PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zgjedhjet i vendosin serbet ne nje udhekryq


E Shtune, 10 Maj 2008

Nga Dan Bilefsky

Pak jave me pare antaret e grupit liberal te rezistences shperndane hi mbi kokat e tyre - nje akt ndeshkimi ndaj vetevehtes, thone ata, sepse kishin zgjedhur Vojisllav Koshtunicen, kryeministrin i cili ndihmoi rrezimin e Sllobodan Milloshevicit, por qe prej asaj koha ka adoptuar retoriken e ashper nacionaliste te ketij te fundit. Simbolizmi ishte i qarte: Koshtunica, nje avokat jo shume i njohur i cili deshiron qe Serbia te refuzoje perendimin dhe te kthehet nga Lindja drejt Rusise, ka braktisur aspirtatat e Revolucionit te tetorit 2000. Tani, paralajmerojne ata, ai kercenon ta riktheje Serbine serisht ne nje vend te izoluar ekonomikisht dhe politikisht, nje komb te vetmuar ne mosmarreveshje me pjesen me te madhe te botes.

Serbet votojne te dielen ne zgjedhjet parlamentare te cilat jane shnderruar ne nje terheqje midis nacionalizmit dhe modernizimit, midis Lindjes dhe Perendimit, midis perqafimit te se ardhmes ose zvarritjes serisht ne te kaluaren. "Keto jane zgjedhjet me themelore prej revolucionit kur u permbys Milloshevici", thote Vuk Jeremic, minister i Jashtem serb dhe nje antar i Partise Demokratike pro-perendimore te presidentit Boris Tadic. "Per here te pare, votuesit perballen me nje zgjedhje te lire midis zgjedhjes se Evropes ose zgjedhjes se izolimit".

Nacionalizmi i Koshtunices, si ai i miliona serbe, ka qene acaruar nga zemerimi i thelle dhe i vertete nga deklarata per shpalljen e pavaresise se Kosoves prej Serbise ne Shkurt, me mbeshtetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA. Serbet e shikojne Kosoven si zemren e tyre mesjetare. Nje shumice serbesh e konsideron deklaraten e pavaresise nje prishje te pakujdesshme te ligjeve nderkombetare, e barazvlefshme sikur Teksasi te shpallte shkeputjen e tij nga SHBA. Te gjitha partite politike jane kembengulese ne ate qe Kosova duhet te mbetet pjese e Serbise. Por ndersa Tadic e ka perdorur ceshtjen e Kosoves duke ngulmuar per lidhje me te ngushta me Evropen dhe Uashingtonin, Koshtunica dhe udheheqesit e tjere nacionaliste argumentojne se Serbia duhet te kthehet nga Rusia dhe Kina.

Retorika e Koshtunices tingellon tek te ashtuquajturit humbes te tranzicionit, ata miliona serbe te cilet ndjejne se kane fituar shume pak ne 8 vitet e fundit prej permbysjes se Milloshevicit. Shume serbet kthejne koken prapa me nostalgji tek ish-Jugosllavia, ku Serbet ishin grupi me i madh ne nje vend mjaft te rendesishem qe gezonin te mirat materiale dhe kufij te hapur te panjohur per vendet e tjera komuniste.

Tani, keto vende te ish-bllokut sovjetik jane pranuar ne BE dhe NATO, dhe ato jane duke ecur perpara ekonomikisht. Serbia mbetet jashte; vetem nje elite prej 12% mbajne pasaporta dhe ata duhet te kerkojne viza per ,cdo udhetim ne Perendim. Papunesia luhatet ne rreth 21%, ndersa prodhimi i pergjithshem bruto per fryme ne nje vit ne rreth 6200 USD, duke e vendosur Serbine midis me te vobekteve te Evropes. Shume serbe thone se ndihen te tjetersuar dhe si te zene ne gracke.

Liberalet serbe dhe udheheqesit perendimore jane vecanerisht te shqetesuar nga ngjitja e Partise Radikale te ekstremit te djathte, e drejtuar nga Tomislav Nikolic, nje ish- mbikeqyres varrezash i njohur si "sipermarresi", te cilin ata frikesohen se mund te krijojne nje koalicion qeverises me Koshtunicen. Themeluesi i radikaleve, Vojisllav Sheshel, eshte aktualisht duke u gjykuar ne Gjykaten e Hages per krime lufte.

Sipas nje sondazhi te publikuar kete jave nga agjencia me qender ne Beograd "Strategic Marketing", radikalet kane 33,2% te mbeshtetjes, krahasuar me 31,5% per partine e Tadicit. Partia e Koshtunices eshte vendosur ne vendin e trete me 13,8%, duke e bere kryeministrin qe po le postin serish nje person kyc ne krijimin e nje qeverie."Per Perendimin, kjo zgjedhje eshte nje zgjedhje midis te mires dhe te keqes", thote nje diplomat i larte perendimor.

Disa intelektuale liberale serbet i frikesohen nje koalicioni qeverises nacionalist qe do ta shnderroje Serbine ne nje Kube te Ballkanit. "Ata duan te kthejne mbrapsht socializmin shteteror", thote Misa Brkic, nje ekonomist i njohur liberal. "Ata do te bllokojne futjen tone ne Bashkimin Evropian dhe do ta bejne Serbine nje Kube te shekullit 21-te ashtu sic ishte Kuba per ruset ne vitet 1960' ne marredheniet e saja me SHBA".

