PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zgjedhja e Serbise


E Shtune, 10 Maj 2008

Nga Vladimir Gligorov

Sa shume gjera jane permbysur ne Serbi. Duke u kthyer prapa ne 2000, Vojisllav Koshtunica drejtoi koalicionin e partive demokratike dhe organizatave joqeveritare i cili hoqi Sllobodan Milloshevicin. Tani, duke u frikesuar se ai vete do te votohet per tu hequr nga posti i tij ne zgjedhjet parlamentare te se dieles, kryeministri Koshtunica eshte duke u perpjekur qe te qendroje ne pushtet duke perdorur taktikat frikesuese qe te kujtojne ato te ish-diktatorit.

Per te mobilizuar mbeshtetesit, Partia e tij Demokratike e Serbise eshte duke u perpjekur te rrise tensionet ne Serbi dhe Kosove, duke u paraqitur perballe votuesve si nje zgjidhje midis tradhtise dhe patriotizmit. Nga njera ane jane "tradhtaret", pra aleatet e tij te meparshem te Partise pro-perendimore Demokratike te udhehequr nga presidenti Boris Tadic (nuk duhet ngaterruar me partine me emer te ngjashem te drejtuar nga z.Koshtunica). Kryeministri e akuzon z.Tadic dhe partine e tij se ka shitur Kosoven, "zemren" e kombit, per integrimin e Serbise ne Bashkimin Evropian.

Pjesa vendimtare e kesaj strategjie eshte qe votuesit te pranojne kushtin paraprak nacionalist se Serbia eshte e paperfytyrueshme pa Kosoven. Pas kesaj vjen qe cilido qe e njeh Kosoven si shtet te pavarur - duke perfshire, per momentin 18 nga 27 vendet anetare te BE-se - eshte armik i Serbise. Atehere, alternativa "patriotike" do te jete vota per hedhjen poshte te pranimit ne BE nga z.Koshtunica per aq kohe sa Brukseli te mbeshtese pavaresine e Kosoves.

Deri tani, strategjia nuk ka funksionuar aq mire. Partia e kryeministrit eshte ne vendin e trete ne sondazhet e opinionit publik, e mbeshtetur vetem nga 12% e elektoratit. Por z.Koshtunica shpreson qe te marre mbeshtetjen e mjaftueshme per tu bere partner i domosdoshem ne nje koalicion me Partine Nacionaliste Radikale serbe (e cila kryeson sondazhet me 32%) dhe Partine Socialiste te Serbise (rreth 7%). Si person vendimtar, ai mund te shpresoje per nje pozicion kyc ne nje qeveri te tille te re. Ai mbase mund te qendroje si kryeminister.

Ka nje tjeter element ne fushaten e z.Koshtunica qe ka beje shume pak me identitetin politik ose nacionalizmin. Kjo ka te beje me stabilitetin. Milloshevici e perdori kete strategji ne 2000, duke argumentuar se nje vote per te ishte nje vote per stabilitet. Megjithate elektorati preferoi ndryshimet.

Kesaj here, z.Koshtunica eshte duke derguar te njejtin mesazh si Milloshevici te mbeshtjelle me te njejten gjuhe nacionaliste, duke shpresuar qe kesaj here votuesit do te preferojne stabilitetin. Megjithese te gjithe presin qe demokratet pro-BE do te pranojne ne menyre paqesore nje disfate ne votime, e njejta gje nuk mund te thuhet domosdoshmerisht per partite nacionaliste. Ka nje kercenim te mprehte ketu se duke votuar per te nxjerre z.Koshtunica jashte pushtetit do te coje ne kaos. Kjo eshte sikur ai te thote: "Votoni per mua ose ketu do te kete telashe".

Kjo shpjegon gjuhen e forte qe ai dhe nacionalistet e tjere kane perdorur kunder "tradhtareve" dhe "agresoreve nderkombetare", vecanerisht NATO, dhe mbeshtetjes se tij te heshtur per protestat e dhunshme te koheve te fundit. Ne Beograd turmat qelluan me gure dhe sulmuar Ambasaden Amerikane ne muajin shkrut. Ne Kosove protestuesit dogjen pikat e kontrollit te misioneve te OKB-se si dhe makinat e BE-se. Nje paqeruajtes i OKB-se u vra gjate ketyre perleshjeve.

Opozita e frikesuar peshperit, megjithese, ajo mund te deshtoje. Nje arsye eshte qe te gjitha sondazhet e fundit te opinionit publik tregojne se nje shumice serbesh duan t'i bashkohen BE-se. Problemi me perkthimin e kesaj preference te BE-se ne vota per forcat pro-perendimore eshte qe z.Tadic dhe partia e tij kane pranuar angazhimet kushtetuese per te mbajtur Kosoven si pjese te Serbise. Ne kete menyre ata pretendojne disi se ka nje rruge drejt pranimit ne BE pa hequr dore nga krahina. Por ne kohen kur anetaresimi i Serbise te dale per vendim, te gjitha vendet e BE-se ka shume te ngjare qe te kene njohur Kosoven si nje shtet te pavarur. Votuesve do tu kerkohet te mbeshtesin ne cdo menyre z.Tadic dhe anetaresimin ne BE dhe te shikojne mbi oportunizmin e kaluar te partise se tij.

Nderkohe, BE-ja eshte perpjekur te perkrahe grupet pro-perendimore ne Serbi. Pikerisht javen e kaluar, Brukseli nenshkroi marreveshjen e shtyre prej shume kohesh te Stabilizim Asociimit me Beogradin, nje hap i pare drejt nje anetaresimi eventual. Marreveshja ka qene bllokuar per arsye te deshtimit te Serbise per te arrestuar dhe dorezuar personat e akuzuar per krime lufte, dhe marreveshja nuk do te implementohet derisa Serbia te bashkepunoje plotesisht me Gjykaten e OKB-se per Krimet e Luftes. Vec kesaj, BE-ja ka dale me nje plan veprimi qe do te lejoje serbet te qarkullojne neper BE pa viza duke filluar nga fundi i vitit. Kjo nenkupton se te gjitha keto perfitime do te jene ne fuqi vetem nese fitojne forcat pro-perendimore.

Ndersa BE-ja tani eshte duke u perpjekur te ndihmoje partite pro-perendimore te Serbise, e kaluara e Unionit dhe deshtimet e vazhdueshme per te rene dakord mbi nje politike kundrejt Kosoves dhe Serbise kontribuuan ne rritjen e nacionalizmit serb. Ne mungese te nje pozicioni te unifikuar, BE-ja duket si nje tiger prej letre. Qendrimet nacionaliste te linjes se ashper ne kundershtimin e pavaresise se Kosoves duken pothuajse pa rrezik. Kjo minon kampin pro-perendimor.

Arsyeja tjeter qe forcat pro-BE akoma mund te fitojne eshte qe ekonomia eshte duke u perkeqesuar me shpejtesi. Rritja ekonomise eshte ngadalesuar, inflacioni dhe normat e interesit jane rritur, investimet e huaja nuk jane duke hyre brenda vendit. Mendimi i pergjithshem eshte se ekonomia do te perkeqesohet akoma me shpejte nese do te fitoje koalicioni anti-BE. Serbia ka nevoje te deshperuar per fonde te huaja per te financuar deficitin aktual te pagesave prej 5 miliard eurosh, c'ka perben rreth 17% te GDP-se. Aderimi ne BE do ti bente keto investime te huaja shume me te mundshme.

Problemi eshte se per Partine Demokratike te z.Tadic eshte e veshtire te beje fushate mbi ekonomine. Ne radhe te pare jane pikerisht rezultatet e zymta ekonomike te vete partise ne qeverine e fundit qe kane kthyer pjesen me te madhe te votuesve drejt nacionalisteve. Serbet jane te pakenaqur me perkeqesimin ekonomik dhe, ne vecanti, me kushtet sociale.

Shpresa e z.Tadic duhet te jete qe votuesit do te mbeshtesin partinge e tij per te shmangur nje perfundim akoma edhe me te keq. Kjo megjithate presupozon se votuesit jane shume me racionale dhe te pergjegjshem sesa partite per te cilat ata votojne. Duke zgjedhur me te vogel midis dy te keqijave eshte gjithmone nje thirrje e ashper.

Marre nga "The Wall Street Journal"




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika