyre nuk eshte as afer te permisuarit. Kur vete Hungaria (qe eshte shtet ne BE dhe gezon shendet te mire ekonomik) nuk mund ta permisoje gjendjen e popullates se saj hungareze ne Vojvodine (gjithsejt 300.000 vete), si eshte e mundur qe t'i permisohet gjendja shqiptareve ne Lugine te Presheves (mbi 100.000 shqiptare) kur si Shqiperia ashtu edhe Kosova perkunden ne djepin e internacionalizmave te kohes.

Kendej, analistet endacak te mediumeve moralprishura ngrinin fishekzjarre se me ardhjen e Ramush Haradinajt opozita do te konsolidohej si kurre me pare! Erdhi Ramush Haradinaj dhe kjo opozite rishtas nuk pipetiu per asgje, rrjedhimisht pranoi cdo gje. Nuk ngriten zerin as kunder mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove dhe as kunder miratimit despotik te kushtetutes se Kosoves. Me falni se desh harrova, e paskan ngritur zerin nje here ne faltoren e kuvendit. 'Opozitaret' qaheshin pse Jakup Krasnici nuk ia kishte njehur votat 'per' disa deputeteve. Ne vend se te kritikonin miratimin jokritik te kushtetutes surrogate, deputetet benin potere per asgje. Perfundimisht institucionet 'perfaqesuese' jane burgje te verteta mendimi ku cdo ze kundershtar shkisherohet. Se ku e degjova nje vjershe satirike qe e kish perjetesuar ne vargje kete loje tragjikomike: 'Ne Kosove sec ra kushtimi/ oburra na u liru Ramush Haradini/ Thane se u lirua me nje shok/ por qe ta dini me mire na u burgos/ se u burgos politikisht/ Zyrat Perendimore kane gisht/ gjendje e rende psicikisht/!

(7) Ilirida

Ne vend se Kosova dhe qeveria e saj t'i qesin kushte Maqedonise me shkallen e respektueshmerise te 700.000 shqiptareve ne kete shtet ku diskriminimi ndaj shqiptareve eshte institucionalizuar, eshte gjithere shteti maqedon ai qe po kushtezon politikisht. Po nuk kushtezove ne politike do te kushtezohesh prej kundershtarit. Mbase, po e paguajme rende lajthimin qe beme me njohjen e ketij shteti. Kur Maqedonia pat shpallur mevetesine me ane te referendumit, Shqiperia ishte nder vendet e para qe njohur pavaresine e ketij vendi edhe pse ky qe gabim ne parim.

Sepse Shqiperia eshte dashur qe te qese kushte ndaj Maqedonise, vecmas te kushtezonte Maqedonine me repsektimin e referendumit te 11-12 janarit 1992 per autonomine territoriale te Ilirides. Nga 383.894 votues sa ishin te regjistruar votuan 361.627 veta dhe per autonomi u deklaruan 361.263 ose 99.9% e tyre. Ky referendum u pat mbajtur ne te gjitha viset shqiptare duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kercova, Dibra, Struga, Resnja, Krusheva, Ohri, Manastiri dhe Velesi.

Te njejten mefshtesi Shqiperia e ka pervijuar edhe ndaj Malit te Zi, duke e njohur apriori si shtet dhe duke mos kerkuar respektimin nga ana e Malit te Zi te Memorandumit te vitit 1991 per statusin special te shqiptareve, pra per nje trajte te autonomise.

Fabulisti i lashte grek Ezopi ka lene nje fabule ku tregon per nje njeri qe ecte rruges ne dimrin e acarte. Rruges pa nje gjarper te ngrire nga te ftohtit. I vjen keq per te dhe e merr e fut ne gji per ta ngrohur. Porsa ngrohet gjarperi ne gjirin e njeriut, e thumbon per vdekje me helm njeriun fatkeq. Duke dhene shpirt, ai njeri u pendua pse e mori aq mendjelehtesisht nje gjarper ne gji.

Nje vit me vone pas njohjes se pavaresise se Malit te Zi, me 25 maj 2007 ky 'gjarper' u gjallerua. Pikerisht ne kete dite, ministrat e mbrojtjes te Maqedonise dhe Malit te Zi Llazar Elenovski dhe Boro Vucinic zyrtarizuan nje 'memorandum per bashkepunim ne mbrojtje'. Syleshet do te thoshin se nuk ka gje te keqe nga kjo marreveshje sepse bota or'e cast po integrohet perfshire edhe ne ceshtjet e sigurise! Por nje vezhgim zhbirues pikas thelbin e gjerave me ndryshe. Maqedonia dhe Mali i Zi ndonese ne te njejtin rajon gjeografikisht, nuk jane vend fqinje qe kufizohen territoriaqlisht njera me tjetren. Atehere cfare i shtyri ne kete krushqi aleance ndersllave? Puna eshte se qe te dyja keto shtete qelqi jane te ngrehura artificialisht ne toka shqiptare qe i kane pushtuar ushtarakisht. Maqedonia mban nen sundim 700.000 shqiptare, ndersa Mali i Zi 50.000 shqiptare. Kjo nuk eshte tjeter vecse nje aleance per fortifikimin e kolonializmit.

Ne kohen kur po mbrehnin briret Greqia dhe Maqedonia per punen e emrit, politika soditese e UNMIK - ut, EULEX - it dhe juntes vendore i mundesuan Maqedonise qe ta fitoje njerin front (aneksimin e 2500 ha toke te Kosoves) nderkohe qe perballej me Greqine ne anen tjeter.

Ketu shperfaqet nje pamje katastrofike: ne vend se entiteti shqiptar ne Iliride te filloje organizimin paqesor duke filluar me padegjueshmeri qytetare, vine politikane zjarrfikes hem nga Kosova hem nga Shqiperia per te ndjelle prapakthehu e letargji te shqiptaret. Kurrsesi nuk ben qe shqiptaret e Ilirides te vihen si mish per top per interesa pozicioni te ndonje force te caktuar politike, por shqiptaret e atjeshem duhet ta bejne pikesepari per vehten dhe ardhmerine e tyre. Sepse eshte Maqedonia ai shtet i perkedhelur nga qarqet nderkombetare ku degjohen publikisht akoma thirrje fashiste kundershqiptare duke kerkuar dhoma gazi per shqiptaret: 'Za shiptari, gazna komora' (Dhoma gazi per shqiptaret). Sepse Maqedonia eshte shteti qe ka kerkuar dhe protestuar kunder arsimimit te shqiptareve sikunder paten bere rinia shoveniste e Gjimnazit te Manastirit qe pat rrjedhuar me mbylljen e paraleleve te pakta shqipe ne kete qytet. Pas ketyre turbullirave kundershqiptare fshihej qeveria maqedone dhe rryma shovene maqedone sic e pat hetuar ish ambasadori amerikan ne Maqedoni Laerence Batler. Bile kete vit, u shuan perfundimisht gjasat qe shqiptaret e Maqedonise qendrore dhe jugperendimore te mesojne shqipen ne shkolla te mesme. U ndalua shqipja si ne Manastir (ku 5% e popullsise ose 4.164 banore jane shqiptare), ne Veles (ku 4.17% ose 5000 banore jane shqiptare), Krusheve (ku 21.32% ose 5.680 jane shqiptare), Dolnen (ku 26.65% ose 3616 jane shqiptare), Cashka (2703 shqiptare).

Suma sumarum numri i shqiptareve ne keto komuna eshte me shume se 20.000 banore duke u mbeshtetur ne statistiken zyrtare e cila numrin real te popullsise shqiptare me kast e zvogelon ose e deklaron si popullsi turke a boshnjake. Merreni me mend kete kontrast: Ne Prizren kur as 1% e popullsise nuk e perbejne turqit, turqishtja na eshte zyrtarizuar si gjuhe e dyte menjehere pas shqipes.

Pra, shqiptaret ne Iliride ndodhen ne piken me te erret ku diskriminimi maqedonas ka hipur ne zenith, packa qe konjukturat nderkombetare pallin sesi Maqedonia na qenka 'faktor paqeje'.

I vetmi reagim per keto shkelje ka qene ai i gjimnazisteve shqiptare ne Gjimnazin e Kercoves 'Mirko Mileski' me 19 shkurt te ketij viti, te cilet u peleshen me disa gjimnaziste kokekrisur maqedon qe therrisnin parulla raciste kunder popullit shqiptar.

Ndaj, shqiptaret e Ilirides nuk duhet te perfillin as Menduh Thacet e as Ali Ahmetet dhe as politikanet zjarrfikes nga Kosova e Shqiperia qe vine varvingo sa per t'i qetesuar shqiptaret dhe per t'iu bishtnuar problemeve kardinale.

Shkrimari i shquar hebraik Eli Vizel, perjetues si femije i tmerreve te kampit te perqendrimit ne Birkenau, me rastin e nderimit me cmimin Nobel me 10 dhjetor 1986 ne Oslo tha:

'Paanshmeria ndihmon vetem shtypesin, asnjehere viktimen. Heshtja i jep krahe persekutuesit dhe kurre te torturuarit. (...) Kudo ku ka burra dhe gra, qe persekutohen per shkak te races, fese apo pikepamjeve te tyre politike, atehere ai vend - dhe ne ate cast - duhet te shendrrohet ne qendren e gjithesise'.

(8) Provokacionet greke fillojne...

Depertimi i shpenguar dhe ndikimi grek ne Shqiperi rritet perpjestimisht me atrofizimin e shtetit shqiptar. Shembull i mjaftueshem eshte rreziku i aneksimit grek te Shqiperise jugore ne kohen kur shteti shqiptar u zhyt ne nje nga molepsjet dhe baterdite me te turpshme - ate te vitit 1997. Greqia jo kot e ka financuar 'Kolonen e Peste' te saj duke filluar nga rrjetezimi i sherbimit grek ne jug te Shqiperise e deri te zaptimi i Kishes Ortodokse Shqiptare duke e kthyer nen ndikimin e Patriarkanes fanariote greke. Ne anen tjeter duke perdorur karremin e pensioneve financiare i ka shperlare rrenjesisht qindra shqipfoles te cilet paturpesisht organizohen nga sherbimi grek per te shkaktuar trazira jo vetem ne Himare. Athina e ka hidisur nje plan njesoj si te Serbise se fundviteve te 80'ta. Serbia ne ate kohe per te perligjur suprimimin e autonomise se Kosoves genjente faqe botes se serbet e Kosoves na qenkeshin 'viktime' e 'ekspansionit shqiptar' per te legjitmuar dhunen e saj ushtarako - policore. Ndryshe nuk po vepron as Greqia. Ajo po e sajon dashakeqesisht nje shembelltyre se i ashtuquajturi minoritet grek eshte i viktimizuar!

Jave me pare, pas vizites se zv.minstrit te jashtem grek ne Tirane, Teodhoros Kasimis, Athina leshoi nje deklarate me te cilen synon zgjerimin e territoreve te te ashtuquajturit minoritet grek ne Shqiperi. Ne kete deklarate theksohet se: 'Zv.ministri i jashtem grek Teodhoros Kasimis, zhvilloi nje vizite zyrtare ne fshatrat minoritare greke te Shqiperise se jugut. Ai zhvilloi takim ne Narte, Himare, Sarande, Livadhia, Mespotam, Gjirokaster, Dervican dhe Korce. Nga takimet qe pat me kryesine e OMONIA ne Himare z. Kasimis ftoi minoritaret te jene te bashkuar dhe te fillojne kthimin strategjik te te rinjeve ne tokat e tyre te lashta, pasi ky do te jete aksi kryesor per nje te ardhme me te mire te grekeve ne keto territore'.

Termi 'strategjik' eshte i lemit ushtarak. Edhe Serbia kthimin e koloneve te saj ne Kosove permes decentralizmit e quante gjithnje 'kthim strategjik' per t'i vendosur serbet aty ku e sheh te nevojshme.

Ne Kuvendin e Shqiperise u be njefare potere kush duke i rene gozhdes kush patkoit, por pa dalur me nje qendrim monolit per mbrojtjen e sovranitetit shteteror ne jug. Media shqiptare (e cila ka liri me shume sesa media e roberuar ne Kosove) demaskoi per vdekje percapjet e grekomegalomanit Vasil Bollano qe i deklaronte shqiptaret rrenjes te Himares shqiptare si helene. Ja nje rast prej shume sosheve: kryeplaku i Qeparoit Stefan Kokedhima i cili eshte shqiptare me rrenje e dege, autoritet lokale te Himares ia kane greqizuar emrin duke i ndajshtuar prapashtesa greke ne Stefanos Kokedhimos.

Shteti shqiptar nuk duhet te lejoje per asnje cmim greqizimin e jugut sepse nje gje e tille vecse frymezon Serbine ne veri. Gjithe bota i ka meshuar shkelm kolonializmit qe ne shekullin e XX, dhe Shqiperia s'duhet te lejoje kurrfare ndikimi kolonial grek ne token e saj. Madje, ajo duhet te ngre zerin per te problematizuar ceshtjen came sepse nje Cameri e tere po mbahet ne traret e kolonializmit klasik te Greqise shtypese. Greket nuk ua lejojne cameve te pervuajtur as mesimin fillor te shqipes sepse ata (greket) nuk duan ta njohin as qenesine e Camerise.

Perderisa, vazhdon te perhapet kjo heshtje po i jepet krah Greqise jo vetem per ta mbajtur me forcen e bajonetes Camerine e shtypur por edhe ta lakmoje Shqiperine e jugut.

Vetem nese te gjitha trojet e shqiptareve njesohen ne nje shtet te vetem shqiptar ka mundesi qe te keputet komploti serbo - grek sepse qe te dyja keto shtete ende pervijojne Nacertanjet dhe Megali Idete e tyre per te zhdukur kombin shqiptar.

(9) Ultimatum

Ne vitin 1990 serbet e 'rebeluar' te perkrahur nensiperfaqe nga Beogradi, mbajten referendumin per autonomine e tyre ne Kroaci dhe vendosen barrikada ne qytetin e Kninit, Benkovcit dhe Obrovcit. Kete dite (17 gushtin) Kroacia e pat konsideruar si diten e agresionit serb mbi Kroacine.

Akti skandaloz i lejimit te mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne vendin tone eshte nje agresion ndaj nesh. Poqese nje agresion i tille nuk cilesohet si agresion a dhunim, atehere ai nuk ka mundesi te luftohet. Po t'i lihet pezhishkes se heshtjes, Serbia do te cytet e shpenguar qe pas ketyre zgjedhjeve te shpalle autononine perfundimtare te serbeve. Ky akt do te qonte pashmangesisht ne mbajtjen e negociatave te reja ku do te federalizohej Kosova per te perjetesuar moszhvillimin, pasigurine dhe ankthin zhgerryes ngjashem si ne Bosnje. UNMIK - u dhe EULEX - i do ta tolerojne nje gje te tille packa qe deklarohen se nuk ka ndarje! Poqese nga ana e popullit ky akt percillet me pergjumje, nemitje e letargji dhe ne anen tjeter Serbia zbarkon gjer e gjate politikisht e institucionalisht atehere keto dy regjime satrape do t'ia njohin situaten ne favor te Serbise. Duke qene se populli shqiptar ndodhet ne nje nga situatat me te renda te ketij filllimshekulli te tallazitur, nevoja e organizimit mbarekombetar pashmangesohet.

E vertete eshte se peshorja e forcave anon kah forcat kundershtare por vete fakti se tere populli shqiptar kohezionohet ne tere shtrirjen e tij fizike, gjeografike e politike eshte nje ogur i mire.

Ndaj, populli shqiptar duhet te manifestoje vullnetin e tij politik ne demonstraten e 9 majit kunder zgjedhjeve te Serbise ne Kosove. Te demonstrojme me 9 maj!

Po e permbyll kete trajtese te gjate me fjalet e paharruara te prozatorit te shkeqyer shqiptar Petro Marko ne romanin e tij epik 'Ultimatum' kushtuar Epopese se Clirimit te Vlores:

'... ka disa qe pandehin se Shqiperia vetem atehere do te sigurohet kur te vendosin fuqite e medha. Po keta zoterinj jane shume te gabuar dhe te paguximshem dhe duhet ta dine, se ajo eshte nje nga semundjet qe na ka lene turku qe dridhej frike nga ato fuqi te medha... Te tille njerez besojne akoma se Evropa kur te doje na prish e kur te doje na ndreq. Po te kishim vajtur edhe ne me ato shpresa, Shqiperia do te mbetej kurdohere nen shqelmat e te huajve, po lavdi guximit dhe vullnetit te popullit tone, qe nuk shpreson kurre tek Evropa, por shpreson te gryka e pushkes dhe te trimeria e tij... Atdhetaret dhe populli nuk do ta lene fatin e atdheut te tyre ne duart e kasapeve dhe te tigrave me fytyre njeriu sic jane fuqite e medha, por ne majen e bajonetave dhe ne gryken e pushkes'.

(*), Publicist, Prishtine



Shenim: Opinionet e publikuara ne faqet e rubrikes se perditshme "Forum", jane individuale te autoreve dhe nuk perfaqesojne domosdoshmerisht qendrimin redaksional te gazetes "Koha Jone"


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika