PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ju rrefej manipulimet me "Hakmarrjen"


E Shtune, 10 Maj 2008

Flet Dylber Mani, avokati i pese prej te pandehurve te ceshtjes. Perse prokuroria i qendron larg dosjes

Pretenca e Prokurorise se Krimeve te Renda duket se ka shperfilluar pretendimet e avokateve mbrojtes te 10 te pandehurve te grupit te cilesuar si "Hakmarrja per Drejtesi". Ndersa shpjegon detaje te letres, qe i dergoi ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, nje prej mbrojtesve ligjore, Dylber Mani, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" rrefen te fshehtat e dosjes prej 12 vitesh, duke pretenduar manipulime dhe presione mbi deshmitaret e ceshtjes. Me se 272 seanca gjyqesore nuk kane mjaftuar per te zbardhur 18 akuzat, kurse dosja ka mbetur e njejte sipas avokatit.

Zoti Mani, ju keni shume vjet qe perfaqesoni shumicen e te akuzuarve ne te ashtuquajturen "Hakmarrja per Drejtesi", mund te na thoni sa seanca gjyqesore jane zhvilluar deri tani?

Ky procedim penal ka filluar ne vitin 1996. Te akuzuarit po gjykohen dy here per te njejtat akuza. Askush nuk mund te gjykohet serish, me perjashtim te atyre rasteve kur nje gjykate me e larte e prish vendimin, sepse eshte marre ne shkelje te rregullave procedurale. Ky eshte nje parim i hershem, eshte i sanksionuar ne Kushtetute, ne Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut, ne protokolle qe jane pjese e saj dhe ne ligjin procedural penal. Gjykimi serish, ne kundershtim me ligjin, eshte i palejueshem per nje drejtesi dhe shtet normal. Prandaj edhe seancat gjyqesore kane arritur nje numer rekord. Ne gjykimin e pare u planifikuan rreth 180 seanca, gati gjysma e tyre deshtuan. Ne kete gjykim jane realizuar 92. Le te mos i permendim te deshtuarat, qe gjithsesi jane me te pakta se ne gjykimin e pare.

Pse ndodh nje gje e tille dhe a ndiheni i penduar qe jeni angazhuar ne kete ceshtje?

Nuk jam penduar. Une kryej detyren time. Por jam merzitur shume here. Ato qe me merzitin jane zvarritjet e qellimshme te gjykimit dhe shkeljet e ligjit. Arsyet pse ndodhi nje gjykim per se dyti, nuk lidhen me ligjin dhe i kane shkaktuar deme te renda drejtesise. Gazeta juaj, botoi dicka nga letra qe une i kisha shkruar Prokurorit te Pergjithshem, zotit Sollaku, ne dhjetor 2002. Sapo kishte perfunduar shqyrtimi i provave. Ne leter rendis nje varg te gjate faktesh qe kishin provuar para gjykates falsifikime dhe manipulime te jashtezakonshme.

Cili qe reagimi i ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku?

Zoti Sollaku nuk reagoi me ndonje pergjigje. Por kjo nuk kishte rendesi per mua. Qellimi qe i shkrova ishte me i gjere se interesat e mia si avokat. Shqetesimi im eshte i shprehur ne leter. Nese ai nuk nderhynte, manipulimi i procesit ne shkallen qe ishte bere e shemtonte shtetin dhe do kishte pasoja te renda per drejtesine. Nuk mund te mos e them se nxitje per t'ia shkruar ate leter ishte droja qe ndieja se mos zoti Sollaku ndiqte shembullin e paraardheseve te tij me "Hakmarrjen". Une mendoja si profesionist dhe besova se letra do kishte efekte pozitive. Por, kur prokuroret dolen para gjykates me nje leter dhe kerkuan terheqjen e akteve per hetime te metejshme, kuptova se as zoti Sollaku nuk kishte kapacitetet e nevojshme qe te vepronte me pergjegjesi ne emer te Drejtesise, ne sherbim te shtetit. Vetem nje shkrese ka firmosur zoti Dragoshi, ish-prokurori i Pergjithshem. SHIK-u e kishte njoftuar prokurorine me shkrim se nga informacionet qe zoteronte vertetohej se "Hakmarrja" kishte financuar PS ne fushaten e 26 majit, se Orik Shyti kishte depozituar para ne bankat e Greqise etj. Shkresa e firmosur nga Dragoshi i kerkonte shefit te SHIK-ut te vinte ne dispozicion te dhenat konkrete qe hidhnin drite mbi keto financime e llogari bankare. Kerkesa nuk mori kurre pergjigje dhe prokurori nuk i kerkoi arsyet. Ne vitin 1998, prokuroret nuk me lejonin te njihesha me materialet. Jo vetem mua, por asnje avokat tjeter nuk ishte lejuar deri atehere te merrte pjese ne pyetjen e te pandehurve, ne veprimet hetimore qe kryheshin dhe as te njihnin dokumentet. Ne vere e atij viti i bera kerkese me shkrim Prokurorit te Pergjithshem, Arben Rakipi. Nuk prisja pergjigje, por zgjidhje. Ndersa ngjarja e shoferit te familjes se Sollakut e shtyu ne gabime edhe me te renda. Puna arriti deri atje sa ai vete te akuzohej publikisht si anetar i "Hakmarrjes".

Si e shpjegoni qe qendrimi i prokurorise nuk ndryshoi edhe tani qe Sollaku nuk eshte ne krye te saj?

Nuk dua ta shpreh se shkaku eshte i njejte, domethene qendrimi sa me larg "Hakmarrjes". Do desha te mendoja se mbingarkesa nuk i ka dhene mundesi Prokurores se Pergjithshme, zonjes Ina Rama, te njihej me ceshtjen.

Vendet evropiane u dhane azil te "kerkuarve"

Si zhvillim me rendesi per procesin jane edhe vendimet e gjykatave te tre vendeve te huaja, Zvicres, Belgjikes dhe Holandes, qe u kane dhene strehim pese te pandehurve, mes te cileve Orik Shyti, Altin Arapi, Kreshnik Spahiu dhe vellezerve Novruzaj. Nderkohe qe ekspert te huaj monitoruan gati dy vjet procesin. Ne kete raport dhe ne vendimet e gjykatave te vendeve te permendura, evidentohet dhuna e ushtruar ndaj te pandehurve, shkelja e te drejtes per t'u mbrojtur me avokat, manipulimet e bera me provat nepermjet falsifikimeve etj.

OSBE beri verejtje per procesin

Avokati Dylber Mani kembengul se prokuroria eshte njohur edhe me raportet e nderkombetareve per dosjen dhe procesin e gjykimit ndaj "Hakmarrjes per dDrejtesi". "Organi i akuzes i njeh mire konkluzionet e OSBE-s. Ne nje prej tyre thuhet se prokuroria nuk duhet ta kishte cuar ceshtjen ne gjykate ne vitin 1998. Por ne prokurori ka individe qe nuk kane marre vesh se kohet kane ndryshuar", shprehet avokati. Duke iu referuar pretences se gjate qe e quan nje kopjo te se pares per nga mungesa e provave dhe akuzat, ai kembengul se prokuroria eshte nxituar serish. "Nuk e shpjegoj dot ndryshe qendrimin qe reflektohet ne 134 faqet me konkluzione te prokurorise. Pasi kane mbledhur copa dhe grimca nga provat e falsifikuara, i kane perzier me uje e balte te marra nga "deklarimet" e te pandehurve e lene topin ne fushen e gjykates. Une shoh se gjyqesori ka filluar te ndryshoje. Kjo jep shpresa per vendin. Shpresoj se gjyqtaret e ceshtjes do japin drejtesi", perfundon Mani.

Avokati: Provat u manipuluan

Avokati mbrojtes hedh dyshime te forta per manipulimin e provave. "Per apartamentin e marre me qira, pervec procesverbalit te keqyrjes dhe te kontrollit, ishte perpiluar edhe nje procesverbal tjeter, "Per keqyrjen e raftit te librave". Ne te ishin regjistruar si te gjetura ne banese disa blloqe shenimesh e letra, qe u pershkruheshin permasat me centimetra, numri i fleteve te shkruara dhe te pashkruara, por nuk ishte shenuar asnje fjale nga permbajtja e tyre", thote Dylber Mani. Nderkohe qe, sipas tij, nje nga blloqet permbante nje tip platforme kriminale te shkruar me shkrim dore, ku ishte sajuar edhe nje lloj embleme me emrin "Hakmarrja e Drejtesise Shqiptare". Shkrimi ishte shume i ngjashem me shkrimin e Altin Arapit. Ekspertimi provoi se ate nuk e ka shkruar Altin Arapi dhe askush nga te pandehurit. Po keshtu edhe me veturen "Ford Sierra", per te cilen thuhej se ishte perdorur ne krime.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika