PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Skifteri prezanton koleksionin e ri, stil i viteve '30


E Shtune, 10 Maj 2008

Modele te njohura, jo vetem nga Tirana, por edhe Kosova. Veshje sensuale, transparente, te mendafshta... te kuruara me pune dore. Shume fjongo, dantella, flutura, bizhu, ngjyra te embla, te lehta... Gjithcka ne sfilaten e nje prej stilisteve me te suksesshme te Tiranes, te njohur tashme prej spektakleve te ndryshme organizuar ne kryeqytet e pertej tij. Disa nga detajet e mbremjes se 12 majit, kur Rezarta Skifteri do te prezantoje mbi pasarela plot 40 veshjet e saj te reja. Te gjitha ne nje stil: "Haute Couture 2008". Sepse per stilisten Skifteri eshte koha e viteve '30-te. Eshte koha e femres sensuale, te cilen ajo do te na e sjelle te portretizuar bukur ne sallen e hotel "Sheraton", jo vetem me 40 veshjet e saj, por dhe me te gjithe aksesoret, bizhute, kepucet e sandalet, te cilat gjithashtu jane te stiluara nga duart e saj. Modelet qe ka zgjedhur per te prezantuar 40 veshjet e saj, jane vajzat e njohura te pasarelave. Krahas Linda Podes do te jete dhe Jorida Malltezi, Silvi Skenderaj, Rezarta Shkurtaj, Orinda Huta etj. Keto modele, ndryshe nga sfilata e shkuar nuk do te sjellin ne pasarela femren e forte, te mbuluar me zinxhire e precina, por femren sensuale, te brishte, te zhytur ne luks. Ashtu sic kane qene ne vitet '30, stil te cilit stilistja i eshte referuar per krijimin e koleksionit te saj te ri. Pasi ta kete prezantuar ne Tirane kete koleksion, Rezarta Skifteri do te jete e ftuar per ta prezantuar ate ne nje sfilate edhe me te madhe, qe do te transmetohet ne Fashion Tv. Nga data 15 deri me 17 maj, Skifteri do te jete ne Serbi, aty ku organizohet kjo sfilate.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika