Perfundon fushata ne Serbi
E Shtune, 10 Maj 2008
Idriz Seferi
Fushata parazgjedhore ne Serbi ka arritur ne diten e fundit te saj. Zgjedhjet e parakohshme te nenshkruara me 11 maj, pritet te jene nje sfide tjeter per Serbine, pasi qe konsiderohet se radikalet i kane gjasat me te medha per te ardhur ne pushtet. Lubisha Mihajllovic, nje serb nga Vojvodina, mban ne dore nje shkop peshkimi dhe e valevit ate me tere fuqine. Ai ka flamurin me te larte te Partise Radikale ne Sheshin e Republikes ne qender te Beogradit, ne mitingun e fundit te kesaj partie. E tere familja e tij ka vendosur t'u besoje radikaleve dhe te votoje per ta kesaj radhe. "Mund te shkojme ne Evrope, por ndershem. Ne jemi nje shtet i pasur, kete e di edhe Evropa dhe ne mund te ndihmojme. Ben edhe Evropa, edhe Rusia se bashku, vetem duhet te largojme pak amerikanet nga Evropa", shprehet Lubisha. Sondazhet e fundit tregojne se radikalet mund te vijne ne pushtet se bashku me partine e kryeministrit Vojisllav Koshtunica. Frika ne Serbi eshte rikthyer te nje pjese e qytetareve, nderkohe qe presidenti Boris Tadic ka premtuar se Koshtunica nuk do te jete me kryeminister. Por, kjo varet nga pjesemarrja dhe rezultati perfundimtar. Partia Radikale e Serbise u ka premtuar serbeve se atdheu do te jete mbi te gjitha. Ata kane premtuar mbylljen e mediave qe tregojne lajme te keqija dhe organizatat joqeveritare qe promovojne vlerat evropiane. "Nga e hena, me 12 maj, do te jeni njerez te lire dhe askush nuk do te mund t'ju frikesoje, t'ju perule dhe askush nuk do te kete guxim t'ju dergoje ne varferi. Nuk japim asgje, as e kemi blere Kosoven, e as qe do ta shesim. Ne e kemi trasheguar dhe do t'ua leme pasardhesve tane. Kosova eshte Serbi, derisa te kete serbe dhe te ekzistoje Serbia", ka thene Nikolic gjate fushates. Blloku demokratik i presidentit Boris Tadic ka bere nje fushate te ngjashme me ate presidenciale, duke u kujtuar qytetareve radhet e gjata per buke dhe dinarin e devalvuar me dhjetera zero, sikurse ne vitet '90. Rreth 500 mije te rinj kane ikur gjate viteve '90 nga Serbia, por ata thone se nuk do te jetojne ne nje vend diktatorial. Masha Millutinovic, nje nxenese maturante ne Beograd, thote perse eshte e rendesishme ne fushaten e organizates nisma e te rinjve per te drejtat e njeriut - "Une jam me rendesi". "Do te shikoj se cfare do te bej, por do te ik nga ketu nese fitojne radikalet. Mund te jetohet, por te mos ndikojne keto dhe te mos nervozohesh kur i sheh politikanet ne televizor", thote Masha, e cila pret te votoje per here te pare.
Shkrimtarja e njohur serbe, Bilana Srblanovic, eshte kthyer nga Parisi per te kandiduar per kryebashkiake te Beogradit. Ajo thote se nuk mund te ndihmoje shume, por thjesht ka dashur te tregoje nje fytyre tjeter te Serbise. "Kam dashur te tregoj me shembull se ne te gjithe nuk jemi aq te keqij, sa te keqe e kemi eliten politike dhe se ketu qytetaret dine me mire se vete politikanet. Andaj, kam dashur te aktivizohem vete", thekson Srblanovic.
Presidenti Boris Tadic dhe koalicioni per Serbine Evropiane kane thene se ne keto zgjedhje jane vetem dy parti, radikalet dhe demokratet. "Njerez, desha t'ju them ne qetesi, se une kam vendosur qe ne te fitojme ne keto zgjedhje. Ne nuk e kemi per qellim qe te fitojme ndonje person, por te fitojme kunder asaj qe eshte duke tentuar te na ndaloje per shume vite. Urrejtja dhe frika kane perfaqesuesit e tyre edhe ne Serbi dhe ka te tille qe ne frike ndertojne politiken e tyre", ka thene presidenti Tadic, duke u premtuar qytetareve se do ta mbroje Kosoven, por, sipas tij, qellimi kryesor eshte Serbia ne Bashkimin Evropian.
Por, fushata ka pasur shume akuza, kercenime per ekzekutim per presidentin Boris Tadic, akuza per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilzim Asociimit dhe shume gjera te tjera qe kane nxitur situaten. "Mendoj se kjo eshte fushata me e ndyre deri tani. Kur shikoni televizorin, nga 12 klipet, 7 prej tyre jane kunder ndonje kandidati ose dikujt", mendon Andrej Nosov, nga Nisma e te Rinjve.
Fushata parazgjedhore ka arritur fundin e saj, por dilemat per te ardhmen e Serbise ende nuk jane sqaruar dhe zgjedhjet parlamentare dhe lokale te 11 majit do te jene nje sfide e re per Serbine - fitorja e radikaleve apo nje bllok demokratik.
Marre nga Radio Evropa e Lire