Nagib Mahfuz, faraoni i koheve moderne ne shqip
E Shtune, 10 Maj 2008
Shkrimtari egjiptian, Nagib Mahfuz, i vetmi shkrimtar arab, qe ka fituar deri tani cmimin "Nobel" ne letersi, vjen se shpejti ne shqip me romanin "Tallja e fatit", me perkthim te Haki Shtalbit, nga gjuha origjinale. Botuesi shqiptar eshte "ORA Botime", e cila i ka marre te drejtat ekskluzive nga The American University in Cairo Press, i cili eshte administratori zyrtar i te gjitha te drejtave boterore te shkrimtarit te famshem. I pranuar boterisht si mjeshtri me i madh i fjales se shkruar arabe ne kohet moderne, njeri nga romancieret me te shquar te shekullit njezete, Nagib Mahfuz eshte botuar e vazhdon te botohet ne mbi tridhjete gjuhe anembane globit. Disa perkthime sporadike te meparshme ne shqip te librave te Mahfuzit jane bere pa te drejten e autorit dhe kane hyre ne tregun tone si ndermarrje e mirefillte piraterie. "ORA Botime" e fillon paraqitjen e shkrimtarit te madh egjiptian ne shqip me romanin "Tallja e fatit", nje nga veprat e tij me te njohura ne bote. Ne qender eshte faraoni Keops, ne kulmin e lavdise se tij. Ai vendos te ndertoje ne breg te Nilit piramiden madheshtore, qe do te jete varri i tij i perjetesise. Nje shenjtor e njofton se asnjeri prej femijeve te tij nuk do te ngjitet ne fronin mbreteror dhe se trashegimtari i zgjedhur nga fati do te jete Xhedefi, i cili do t'i jape fund dinastise se tij. Kur Nagib Mahfuz shkroi romanin "Tallja e fatit", ne vitin 1939 ne moshen 27-vjecare, trilli letrar nuk zinte ne letersine arabe vecse nje vend te paperfillshem. Ky roman i pare, qe i perket gjinise letrare me frymezim popullor, eshte pasuar me vone me rreth 40 te tjere, duke e bere ate romancierin me te famshem te botes arabe. Veprat e tij jane perkthyer ne mbi tridhjete gjuhe te botes.
Shkrimtari Nagib Mahfuz vdiq ne vitin 2006, ne Kajro, ne moshen 94-vjecare, duke lene trashegimi per te gjithe dashamiresit e letersise dhe mbare njerezimin nje veper prej me shume se 50 vellimesh me romane, novela, tregime, ese e publicistike, nje pasqyre jashtezakonisht e larmishme dhe e pasur e historise dhe bashkekohesise se Egjiptit. Me te drejte kritika me e zgjedhur boterore eshte shprehur se Egjipti, sic nuk mund te perfytyrohet pa piramidat e tij te lashtesise, nuk mund te perfytyrohet tashme as pa vepren e Nagib Mahfuzit. Vepra e tij mbetet ne kompleksitetin dhe universalitetin e vet thellesisht emancipuese per shoqerine egjiptiane ne vecanti dhe krejt shoqerite e vendeve arabe ne pergjithesi. Bindjet e tij moderne, Mahfuzi i pagoi dhe me dhimbje. Ne fillimin e viteve '90 te shekullit te kaluar, megjithese ne moshe te shtyre, ai u godit per vdekje me thike nga nje fanatik i islamit. Nagib Mahfuz (1912-2006) eshte nje shkrimtar qe ka ditur te marre persiper te gjitha kontradiktat, brengat, vuajtjet, te organizoje tensionet e pasioneve dhe deshirave te tij, te ndale kohen dhe hapesiren me qellim qe si Nili, qe e do aq shume, jeta dhe vepra e tij te rridhnin me forcen, thellesine dhe ndershmerine e tyre.