 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Perleshje ne lokal, sulmohet kryesocialisti
E Shtune, 10 Maj 2008
Fatos Salliu
Kryetari i deges vendore te Partise Socialiste dhe tre persona te tjere kane mbetur te plagosur ne nje perleshje kolektive, ne nje lokal ne qytetin e Gramshit. Ngjarja ka ndodhur dje, ne oret e para te mengjesit ne hyrje te Gramshit. Leonard Karaj, 30 vjec, Agim Paprri, 31 vjec dhe vellai i tij, Lorenc Paprri me banim ne fshatin Cerunje, jane grindur me kryesocialistin Dritan Bici dhe kunatin e tij, Lutfi Hoxha. Ne kete konflikt jane perfshire edhe persona te tjere, qe ndodheshin ne lokal, disa prej te cileve kane mbetur te lenduar, pasi kane tentuar qe te ndajne palet. Per disa minuta, lokali eshte kthyer ne nje arene te pergjakshme, ku palet kundershtare kane goditur njera-tjetren me karrige, hekura, shishe dhe gure. Perleshja ka vazhdua derisa kane ardhur forcat e policise. Policia ka parandaluar pasojat tragjike te dyluftimit te mbushur me urrejtje. Zhurma dhe sharjet kane terhequr vemendjen e banoreve perreth. Dikush ka lajmeruar e policine, e cila ka ardhur menjehere ne vendngjarje. Por edhe uniformat blu e kane pasur teper te veshtire te ndajne palet. Te plagosurit jane derguar per ne spital dhe me pas jane marre ne pyetje ne polici. Te lenduarit me rende jane nisur per sherbim me te specializuar ne Tirane. Sipas burimeve te policise vendore, te konfirmuar edhe nga Drejtoria e Policise se Qarkut, shkak i konfliktit kolektiv ka qene nje grindje e nisur nje dite me pare per ceshtje te parakalimit dhe ferkimit te makinave. Konflikti i nisur per kete qellim eshte lene te sqarohet nje dite me pas, pra dje ne mengjes. Autoret kane vendosur te takohen ne nje lokal ne hyrje te qytetit te Gramshit. Palet kane respektuar orarin dhe pasi kane marre nje kafe kane nisur te "sqarojne" perse ndodhi keqkuptimi. Realisht qellimi i takimit ka qene mbyllja e sherrit. Por ne debat e siper, palet i kane dhene te drejte vetes dhe keshtu grindja eshte acaruar me tej. Pas fjaleve fyese radhen e kane pasur grushtet dhe shkelmat dhe me pas sendet e forta si karrige, hekura, gure, shishe birre etj. Lokali eshte lare ne gjak, ndersa kundershtaret qellonin pa meshire per te vrare njeri-tjetrin. Strukturat e posacme te policise jane duke punuar per te zbardhur te verteten dhe per te vene para pergjegjesise autoret. "Deri tani nuk kemi te dhena qe grindja te jete shkaktuar per arsye politike", tha dje drejtori i Policise se Qarkut te Elbasanit, Arben Hyseni. Dritan Bici, kryetar i deges se Partise Socialiste ne qytetin e Gramshit, ka qene kryetar i komunes Lenie, ne Gramsh. Ai kandidoi per kryetar bashkie gjate zgjedhjeve te vitit te kaluar, por humbi perballe kandidatit demokrat, Kastriot Zere. Njihet si perkrahes i kryetarit Edi Rama dhe kundershtar i deputetit te zones, Elmaz Sherifi, te cilin e ka akuzuar se nuk ka shkelur ne Gramsh dhe nuk i njeh hallet dhe problemet, me te cilat perballet kjo zone.
Policia: Sherri jo per motive politike
Drejtori i Drejtorise se Policise se Qarkut te Elbasanit, Arben Hyseni, tha mbreme, per "Koha Jone", se konflikti ka ndodhur per motive banale dhe nuk ka te dhena qe te kete pasur motive politike. Palet e kane lene te sqarohen ne nje lokal per ceshtje makinash. Por, me pas sherri ka degraduar ne perdorimin e dhunes dhe mjeteve te forta. "Policia ka nderhyre menjehere duke paralizuar palet, tha drejtori Hyseni. Ne komisariat jane shoqeruar Leonard Karaj dhe Agim Paprri me banim ne fshatin Cerunje, ndersa nga grindja ka mbetur i plagosur Lutfi Hoxha.
Deshmitare okulare pohuan se grindja shpertheu brenda ne lokal. Ne fillim palet kane debatuar me ze te larte. Me pas sherri ka degraduar me grushte dhe shkelma dhe me ne fund e kane pasur radhen sendet e forta. Pasi kane paralizuar konfliktin, uniformat blu i kane dhene ndihmen e pare paleve nderluftuese. Ne komisariat jane shoqeruar disa persona te perfshire ne kete grindje. Policia tha se "beteja" eshte zhvilluar edhe jashte lokalit. Ne grindje jane perfshire edhe persona te tjere, ndoshta te ndare me pas sipas bindjeve partiake.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Harem me minorene, pranga dy shqiptareve
- Asfiksohet Tirana, 5 kulla te reja
- Dy grabitjet e para te "Hakmarrjes...", 500 milione leke
- Raporti: Mjeket gabuan me vajzen 17-vjecare
- Grabitja qe rrezikoi arrestimin e grupit
- Masakra e Himares: E vrava se po me shikonte
- Hetimet per tritolin, shoqerohen 9 persona
- Eksploziv ne piceri, dyshohet konkurrenca
- Vrasja e dyfishte, ne burg i dyshuari
- Rrugoret, 1800 gjoba ne nje muaj
- Operacioni "Piratet e tendere", ne pranga 2 biznesmene
- Vaji i dyshuar, priten analizat
- Masakrimi i ciftit te moshuar, pranga shqiptarit te trete
- Prokuroria: Ja si zbuluam 18 "bemat" e Hakmarrjes
- Droge ne shkolle, pranga mesuesit
|
|