Muzika "e harruar" e filmave shqiptare
E Shtune, 10 Maj 2008
Anisa Ymeri
Psikologjia e nje populli te tere dhe dramat e traumat e tyre ne kapercyell te viteve '90-te me "Sekretet" e Spartak Pecanit, prej mbremjes te se enjtes shfaqen ne ekranin e madh te kinemase. Film psikologjik, qe analizon cmendurine e nje populli te tere ne momentin e permbysjes se madhe, dramen e te cilit e percjell edhe muzika me se miri. Mban firmen e kompozitorit Adrian Hila, dhe ushton ne momentet kur personazhet me se shumti heshtin dhe mimika e tyre i pergjigjet tingujve muzikore. Per muziken e filmave flitet pak, ndonese ajo eshte nje pike tejet e rendesishme e se teres. Po c'do te thote te besh muzike filmi?! Kompozitori Hila rrefen vetem pak momente, pas perfundimit te premieres, se "te besh muzike filmi do te thote shume muaj pune pa nderprerje. Muzika e ketij filmi u realizua e gjithe ne studion time, bashke me nje inxhinier zeri gjerman, ka qene nje shkolle per mua, eksperience shume e vlefshme".
E vecanta e premieres te se enjtes mbrema ishte edhe kuarteti i harqeve ne mjediset e jashtem te kinemase, i cili interpretoi copeza te muzikes se filmave shqiptare nder dekada. Pak nostalgji kinemaje nepermjet tingujve muzikore te filmave qe kane bere historine e kinemase. Jane jo pak kompozitoret shqiptare qe jane evidentuar prej muzikes se magjishme te filmave shqiptare. Kujtim Laro eshte nje nga te paharrueshmit, pasi ai mund te bente me te bukuren muzike per vargjet. Jo vetem "Lulekuqe mbi mure", "Ne fillim te veres" apo "Shtigjet e luftes", por edhe shume filma te tjere, qe kane lene gjurme ne jeten artistike te vendit tone. Ndersa pas viteve '90-te, realiteti ka ndryshuar, pasi filma ka pak, shume here me pak, krahasuar me kohen "e xhaxhit", kur nisi te quhej edhe nje industri e filmit Kinostudioja "Shqiperia e re".
Kompozitori i diteve tona, edhe i muzikes se filmave qe shfaqen ne kete shekull te ri, por qe koken e kane te kthyer pas, nga sistemi i vjeter dhe bemat e tij, pohon se dikur realiteti ka qene "me i ndritur". Hila shprehet se "muzika e filmit ne ate kohe, per mua, eshte nje thesar, qe si zor mund t'i kthehet Shqiperise".
Nje tjeter nder shume kompozitoret e paharruar te muzikes se filmave shqiptare eshte Aleksander Lalo, i cili jo rralle ka rrefyer eksperiencat e tij me regjisoret shqiptare, nje nder ta eshte edhe "Tomka dhe shoket e tij", per muziken e te cilit shpesh eshte rrefyer.
Petrovci: Kohe qe arti shqiptar te jete me prane
Se fundmi, aktori kosovar, Enver Petrovci, eshte shfaqur jo rralle ne skenat shqiptare. Ndersa shfaqet edhe ne dublet e filmit me te fundit shqiptar "Sekretet", i cili prej mbremjes te se enjtes shfaqet ne kinema "Millenium", Petrovci pohon se "une them se megjithekete, jam pak ne skenen shqiptare. Pasi ka ardhur koha qe ne te kemi bashkepunime edhe me te ngushta, sidomos ne kete moment historik, s'duhet t'i humbasim shanset tona". Te "Sekretet", Petrovci interpreton nje preja tyre roleve qe s'mund te harrohen lehte. Gradat dhe spaletat ne xhaketen e tij jane teper domethenese. Perkrah tij kane interpretuar aktore te rinj, Ermela Teli e Eftjola Lacka e Neritan Licaj, e per kete Petrovci shprehet se "jane vertet te rinj dhe kane nevoje per mbeshtetjen tone qe kemi vite ne skene. Jam ndjere shume mire me ta, dhe jam munduar te bej te pamunduren qe ata te ndjehen mire perkrah meje". Ndersa filmi duket se i ka shijuar jo pak ne premieren e Tiranes dhe urimet qe ka marre prej kolegeve te tij nuk kane qene te pakta.
Ne premiera vemendja eshte e perqendruar tek aktoret e kur ata nuk jane, s'mund te mos verehet mungesa e tyre. Jo vetem Ndricim Xhepa, i cili eshte ne shesh-xhirimin e filmit "Lindje Perendim Lindje" i regjisorit Gjergj Xhuvani, por ne premiere nuk qe prezente as aktorja Drita Pelingu.