Serbia ne Diten e Evropes
E Shtune, 10 Maj 2008
Serbia ka shenuar Diten e Evropes pak para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Qeveria e Serbise ka ratifikuar Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, por jo unanimisht. Hulumtimet tregojne nje ngritje te vullnetit te serbeve per integrim. Dita e Evropes eshte shenuar ne Serbi pas nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit. Organizatat joqeveritare kane organizuar manifestime dhe marshe kunder fashizmit, pasi qe, sipas tyre, organizata te ndryshme neo-naziste kane shtrire veprimtarine e tyre neper Serbi.
Megjithate, jo te gjitha partite politike kane qene te kenaqura me nenshkrimin e marreveshjes me Bashkimin Evropian dhe kjo ka qene nje nga pikat me te ashpra dhe akuzat per tradhti gjate fushates parazgjedhore per zgjedhjet e se dieles. Qeveria e Serbise ka ratifikuar marreveshjen, por pa pjesemarrjen e kryeministrit aktual, Vojisllav Koshtunica, dhe ministrave qe i takojne ketij grupi.
Presidenti Boris Tadic dhe zevendeskryeministri Bozhidar Gjellic kane marre kercenime per tradhti te kombit kohe me pare. Gjithsesi, afrimi praktik i Bashkimit Evropian ka ndikuar te qytetaret e Serbise. Bojana Popovic, nga Levizja Evropiane e Serbise, thote se qe nga janari, ka ndryshuar disa here opinioni publik. Por, hulumtimet e fundit pas nenshkrimit tregojne nje vullnet te serbeve per integrim. "Si do te ndikoje Marreveshja e Stabilizim Asociimit ne ekonomine e Serbise, pozitivisht apo negativisht, ne te ardhmen e Serbise, ne te anketuarit dhe ne familjen e tyre, kane qene pyetjet kryesore te hulumtimeve te fundit". "Mbi 50 per qind jane pergjigjur pozitivisht, kurse mbi 80 per qind kane qene te informuar se marreveshja eshte nenshkruar, ndersa 83 per qind te qytetareve jane pro hyrjes se Serbise ne Bashkimin Evropian", thote Popovic per Radion Evropa e Lire. Partite politike qe kane kundershtuar marreveshjen kane thene se me kete rast eshte nenshkruar pavaresia e Kosoves. Jelena Millic, drejtuese e qendres per studime euroatlantike, thote se Serbia do te duhej ta prese me dy kuptime Diten e Evropes, pasi qe dikur ka qene ne anen e duhur, ne lufterat boterore, kurse tani ka humbur kompasin e sistemit te vlerave. "Natyrisht qe edhe ne vendin e Bashkimit Evropian ekzistojne grupet neonaciste, por ato jane ne margjinat e shoqerise dhe ekziston nje trend gjykimi mbi ta. Dallimi ne Serbi eshte se ketu, keto organizata jane formacione para-partiake dhe partite qe jane ne Kuvend, kane qendrime te ngjashme per shume gjera". "Keto jane te gjitha metoda te rrezikshme te sjelljes dhe tere keto organizata jane nje fuqi baruti. Kjo ndikon shume, pasi ka shume refugjate dhe njerez qe nuk e kuptojne politiken nderkombetare ndaj Kosoves dhe kane qene te shfaqur ndaj nje indokrine se behet fjale per nje komplot boteror anti-serb dhe se ata per asgje s'jane fajtore", mendon Millic. Suzana Gjorgjevic, nga Nisma Qytetare e Serbise, pas nje mitingu ne kryeqytetin serb, ka thene se nuk duhet harruar ato qe ka shkaktuar fashizmi dhe nuk duhet pajtuar me veprime te tilla. "Mendoj se ne Serbi nuk flitet mjaftueshem per keto gjera, nuk flitet mjaftueshem per fashizmin. Ky aksion ka per qellim te promovojme vlerat evropiane dhe te tregojme drejtimin ne te cilin duhet te levizim", ka thene Gjorgjevic. Pas nenshkrimit te marreveshjes, 17 vende te Bashkimit Evropian kane hequr pagesat per viza per Serbine. Nderkohe qe gjate vizites se fundit te nenkryetarit te Komisionit Evropian, Zhak Barro, eshte premtuar liberalizimi i vizave. Por, Kuvendi i ri i Serbise do te kete per detyre te ratifikoje Marreveshjen e Stabilizim Asociimit.