Disa prej figurave me te njohura moderatore serbe parashikojne pasoja akoma edhe me te keqija nese fitojne radikalet. Dejan Anastasijevic, nje komentator i njohur liberal, thote se eshte takuar kohet e fundit me Tadicin dhe te dy kane diskutuar mbi friken e tyre per nje kunderrevolucion ne te cilin forcat liberale qe permbysen Milloshevicin ne 2000 do te ishin shtypur nga nacionalistet, e drejtuar prej Sheshelit, qe do te rikthehej ne Serbi nga Haga dhe do te ishte kurorezuar kryeminister. "Ky do te ishte nje 5 Tetor ne kah te kundert", tha ai, duke iu referuar diteve te revoltes se 2000. "Njerezit mund te perplasin koken, te djegin disa godina, Shesheli do te vije ne pushtet. Une jam me te vertete i frikesuar".

BE-ja, e alarmuar nga perspektiva e nje fitoreje te Partise Radikale, nenshkroi javen e kaluar nje marreveshje para-anetaresimi me Serbine e destinuar per t'i dhene guxim partive pro-perendimore ne Serbi. Por marreveshja, e cila ishte nenshkruar nga Tadic, ishte kundershtuar menjehere nga pasuesit e vijes se ashper. Tadic ka marre kercenime me vdekje ditet e fundit. "Ai ishte urdheruar nga Uashingtoni, pastaj u perul ne Bruksel dhe pstaj dikush ne Beograd ka rene dakord me te", i tha Koshtunica serbeve.

Zhgenjimi i pergjithshem eshte i prekshem ne konsullatat perendimore. Ne nje dite me shi ne konsullaten gjermane, nje rresht i gjate serbesh presin per viza udhetimi. Natasha, 32 vjec, nje kerkuese ne Dhomen e Tregtise se Beogradit, e cila refuzon te jape emrin e saj, thote se deshiron qe Serbia ti bashkohet BE-se ne kete menyre ajo mund te udhetoje lirshem ne Evrope. Por ajo shton se pjesa me e madhe e serbeve besojne se BE-ja nuk do ta pranoje kurre Serbine. "Nuk ka rendesi se cila parti politike fiton. Evropa ka nje ceshtje me popullin serb - ata nuk na duan neve", thote ajo. "Nese fitojne nacionalistet, bota do te na harroje neve".

Disa udheheqes thone se nacionalizmi ne Serbi eshte duke vluar sepse vendi akoma nuk ka bere nje vleresim historik mbi te kaluaren. Cedomir Jovanovic, udheheqesi i partise liberale, i cili ndihmoi ne ekstradimin e Sllobodan Milloshevicit per ne Hage dhe eshte nje prej pak zerave ne Serbi qe mbeshtesin pavaresine e Kosoves, thote se serbet jane viktima te "genjeshtrave shteterore". Asnje udheheqes ne Serbi ose Perendimi, thote ai, nuk ka guxuar tu thote serbeve se ata kane humbur lufterat e Ballkanit ne 1990' ne te cilat Kosova u vendos nen administrimin nderkombetar pas nje fushate bombardimesh te NATO-s.

Duke iu referuar serbeve qe sulmuan ambasaden amerikane ne Beograd, ne muajin shkurt, per te shfryre inatin mbi mbeshtetjen amerikane per nje Kosove te pavarur, ai thote: " Keta njerez jane vete viktima te shembjes se moralit tone. Ne duhet t'i ndihmojme ata qe te perballen me realitetin, tu tregojme atyre se edhe ata kane nje te ardhme". "Ne duhet ti themi popullit tone mbi krimet e luftes, ne duhet tu themi njerezve tane se ne e humben Kosoven", shtoi ai. " Ne duhet ti tregojme botes se nuk jemi me Serbia e Milloshevicit".

Drejtuesit kryesore te Partise Radikale kundershtojne perpjekjet per ta portretizuar partine si te parindertuar, nacionalizmi anti-perendimor eshte propaganda e llogaritur per te frikesuar votuesit serbe. "Ka shume kompani globale kane ardhur ne Serbi. Kaq shume banka. Nuk ka asnje rrezik izolimi sepse askush nuk ka nje interes per te bere nje gje te tille", thote Gordana Poplazic, presidente e Zemunit, zones qendrore te radikaleve ne Beograd.

E pyetur perse partia deshiron ta lidhe Serbine me Rusise ne vend te BE-se dhe SHBA-se, ajo replikon: "Ne nuk e shikojme te ardhmen ne BE. Ne gjithmone jemi kthyer nga Rusia, Lindja e Mesme, Kina dhe bota arabe. Rusia nuk na ka bombarduar kurre, Rusia kurre nuk na ka cenuar neve, ata gjithmone kane qene ne anen e te drejtes nderkombetare dhe mbrojtjes se integritetit te shtetit tone".

Marre nga "The International Herald Tribune"




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika