PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Masakra e Kozares, kerkohet burg perjete


E Shtune, 10 Maj 2008

Eriola Hazizolli

"Burg perjete" eshte denimi qe ka kerkuar dje Prokuroria e Rrethit te Beratit per njeriun qe akuzohet se masakroi vellane dhe familjen e tij, per shkak te nje lidhjeje intime me kunaten. Perfaqesuesi i organit te akuzes, Artan Bejo, ka kerkuar denimin maksimal per Luan Marren, 32-vjecarin nga fshati Kozare, i cili akuzohet se mbremjen e 10 shkurtit te vitit 2006 vrau vellane e tij, Shpetimin, kunaten Florien shtatzene dhe nipin Artiolin, dy vjec. Bejo, ne emer te organit te prokurorise, ka cilesuar si "te fajshem" Luan Marren, duke e akuzuar ate per nje sere akuzash si: "vrasje ne rrethana te tjera cilesuese", "vrasje te me shume se nje personi", "vrasje te shtatzenes dhe te miturit" si dhe "armembajtje pa leje". Gjate disa seancave gjyqesore, i akuzuari eshte perballur me nje sere deshmitaresh, te cilet hodhen drite mbi lidhjen intime mes Luan Marres dhe kunates se tij, edhe ajo viktime e masakres se Kozares. Pas nje sere provash te paraqitura nga zbardhja e pergjimeve ne familjen Marra pas ngjarjes, pas paraqitjes se vete deshmise se te akuzuarit pak caste pas arrestimit, Luan Marra eshte perballur me kerkesen e perfaqesuesit te organit te akuzes. Sipas perfaqesuesit te prokurorise, vrasja eshte kryer per motive te dobeta, per te fshehur lidhjen intime mes te akuzuarit dhe kunates. Perfaqesuesi i akuzes, pasi ka paraqitur perpara trupit gjykues, te perbere nga Agron Vavla, Nazmi Troka dhe Ermonela Felaj, gjithe dosjen ne ngarkim te te akuzuarit, e ka cilesuar ate si te fajshem dhe ka kerkuar denimin kapital. Vete i akuzuari Luan Marra ka degjuar me qetesi vendimin e dhene nga organi i akuzes. Ai ka qendruar i qete gjate gjithe seances prej me shume se dy oresh. Nderkohe, qe kerkesa e denimit nga ana e prokurorit ka ngjallur mjafte reagime ne sallen e gjyqit. Familjaret Marra kane reaguar ashper ne lidhje me kerkesen e denimit. Ata kane cilesuar si te inkriminuar perfaqesuesin e akuzes, pasi, sipas tyre Luan Marra, nuk eshte autori dhe shteti duhet ta gjeje vrasesin e vertete. Avokati mbrojtes, Dilaver Bengasi, ne fjalen e tij e ka cilesuar si nje farse gjithe ceshtjen "Marra". Sipas tij, nuk ekzistojne provat e pakontestueshme per denimin e Luanit. Keshtu, sipas pales mbrojtese, akuza nuk ka prova nga vendi i ngjarjes, nuk ka armen e krimit, nderkohe qe analiza e ADN-se e kryer ne fetusin e femijes rezultoi se i perkiste Shpetim Marres dhe jo Luanit, ashtu sic pretendonte organi i akuzes. Megjithate, kryetari i trupit gjykues, Nazmi Troka, i dha kohe perfaqesuesit te mbrojtjes per te pergatitur fjalen e fundit.



Viktimat e 10 shkurtit

Ngjarja e rende e Kozares, qe tronditi gjithe opinionin ndodhi me 10 shkurt te vitit 2006. Shpetim Marra, 34 vjec, gruaja e tij Florie shtatzene dhe djali i vetem dy vjec, Artioli, u gjeten te masakruar ne banesen e tyre. Policia e Beratit, 10 muaj pas ngjarjes prangosi vellane e viktimes, Luanin.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika