Vota serbe, pro apo kunder Bashkimit Evropian?
E Shtune, 10 Maj 2008
Nga Douglas Hamilton
Serbet do te vendosin te dielen e ardhshme nese deshirojne t'i bashkohen Bashkimit Evropian apo te sakrifikojne avantazhet e anetaresimit mbi altarin e Kosoves. Nese ata votojne kunder Bashkimit Evropian ne favor te qeverise nacionaliste te vijes se ashper, atehere ata do te jene i vetmi popull ballkanik qe do te rreshtohen kunder bllokut te 27-vendeve anetare. Sondazhet thone se gjasat jane 50 me 50. Vota kunder do te jete terheqja e perjetshme drejt nje nacionalizmi vetmitar qe dominoi shperberjen e Jugosllavise gjate viteve '90, shtuar ketu minimin e strategjise perendimore per stabilizimin e rajonit me ane te bashkimit te shteteve ballkanike nen catine e Bashkimit Evropian. Nacionalistet, qe kembengulin se nderi i vendit eshte ne rrezik, thone se serbet nuk mund t'i bashkohen kaq kollaj Bashkimit Evropian qe kerkon qe ata te pranojne se Kosova, me 90 per qind te popullsise shqiptare etnike, nuk do te jete me pjese e Serbise, por nje vend i pavarur. Ne mbishkrimet me boje ''spray'' ne rruget e Beogradit te bie ne sy shprehja ''BE, jo faleminderit''. Mbeshtetesit e Bashkimit Evropian thone se Serbia i perket Evropes dhe se, ne kete rast, pragmatizmi duhet te fitoje. Por, ata nuk marrin ende guximin te propozojne se serbet duhet ta pranojne tashme pavaresine e Kosoves. ''Serbia ndodhet ne udhekryq'', thote presidenti Boris Tadic, i cili perpiqet te hedhe poshte zgjidhjen BE ose Kosove si nje ndarje false, e shpikur per avantazh politik. ''Vetem duke forcuar ekonomine serbe, ne mund te mbrojme Kosoven'', thote Tadic.
KRYENECESI FALSE
Ultranacionalisti i Partise Radikale, Tomislav Nikolic, rivali kryesor i Boris Tadicit, thote se fjalet e presidentit, i cili po pranon heshturazi pavaresine e Kosoves, jane me dy kuptime. ''Serbia ndodhet ne udhekryq'', thote edhe Nikolici, por me nje tjeter kuptim nga e njejta shprehje qe perdor presidenti Tadic. Duke iu kthyer diteve te lavdishme te Jugosllavise se paangazhuar, ne nje bote te polarizuar nga Lufta e Ftohte, Nikolici thote se Serbia eshte strategjikisht e lokalizuar ne Evropen Juglindore si qender e tregtise globale qe balancon tregtine e Bashkimit Evropian me lidhje drejt Indise, Kines dhe Amerikes Latine.
Por, kritiket thone se kjo ide nuk qendron me ne shekullin XXI, shekulli i tregtise globale. Sidoqofte, nuk eshte kjo letra me e forte per Nikolicin. Ai kerkon te sfidoje Perendimin lidhur me ceshtjen e Kosoves. Per votuesit e lodhur ceshtja vertitet rreth se njejtes teme: a mund ta gelltise Serbia krenarine nacionaliste per t'iu bashkuar Bashkimit Evropian, apo ajo perben nje perjashtim, nje rast unik? Pavaresisht deshtimit serb per te arrestuar gjeneralin serbo-boshnjak te akuzuar per krime lufte, Ratko Mlladic, i kerkuar per vrasjen e 8 000 myslimaneve te paarmatosur ne Srebrenice, Bashkimi Ebropian nenshkroi me Serbine Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit si edhe ka premtuar se do t'u lehtesoje qytetareve serbe marrjen e vizave per ne vendet e bllokut te 27 vendeve anetare. Serbet cinike thone se meqe intransigjenca dhe kercenimi i rikthimit te nacionalizmit mund te japin me shume fryte, ndoshta Nikolici mund te marre nga qeverite e BE-se me shume nga c'mund te marre Boris Tadici.
Tadici e mundi Nikolicin ne dy zgjedhjet e fundit presidenciale. Duket pra qe elektorati, i perballur me nje zgjidhje te ngurte, do te mbeshtese nje qeveri properendimore, por me diference te vogel ndaj nacionalisteve. Megjithate, perseritim se ne zgjedhjet e se dieles fituesi nuk dihet ende me saktesi. Njeriu qe mund te formonte apo shkaterronte qeverine e ardhshme eshte kryeministri ne largim, Vojisllav Koshtunica, i vetequajtur kampion i mbrojtjes se sovranitetit serb mbi Kosoven. Nikolici eshte i gatshem ta kete perseri Koshtunicen si kryeminister ne nje qeveri nacionaliste. Tadici thote se Koshtunica ''nuk do te behet kurre me kryeminister'', pasi partia e tij ''ka hequr dore nga ideja evropiane''.
Tadici dhe Koshtunica po kerkojne mbeshtetje nga socialistet e Milloshevicit, sinonim i konflikteve shkaterrimtare te viteve '90, por tashme nje parti e tkurrur, e urte. Ne votime jane regjistruar rreth 6,7 milione vete. Zgjedhjet fillojne ne oren lokale 07:00 dhe mbyllen ne oren 20:00. Pritet qe rezultatet e para te dalin brenda dy oreve, pas perfundimit te zgjedhjeve.
Marre nga "Reuters"