Sonata e Fan Nolit, kompozuar me 1937, per here te pare ne Akademine e Arteve
E Shtune, 10 Maj 2008
Studiuesi dhe patrioti i njohur, Lef Nosi, nje nga nenshkruesit e aktit te Pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor te vitit te 1912, u kujtua pasditen e se premtes me nje koncert instrumental ne sallen e Akademise se Arteve ne Tirane. Pertej interpretimit te veprave te repertorit klasik, dy protagonistet e ketij koncerti, violinistja Ina Kosturi dhe pianistja Rudina Ciko, interpretuan vepra te vjetra shqiptare per violine e piano. Dy artistet, per te paren here ngjiten ne skene sonaten e Fan Nolit per violine e piano, te kompozuar ne 1937 dhe pjesen qe mban emrin e nje personaliteti te shquar te botes muzikore shqiptare, Thoma Nasi, e titulluar "Fyelli i bariut". Sonata e Nolit eshte perzgjedhur edhe per faktin e miqesise se ngushte mes Lef Nosit dhe Fan S. Nolit. I lindur ne qytetin e Elbasanit, me 9 prill te vitit 1877, Lef Nosi eshte nje prej atyre personaliteteve qe u anatemua pas Luftes se Dyte Boterore. Patrioti Nosi, nje nga nenshkruesit e aktit te Pavaresise se Shqiperise, u denua me vdekje dhe u pushkatua ne vitin 1946. Krijues i filatelise shqiptare, kryetar i Bashkise se Elbasanit ne periudhen e qeverise se Fan Nolit, Lef Nosi u shqua me botimin e gazetes "Tomori", krijimin e shoqerise "Aferdita", per leterkembimet me shume personalitete te njohura te politikes nderkombetare, albanologjise, gjuhesise dhe historise. I perkushtuar ndaj gjurmimit te dokumenteve historike, materialeve folklorike, etnografike, botimeve me vlera albanologjike, Lef Nosi u shqua edhe si arkivist, folklorist, etnograf, arkeolog etj.